Dhjetë pyetje kryebashkiakëve opozitarë që s’duan të lënë detyrën

4 Korrik 2019, 10:53Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Pas një takimi që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri me të zgjedhurit e tij vendorë, më bënë përshtypje prononcimet e dy prej kryebashkiakëve demokratë të cilët thanë se ishin duke pritur datën 13 tetor për të zhvilluar zgjedhjet vendore, sipas dekretit të ri të presidentit Ilir Meta. Ata dhe partia e tyre nuk i njohin zgjedhjet e 30 qershorit për shkak se ato u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitës.

Për këtë ata janë zotuar se nuk do e lënë as detyrën e as zyrën pas datës 12 gusht kur i përfundon edhe kushtetutshmërisht mandati 4 vjeçar si të zgjedhur. Në këto kushte, lindin disa pyetje që kryebashkiakët e opozitës duhet t’u japin përgjigje.

1.Nëse në zgjedhjet imagjinare të 13 tetorit ju futeni me Edi Ramën kryeministër, çfarë ju pengoi që të regjistroheshit dhe paraqiteshit në zgjedhjet e 30 qershorit?

2.Nëse në zgjedhjet imagjinare të 13 tetorit ju nuk futeni me Edi Ramën kryeministër dhe i bojkotoni sërish ato, çfarë e bën të ndryshëm 13 tetorin nga 30 qershori?

3.Si do të organizohen prej jush zgjedhjet më 13 tetor kur dihet që zgjedhjet i organizon KQZ-ja e cila i zhvilloi njëherë ato më 30 qershor?

4.Ku do ta gjeni bazën financiare dhe atë materiale për të zhvilluar zgjedhje më 13 tetor? Po komisionerët si do t’i certifikoni?

5.Ju do të shkoni drejt zgjedhjeve imagjinare të 13 tetorit si opozitë, por pa prezencën e mazhorancës socialiste. Si do t’i konsideroni ato zgjedhje ku do të ketë vetëm një kandidat tuajin, moniste apo demokratike?

6.Zgjedhjet imagjinare të 13 tetorit do zhvillohen vetëm tek bashkitë që zotëron aktualisht opozita, apo edhe në bashkitë e tjera? Si do të arrihet kjo?

7.Në rast se më 10 gusht ju paraqiten në institucionin tuaj me mandat ligjor në dorë të zgjedhurit e datës 30 qershor, do ia mbyllni derën e institucionit që drejtoni? Jeni të sigurt që s’po kryeni vepër penale?

8.Nëse të zgjedhurit e datës 30 qershor, në rang kryetarësh dhe këshilltarësh bashkiakë, nuk konstituoen dhe bëjnë betimin brenda datës 12 gusht dhe kësisoj ata e humbasin mandatin e tyre, mos vallë kjo është një strategji juaja për të delegjitimuar të zgjedhurit e 30 qershorit?

9.A jeni të sigurt që firma juaj nëpër shkresa pas datës 12 gusht është e ligjshme dhe a jeni të qetë se çdo veprim financiar e administrativ pas kësaj date nuk do t’ju quhet shkelje ligjore?

10.Nëse më 13 tetor nuk zhvillohen zgjedhjet imagjinare (dhe s’ka sesi të zhvillohen) dhe ju rrini në detyrë me argumentin absurd që s’e lini detyrën pa u paraqitur zëvendësi juaj, a jeni të gatshëm të rrini në detyrë pa limit (10, 20, 30… vite) deri në momentin që ju paraqitet dikush që ju e vlerësoni se është zgjedhur demokratikisht?

Ka dhe shumë pyetje të tjera, por mjaftojnë përgjigjet për këto të dhjeta, për të dalë në një konkluzion se deri ku shkon çmenduria juaj prej kamikazi politik për të shkelur kaq në flagrancë ligjin e për t’i thënë burgut hapu. 

(TemA)

16 komente në “Dhjetë pyetje kryebashkiakëve opozitarë që s’duan të lënë detyrën”

  1. Amy says:

    Keto pyetje jane mire per ilir meten, ai do duhet tu jape pergjigje qe ka marr persiper zgjedhje ne 13 tetor, po pse ne 13 tetor, dhe jo ne 30 qershor qe ishin gati me gjithcka / pse nuk morren pjese ? ne 13 tetor do jete e njejta situate si kjo e 30 qershorit, ateher kur keta nuk rrane dakort per kete date si do bien dakort per 13 tetor in, kjo duket qe eshte nje loje e metes dhe berishes , si ajo loja 5 po pse pese, jo 7 po pse 7 ????? e te tjera cudira nga keta anti shqiptare luftenxites, qe te shtyjne zgjedhjet date pas date, deri sa cdo institucion te dale jo i ligjshem, shteti te bjere, dhe mazhoranca te detyrohet te leshoj vendin, dhe kjo dyshe kriminale te krijoj qeveri me njerezit e saj, deri ne zgjedhje te parakoheshme. kjo eshte cfare meta kerkon te bej duke shtyre edhe reformen ne drejtesi, dhe krijimin e organizmave te drejtesise. ky eshte totalisht njeri i cmendur qe i duhen hequr urgjentisht kopetencat, e te liroj vendin.

    1. Kalec Dega says:

      Vetem nji pytje mjafton se shume corodisin shqyptarin:
      “ A po thyejne/ kane shkelur ligjin Krybanditat e PD se”?
      Nese po , pse nuk vepron shteti ligjor?
      Nese jo “shut your gobs”, picka majku….lol

      1. Komentuesi says:

        E para-Meta eshte komplet i çmendur dhe do çuar ne psiqiatri.Mos e vononi se do behet me keq.Monika ka pergjegjesi morale por edhe familjare.
        E dyta- kryetaret e bashkive sot te opozites jane te çmendur si Meta.Ata do e leshojne vendin dhe zyren me nje kembe dhe do largohen si çeçua se do vije ai qe fitoi ne zgjedhjet e 30 Qershorit.Ceçua ka biçak dhe jua prete qe ne rreze.Budallenjet e pd dhe Lsi nuk e kuptojne kete.

      2. gjyshi says:

        Serbisht Kalec, se nuk shfryhesh ndryshe .

    2. Tomorri says:

      Vetem nje pyetje kam per keta kryebashkjiake pd-iste:
      -Ne se pas dates 12 gusht 2019,kur te vijne te zgjedhurit e mandatuar nga KQZ, ju do t’u mbyllni deren e bashkise me force,a do beni lufte si Mic Sokoli me policine e shtetit,qe ka te gjithe te drejten qe t’u ARRESTOJE e t’u plase ne BIRUCE?

  2. Iliri says:

    Nje pyetje qe nuk e ka bere.Po nese me gjith karrike ju ngrene peshe dhe ju cojne nga kini ardhur si do veprojne trimat e Saliut

  3. korkodili says:

    o mero!
    Ka shum tym,naje prandaj :
    Sqaro vendimin e gjykates kushtetuese qe ja ka deleguar kopetencen e Dekreteve te presidentit KQZ dhe Kolegjit zgjedhor.
    dhe tergo zionzhirin e vendimeve qe jan mare.

    1. ..... says:

      O Krokodil, thirri mëndjes, o i uruari perëndisë, lexoje kush e ka shkruar artikullin pasta thuaj ” O Mero”! Nuk e ka shkruar Mero këtë shkrim dhe pyetjet nuk i bënë Mero, more vesh? Meta dhe gjithë drejtuesve opozitar duket sikur u ka rënë vapa në kokë dhe vërtetë janë rëndë mëndërisht këto kohë, por dhe zotrisë tuaj duket sikur ajo e uruar mëndje po i lë shëndenë…..

  4. Futja kot says:

    Mosnjohja e zgjedhjeve nga kryebashkiaket eshte nje cmenduri e radhes. Ata flasin si u thote Luli, kryetari I partise. Si ne komunizem; “partia mbi te gjitha”. Akoma nuk e njohin fuqine e ligjit. Nuk kane fuqi te certifikojne zgjedhjet. Tjeterkush kryen certifikimin. Ata kane nje leter (mandat) e cila perfundon me 10 gusht. Me tej? Vjen tjetri me mandat ne dore, sic keta I vajten paraardhesit. Po nuk doli, vepron ligji. Shkon policia dhe I nxjerr nga zyra. Keshtu mbaron historia e te marreve.

  5. Loku says:

    Sa debila qe jane… a thua karrigen ja u ka lene babai.. per bythe do fluturojne nga zyra .. ajo dihet

  6. Nino says:

    Po Lerini te bojn zgjedhje te Marin dominot nai tavull aa dhe nai top futbolli e te mblidhen te lujn te heqin pak stresin se ca do bojn tjerer

  7. butka says:

    po pse me zor do ti mbani kariget ju o ndyrsirat e kombit

  8. butka says:

    ah xhelal xhelal??/ e kupton rezikun

  9. Joni says:

    Opozita nuk kishte problem daten e zgjedhjeve. Ajo nuk donte te merrte pjese fare. Cdekretimi i dates nga Meta (pa konsulte me forcat politike, dhe pa caktuar date tjeter ) donte ti jepte opozites ,dhe vetes se tij cdo mundesi per te arritur qellimet e tyre , pra donin vetulla por nxoren dhe syte e tyre.Rofte Shqiperia.

  10. DRENICA E KUQE says:

    Ajo qe na intereson te dime dhe eshte pjese e hulumtimit tone kombetar gjysme shekullor, eshte fakti se ku e gjen (ku e ka) mbeshtetjen e gjithe kjo kokefortesi e opozites “shqiptare” te PD&LSI? Ku dhe cili eshte burimi i saj “patriotik” e “kombetar”? … Dhe, kur e dime kete, duhet ta themi se burimi i gjithe ketij qendrimi “shqiptar” e kesaj kokefortesie “shqiptare” eshte te UDBa dhe KOSi i Prishtines “shqiptare” qe ka leshuar rrenje ne Tropoje e Tirane!…

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje