Ilir Meta, që di mirë (vetëm) punët e veta

4 Korrik 2019, 10:25Blog TEMA

Namir Lapardhaja

Ilir Meta është lojtar i fortë në politikë. Kjo nuk është e re dhe të gjithë ata që nuk e kanë marrë në konsideratë një fakt të tillë kanë gabuar. Me dritë-hijet që e kanë shoqëruar rrugëtimin e tij, ai ka treguar se është një “kafshë” e jashtëzakonshme politike, një makineri votash, që i është dashur, herë pas here, të ngrihet nga hiri, më i fortë se kurrë më parë.

Askush nuk ka dyshuar se hapësirat e godinës së pallatit presidencial, me hiçkompetenca, do t’i rrinin ngushtë trupit ‘të palestruar politikisht’ të tij. Kush ka menduar se Presidenca do të çonte drejt pensionit të parakohshëm Ilir Metën, partinë e tij drejt tkurrjes dhe asgjësimit përfundimtar, i ka bërë llogaritë gabim.

Ndonëse me kompetenca të reduktuara, një post, pothuajse, honorifik, noter i ligjeve të Parlamentit, Meta me ndërhyrjen e tij për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, vendosjen e një date të re, dy daljet e tij të fundit mediatike në konferenca të gjata dhe të forta shtypi, por edhe përfshirja drejtpërdrejt ose nëpërmjet zëdhënsit, tregon se Presidenti është duke bërë nxemjen për t’u futur fort në fushën e lojës politike.

Ai ka hedhur tej zhguallin presidencial, ka lënë mënjanë gjuhën e drunjtë, ka tejkaluar profilin diplomatik si insitucion mbi palët, dhe ka sfiduar bash shefin e qeverisë socialiste, Edi Ramën, në një duel atipik deri më sot. “I zhvillojmë në një ditë, zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjen e Presidentit nga populli” – u shpreh Meta në daljen e tij të fundit.

Ai shkoi edhe më tej kur e identifikoi vetveten me masën e madhe të popullit shqiptar që refuzuan 30 qershorin, nga njëra anë, dhe e mbërtheu në cepin e ringut Ramën dhe “Ramaformën” e tij në drejtësi, nga ana tjetër, së bashku me “prindërit”, duke pasur parasysh disa prej trupës diplomatike.

Në kohën kur socialistët janë duke “mbushur letrat” për ta shkarkuar atë nga posti i Kreut të Shtetit, Ilir Meta është pozicionuar qartë në terrenin e gjerë, që e ka gjetur të lirë, të përplasjes së drejtpërdrejtë me qeverinë, veçanërisht me Edi Ramën dhe mbështetësit e tij ndërkombëtarë. Meta e ka tejkaluar gjuhën me mesazhe të fshehura, ka hedhur tej çdo lloj “elegance diplomatike” duke u bërë i qartë, i thjeshtë, konkret, i drejtpërdrejtë dhe, mbi të gjitha, duket sikur narrativa e tij i shkon problemit drejt e në thelb.

Të gjithë këtë profil të ri të Ilir Metës, Rama dhe enturazhi i tij mediatik, jo vetëm që e kanë relativizuar, anatemuar dhe stigmatizuar, por kanë shkuar më tej në kërcënime, mirëpo ai, pavarësisht të gjithave, është treguar më serioz dhe më i vendosur se kurrë. Me dy daljet e tij të fundit, Ilir Meta është kthyer në qendër të vëmendjes së debatit politik. Ai ka arritur që me pak fjalë, me qartësinë dhe peshën e tyre, të pozicionohet qartë në hapësirën e madhe bosh të opozitarizmit, duke bërë që të gjithë në këto kohë të merren e të flasin vetëm për të.

Por Meta ka shumë dritë-hije. Ai ka ditur më së miri në të bërit politikë të shfrytëzojë të gjitha veset e shqiptarëve. Në masë të madhe ky ka qenë elektorati i tij. Është ky Metë që për demokratët dhe për shumë analistë që deri dje e kanë kritikuar, që sot të shihet me syrin e të drejtës dhe së vërtetës.

Sigurisht që meritë kryesore për këtë optikë të re ka Edi Rama, ngase vetëm ai mund të na e shndërronte Ilir Metën në një burrë shteti, garant të kushtetutës dhe të demokracisë. Pavarësisht të gjithave, Ilir Meta ka kuptuar më së miri që ai shumë shpejt edhe mund të mos jetë President i Republikës. Socialistët duken të vendosur në rrugën e tyre, kështu që si “ujk” i vjetër është duke fituar një terren të jashtëzakonshëm në fushën e lojës.

Ndërsa opozita mban konferenca, del për shqetësime të përditshme, proteston e flet në hapësirën e saj mediatike, Ilir Meta vetëm me dy dalje ka ditur më së miri të adresojë problematikën, të jetë i thjesht dhe i kuptueshëm nga të gjithë. Sigurisht që e kaluara e dëmton imazhin e tij, por edhe këtë herë ai po tregon se “Ilir Meta i di më së miri punët e veta”.

Kjo nuk duhet të entuziazmojë më tepër se ç’duhet demokratët dhe opozitën e djathtë në veçanti. Opozita dhe PD-ja duhet të kenë një axhendë të përcaktuar të ndryshme nga ajo e zotit Meta, duke qenë konkurrentë të fortë dhe duke u kthyer në alternativ të besueshme për elektoratin shqiptar.

11 komente në “Ilir Meta, që di mirë (vetëm) punët e veta”

  1. Neutrino says:

    Për të ardhmen e Me(u)t(i)e(t)s varet se i e interpreton gotën. Gjysëm plot, apo gjysëm bosh. E vërtetë që Meta është një kafshë politike, pasi ka pasur fat të rritet në habitatin e krijuar nga dinosari politik neo-fashisti Berisha dhe qefliu Nano. Pa këto të dy, Meta do të ishte magaziner i dyqanit të çizmeve dhe këpucëvë të Monikës. Problemi që ka politika sot në Shqipëri është se i kërkon llogari për moralin politik Metës i cili, pikërisht këtë virtyt nuk e ka pasur dhe nuk e ka në programin e tij (politik dhe gjenetik). Kjo do ta kishte penguar shumë për të arritur aty ky është. Dhe nuk është i vetmi politikan që i përket kësaj specie kafshësh. Pavarësisht inteligjencës relativisht të lartë të Metës e krahasuar me atë të një hajduti profesionist, edhe ai në fund ka rënë në grackën e gabimeve të tij. Dhe gabimi më i madh i përbashkët i Metës dhe një hajduti është babëzia për më shumë. Historia ka treguar se ky është killer virus. Dhe kjo babëzi do i hajë kokën Metës. Problemi tjetër ka lidhje me proverbin shkodran” të hyptë vetja në qejf”. Metës i duket vetja superinteligjent, pasi ashtu i fryjnë edhe hienat të ka rrotull me në krye fallxhoren dhe Tit Dinshumin. Por edhe në xhungël ka ca ligje që nuk të lënë të bësh si të duash sado kafshë inteligjente të jesh. Kështu që meta është mirë të zbythet me qetësi dhe dashuri dhe të ruajë me inteligjencë çfarë ka mundësi nga ato që ka arritur deri tani. Më shumë nuk e lejojnë të marë më.

    1. Kalec Dega says:

      Prandaj ishte zgjidhja me e bukur per President me votat e PS. nonji pytje?

  2. FLUTURA says:

    Ilir Meta eshte nje kafshe e pergjakur e egersuar nga dhimbjet e plages se thelle vdekjeprurese dhe ulerin ne mes te stepes duke kerkuar instiktivisht ” vendin e vdekjes” qe te gjithe e dime….?

  3. Befana says:

    Qenke fik lapardhaje.
    Ke filluar shume shpejt lepirjen.

  4. Kris says:

    Jo me! A e kuptojne shqiptaret me mentalitet fshatari qe ka ardhur koha qe kjo race politikanesh te dale para gjykates per krimet qe kane bere! Meta dhe Saliu mund te ringrihen vetem ne qoftese terhiqet Rama dhe nderkombetaret,gje qe sic duket s;ka per te nddhur! Te habit kultura shqiptare e DEMOKRACISE!

  5. sul korriku says:

    Ilir Meta eshte nje ordiner tej afatit te skadences

  6. Ali Pazari says:

    “Ujku i Cepanit” gjate kuitjes te masturbimit politik….

  7. Lik says:

    Ore a jeni ne terezi qe e cilesoni si kafshe(luan) ne politike?
    Sjellja e tij eshte e nje rrugaçi lagjeje qe kercenon qe do te te hapi barkun me plumba.Ça lidhje ka kjo sjellje me pozicionin we mban? Ai po kercenon si ai krimineli I rrezikshem qe eshte rrethuar dhe nuk I dorezohet policise dhe kerkon edhe lirine edhe thesin me parate e grabitura.

  8. Zagart e Meros says:

    pse mbani peng komentet e lexuesve te Temes?

  9. Arifi says:

    Hahaaaaa sa i ceket esht ky mavrija.. se c’derdellis as vet ai se mer vesh. Po ja lyp metes me terezi. Ik ore bej shuren me gjith kte ujkun e cepanit. mos ha mut kot .. bish per te vjedhur po

  10. Mark says:

    Na cudite me keto terma “luan” “politikan i zoti” etj. Ai eshte thjesht nje hajdut qe kur ndjehet ngushte behet dhe kriminel ordiner. Po ja rrisni veshet si shime dhe e shndertuat ne gomar se dhe i ngjan fix nga pamja. Vendi i tij eshte te 113. Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje