Nga Bedri Islami
A është e vërtetë se forcat politike të së majtës kanë krijuar një hapësirë mes tyre dhe njerëzve që banojnë në veriun e vendit?
A është e saktë që bastionet e politikës janë ndarë mes jugut dhe veriut, mes së majtës dhe së djathtës dhe sa e vjetër është teza e kësaj ndarje?
A mund të kishte një vizion të ri politik të së majtës pikërisht me këtë ndërlidhje politike, e jo vetëm politike, mes mendimit të saj qeverisës dhe vetafrues dhe jetës së përditshme të banorëve të veriut të Shqipërisë.
Kujt mund t’i kishte interesuar kjo prerje e këtij lloji dhe përse forca të caktuara brenda së djathtës përpiqen të mbajnë me çdo kusht këtë qëndrim politik, duke dashur ta thellojnë përherë e më tepër.
Janë disa nga pyetjet që bëhen shpesh herë dhe që zgjedhjet e vitit 2019. Megjithëse vendore dhe në kushtet kur fitorja ishte e ditur që më parë, e risollën këtë mendim.
Për herë të parë, publikisht, idenë e përçartë të kësaj ndarje e ka sjellë në parlamentin e parë shqiptar një figurë e njohur në të dy pamjet; Sejfi Vllamasi, i cili e kundërshton ashpër si ide dhe sjell fakte se vetë pjesëmarrja e shumë toskëve në Komitetin Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës ishte një dëshmi se kjo ishte një pikëpamje e ardhur qëllimisht dhe e mbështetur qëllimisht.
Pas vitit 1990 u rizgjua si çdo gjë që mund të përvëlonte bashkëjetesën. Fjalimet politike të Berishës bënë pikërisht këtë rindarje të mendimit, por, për fat, nuk kishin hapësirën për të mbetur si fushë përleshjesh.
Lufta në Kosovë dëshmoi , po ashtu se, ndarja politike mund të ishte e imponuar përkohësisht, por pa zënë vend në mendimin e njerëzve. Fakt është se në shumë zona të jugut të Shqipërisë, sidomos në Vlorë, Tepelenë dhe Memaliaj, jo vetëm u bënë mitingjet më të mëdha në mbështetje të UÇK-së, por iu dërguan forcave çlirimtare shumë mjete logjistike pa asnjë pagesë, ndryshe nga sa ndodhi me disa paramilitarë të organizuar nga Hajdari.
Zgjedhjet e fundit, si shënova, e risollën këtë mendim. Një analist i shquar shënoi se e majta e humbi veriun.
Sa është e vërtetë? Është humbje e tashme apo ka të bëjë me vetë psikologjinë e bastioneve që krijohen në mendësinë e politikës sonë?
Është pak e njohur thënia e një drejtuesi të lartë të së majtës, ndërsa përpiqej të afronte një figurë të njohur në partinë e tij se, “nëse shkon tek e djathta, ti e di se aty nuk ka shumë hapësirë për jugorët, e “nëse vjen tek ne, hapësirë të paktë ka për veriorët”.
Më është kujtuar shpesh kjo thënie, të cilën, e kam kundërshtuar në shënimet e mia. Ende, edhe sot e kësaj dite, mjaft njerëz të politikës dhe sidomos në media, bëjnë një ndarje të shtrirjeve politike në Shqipëri, duke njësuar veriun e saj me forcat politike të së djathtës, kryesisht PD-në, dhe, më pas, jugun e vendit si bastion i të majtës.
Në fakt, në Shqipëri, as e djathta nuk është e djathtë dhe as e majta nuk është e majtë.
Por, për të majtën, tani, pas 30 qershorit dhe drejtimit të të gjitha bashkive, problemet janë të mëdha.
Le të sjellim një shifër që nuk dëshmon aspak mirë për shtrirjen e saj.
Në 15 bashki të Veriut të Shqipërisë, plus Kamzën që është e dominuar nga banorët e ardhur nga Veriu, ku ka një numër banorësh të njëjtë me atë që janë në bashkinë e Tiranës, e pak më tej se aq, PS-ja, në 30 qershor mori gjithsej 121.404 vota, ndaj 152.230 votave që iu besuan Erion Veliajt si kryebashkiaku i sprovuar i Tiranës.
Ndoshta kjo ka të bëjë edhe me figurën karizmatike të Veliajt dhe fushatën tërheqëse që bëri ai, pavarësisht se ishte një fitore e paralajmëruar, por, vetë fakti që, vetëm mbivotat e Veliajt në përballjen me 15 rrethet veriore, si Shkodra, Dibra, Lezha, Tropoja, Hasi, Kukësi, Mati, Fushë-Arrësi, Bulqiza, Malësia e Madhe, Mirdita, Vau Dejës, Klosi, Kurbini, Puka dhe Kamza është 30.826 votues, flet për një problem të së ardhmes.
Cili është ky problem të së ardhmes dhe të zhvillimit.
Veriu i Shqipërisë është zona më e pazhvilluar e Shqipërisë. Kështu ka qenë edhe në qeverisjen e Berishës, edhe në të Nanos, edhe në të Metës, është edhe sot. Një sërë faktorësh ekonomik kanë ndikuar këtu. Mbyllja e minierave, për shembull, ose kalimi i tyre pa asnjë mendim financiar tek privatët që i kanë kthyer në geto skllevërish të ditëve të tashme.
PD-ja e ka bërë Veriun të vlefshëm për votat që i ka dhuruar dhe si bastione ku mund të bënte gjëmat e saj, si ishte 2 prilli i vitit 1991 dhe si u tentua edhe në qershorin e këtij viti. E ka parë si një mundësi për të trajtuar ndarjen mes veriut e jugut si mes atdhetarëve dhe të shiturve. Si mes atyre që e duan Kosovën dhe atyre që nuk e duan. Koha dëshmoi se një qeveri e së majtës, drejtuar fillimisht nga zoti Nano, përmes të cilit u vendosën kontaktet e para të larta diplomatike mes UÇK-së dhe Shteteve të Bashkuara dhe, më pas nga zoti Majko ishin më të devotshmet për zhvillimin e luftës në Kosovë.
Tani është koha e drejtimit të së majts, e cila, pas 30 qershorit ka marrë mbi vete një barrë, e cila, ose do e ngritë atë në një majë ku nuk ka ëndërruar kurrë, ose do e fundosë krejtësisht. Mbipesha qeverisëse , ose të nxjerr në dritë, ose, si ka ndodhur, të fundos.
Në takimin elektoral n Shkodër , shefi i qeverisë, Edi Rama, theksoi se “Shkodra është sfida ime”. Në fakt, i gjithë veriu i vendit duhet të jetë sfida e tij. Jo vetëm në bashkitë ku ka qeverisur e majta deri tani, si Malësia e Madhe, Hasi, Puka, Dibra apo Fushë Arrësi etj, por kudo ku do të shtrihet tani administrimi i forcës që drejton.
Ajo që është thënë deri tani nga politika jo pak herë ka zënë vend. Ekziston mendimi se e majta nuk pyet për veriun e vendit dhe se bastionet e saj janë në jug. Një politikë e drejtë duhet ta përmbysë atë, duhet ta zhvlerësojë jo përmes deklaratave, por mendimit të progresuar dhe veprimit praktik.
Në qeverinë e tashme, drejtuar nga zoti Rama është vetëm një figurë e nderuar nga Veriu, ministri i brendshëm, Lleshaj, mirditor, i besimit katolik dhe përfaqësues i një ardhje ndryshe në politikë.
Të gjitha qeveritë, edhe në kohën e monarkisë, kanë pasur kujdesin që postet e larta drejtuese të kenë edhe një përfaqësim politik, gjeografik dhe të besimit fetar. Edhe për natyrën e mendimit njerëzor, por edhe nga fakti se në të gjitha trevat gjen njerëz që janë të devotshëm dhe të denjë për të qenë pjesë e drejtimit të qeverisjes së vendit.
Programet e zhvillimit ekonomik duhen mbështetur në resurset e mëdha të veriut të vendit, në klimën, turizmin, rrugët që duhen përmirësuar, trajtimin me përparësi të problemeve, zgjedhjen e njerëzve të aftë dhe mbi të gjitha, në krijimin e një sistemi vlerash që dëshmojnë ndershmëri.
Është thënë disa herë, mendoj se qëllimisht dhe për të thelluar atë ndarje që kanë dashur se, veriu , duke qenë më i përndjekur në periudhën e komunizmit, është i djathtë.
Ndër të gjitha verbëritë, kjo është më e padritshme.
Një popull, ose gjendet i gjithi nën diktaturë ,ose nuk gjendet askush.
Nëse rezistenca ka qenë më e fuqishme, nuk do të thotë se përndjekja ka qenë ndryshe në jugun e vendit.
E majta ka shansin të ringrejë vizionin e saj të ri edhe aty ku nuk është besuar sa duhet dhe këtë mund ta bëjë duke përmbysur raportet, duke synuar më të mirën e mundshme dhe trajtuar çdo pëllëmbë si qendrën e Tiranës.
等身大 ラブドール ダッチワイフについての7つの基本的な空想–そしてそれらの周りの現実
Po te ishte Salihu me Pd ne pushtet Kosova do te ishte tradhtuar dhe mbytur ne gjak nga Milloshevici.Ishte fat qe qelloi e majta ne pushtet.Drejtuesit kryesore te Pd historikisht kane qene agjente te Udb qe nga Ali Spahija Salih Berisha,Gazidedja.
Bedriu, islami, hyseni, hasani. Ca ti lexosh turkoshqiptareve?
Mos e lexo…shko kullot bagetine bej ate qe di te besh me mire….ose shko laj ndonje WC te grekut jevgjit qe qelbet era shurre…more vllah endacak e i pabese….
po Gent Cakaj, Lindita Nikolla, Ditmir Bushati, Besa Shahini nga jane? Tepelena apo Libohova? Futja kot.
Nje analize e sakte dhe mjaft e pergjegjshme nga Ju z.Islami ! E majta duhet te beje ate qe thoni ju ! Ndofta objektivi duhet drejtuar kryesisht ne Shkoder dhe Kamez si dy bastione ku ndryshimet mund te jene shume te prekshme nga banoret e ketyre qyteteve !
Edi Rama nuk eshte I majte ..EDI RAMA eshte nje hajdut, qe ju sherben vetem Milionereve te familjes se tij
Mjafton te kesh pak njohuri ne Ekonomi dhe e shikon qe hajduti Rama, e ka vendos gjithe ekonomin shqiptare ne funksion te nje grupi te vogel milioneresh,
me te cilet ndan parate e tenderave , qe ju merr shqitpareve te thjeshte nepermjet taksave te super te larta,
Ndaj nuk ka vlere asnje lloj Analize, kur ne krye te nje Partie Soacialiste eshte nje funderine morale, qe ka si motiv kryesor Vjedhjen
Po te kuptosh nga ekonomia duhet ta dish se nje qeveri do te mbeshtese ose nje grup njerezish shume te pasur ( te pasurit jane pakica), ose shumicen e varfer. Te dyja nuk mund t’ i mbeshtese. Atehere duke mbeshtetur pakicen e pasur rrit te ardhurat ne buxhetin e shtetit dhe i rishperndan ne favor te shumices se varfer. Pra shumica e varfer perfiton nga pacika e te pasurve dhe jo e kunderta….
Mendim i gabuar rajmond vlonjati Sali shpellari ishte nga veriu por punoi per interesat serbe si kopil i tyne qe ishte e eshte. Gjithe sa shkruan z. Islami jane reale por une do ti shtoja dhe ndihmen qe serbija ose udba i dha sales permes te ikurve nga shqiperia ne kohen e dulles ,edhe sot ai ko ntigjent mbeshtet pd jane me mijera njerz nga familjet e ish te arratisurve qe punojne vetem kundra interesave shqiptare.
Ilmi – Autori e tha : Ne Shqiperi as e djathta nuk asht e djathte, as e majta nuk asht e majte. Kjo asht absolutisht e vertete. Duke mos qene te tilla, atehere ne baze te cilave principe do udheheqin vendin ? Apo si ne kohen e monizmit, qe ishim gjithcka por jo komunizem.
Ndersa, se kush asht ne sherbim te Serbise, Greqise apo te dikuj tjeter, kete nuk e dim as un as ti. Te gjith pa perjashtim kane dhan prova se ma teper kan damtu Shqiperine se e kan ndihmu. Edhe nje turist i vemendshem qe nuk e njeh Shqiperine as ne harte, diten e pare qe shkel ne vendin tone, e veren nje gje te tille.
Mos ja hiq njenes e venja Prenes.
Per torrollaket si puna jote, te gjithe jane njesoj! Per njerezit normale, gjerat jane fare te dukshme : “e djathta” shqiptare, e vjetra dhe e reja, historikisht ka punuar per interesa personale pushtetore dhe pasunore kunder interesave kombetare!
Respekt, per syçelesine dhe trajtimin sakte e qarte.
thjesht fare, sepse maloket akoma therrasin liri demokraci dhe posht komunistet, jemi ne 2020 dhe cmenduria e injorances maloke nuk ka kufi.
I nderuar zoti Kolonel Islami.Si nje ushtar i UCK-se, ju pershendes fort.
Edhe ju e keni cekur pak se as PD nuk eshte e djathte dhe as PS e majte. Por duhet me ne fund te theksohet fort, se shtresat shoqerore ekonomikisht te majta, pergjithesisht votojne PD-ne.
-Dhe pikerisht kjo ndodh ne veri por edhe ne jug. Mirepo ne jug ka me pak te majte se ne veri. Pasi gjendja ekonomike e jugut, si edhe e Tiranes eshte ne menyre te dukeshme me e mire se ne veri te Shqiperise.
-Po keshtu edhe arsimimi, ne jug eshte shume here me i mire , ku ka me shume me arsim te larte sesa ne veri.
Fukarenjte, ata qe kane shpresen tek nje kore buke qe ju jep ndihma ekonomike, te paarsimuarit, shpesh edhe ata me nje jete familjare te cekuilibruar, te cilet ne kete pikepamje jane te majte, cuditerisht votojne per te djathten, per PD-ne. Kur ne cdo vend tjeter te botes ndodh e kunderta, keta jane bastione te partive te majta.
Dhe ketu duhet te ishte pikenisja e analizes te PS-se dhe fillimi i punes konkrete ne terrenin konkret, gje qe as qe behet fjale te ndodhe. Pasi kasta e pasanikeve te djathte qe eshte krijuar ne keto 20 vjetet e fundit ne PS, nuk do ta prishe asnjehere rehatine e saj, per te punuar me te majten ekonomike te Shqiperise.
ta jap une pergjigjen mos u lodh shume…se shumica e veriut(JO TE GJITHE) jane dru me pre edhe besojne akoma se demokracine ua solli sali berisha…kjo eshte e para edhe e dyta : zune gjysmen e tokave te tiranes pa paguar asnje leke edhe kjo fale berishes…..kurse ti i majti ose e majta nuk mund te marresh me shume vota sesa punonjes qe ke ne administrate….per te vetmen arsye se ti e majata fut ne burg njerezit qe skane leke te paguajne dritat, nderkohe qe nuk eshte faji i njerezve kur nuk ekziston shteti….nderkohe ke 6 vjet ne pushtet edhe ske bere asgje per popullin e thjeshte qe skane buke….vetem mbjelle peme edhe ndonje gje per figure…keto i duan ata qe kane leke …fukarai do pune buke….
O “Tarasi” nga kush e kerkon punen ti o derdimen, mentaliteti juaj ka ngelur tek socializmi, ju nuk shkeputeni dot, Mbathu mire, shtrengo rrypin dil ne rruge e gjej pune ku te kete, harroje ate qe ka qene, shih cfare aftesie ke ndryshe shko homeless per ndonje pjate supe tek Pazari, ky eshte kapitalizmi O “prasi” futon e ha me zoti, shkon per lesh injoranti i pazoti.
Sa per Bedri Islamistin, nuk denjoj ta lexoj, njeri me karakter te dobet, perdridhet sipas muzikes te A, Thanos, as vete nuk i benson atyre qe shkruan.
Po gazetari Bedri Islami,qe ka qene lider edhe ne UCK ka frike nga komentet e lexuesve ne DITA,duke i bllokuar ato?
Le ta jape ai nje here spjegimin e tij,pastaj te shtroje pyetje si kjo!
Dhe nuk eshte hera e pare qe e ben,por vazhdimisht!
Nje njeri publik duhet te jete i afte t’u japer pergjigje cdo lexuesi,ndryshe te mos shkruaje!
Cfare kupttimi ka qe ne titull shtron pyetjen dhe nuk i le te tjeret te japin gjykimin e tyre?
Sakte, Loko.
Faleminderit per komentin. Eshte turp dhe dobesi per nje gazetar te bllokoje komentet e lexuesve. Por kete e ben Gazeta Dita, e cila tani nuk manaxhohet me nga Adrian Thano.
Zotèria èsht njè analist apo njè njohès i mir i politikès sepse faktikisht Berisha pèshtyu mbi Tropojèn dhe pèrdori dhunèn dhe vrasjet duke e pèrçar vendin mè pas nè 97 èn pèrdori si mish pèr top forcat e shikut ndaj jugut tè shqipèrisè dhe rezultat e asaj kohe populli po i pèrjeton ende sotè.Nqse PS ja humbet vota nè veri èsht mè se logjike tè kèrkoj strategji tè reja dhe aktivizoj e programoj tè ardhmen nè veri me njerèz tè rinj dhe tè pastèr nga ana penale sepse po vuajn prej 1991 me kthimin e sistemit.Nuk èsh favorizuar aspak jugu i shqipèrisè,èshtè investuar nè bregdet nga lushnja gjer nè sarand nga berisha dhe djali i tij me rezidenca nè Himarè por brènda zemrès sè Labèrisè nuk èshtè hedhur asnjè qindark dhe u kujtuan tani tè lidhin labèrin me anèn e rrugès me Qeparoin dhe Himarèn.Kuksit ju bè autostrada dhe i vendosèn flakèn ndèrsa vlora po pret me qiri nè dorè tè pèrfundoj rruga dykalimshe nga Fieri se autostradè nuk mund ti themi.Veriu i shqipèrisè ka investimet mè tè mèdha pèr rrugè nè krahasim me jugun prandaj dyshimet mbi jugun ja faturoni berishès mjeshtri i mashtrimit dhe pèrgojimit .
nuk ka ndarje veri jug,ka vec nje ndarje;sunite,shite,tourkotsama,kosovare,shpellare nga njera ane [totalisht keta njethundrake me PD] dhe kristianeve shqiptare apo edhe orth/ve greke apo vllah ne anen tjeter.Ky eshte realiteti,turp eshte vec per katoliket qe jane pjese e org.islamike PD,gje e cila eshte e pafalshme .
Ke te drejte ore shok,ne fillim kur lexoja komentet qe shkruaje me beje me nerva por e kam kuptuar qe nje popull me mentalitet osman sunit kurre nuk ben shtet
Arsyet qendrojne me thelle sethjesht puna e mire apo e dobet e nje Partie.
Jame verior por nga Drenica dhe jame përkrahës i PS që nga viti 1996 sepse e djathta tradhtoj veriun shqiptar pra Kosovën.
Verioret janë peng e mentalitetit se kame than një her….
E pyesin Nastradi sa vjeqar je thot 20 vjeqar e pyesin pas 20 vitesh sa vjeqar je thot burri flet një her 20 thot prap…. Pra verioret kanë mbet peng e fjalës së dhen….
Zoti Bedri ,kete fryme e ka future djathta Shqipetare .Nuke eshte e vertet ky trillime ne shqipetaret nuk ndjejme ndasi veri dhe juge .Ne jemi nje popull i vogel dhe per kete arsye kjo nuk egziston .Kete e bene politika bastarde .
Qe ekziston kjo diference sjelljesh ke te drejte, ndersa ne argumenta Jo. Verioret, Jo te gjithe, kane problem kryesor prapambetjen ekonomike sepse dhe ne jug ka zona ekonomikisht te dobta. Mendoj se problemi kryesor I tyre eshte ai kultutor, pasi nuk shkeputen dot nga marredheniet klanore, krahinore e kanunore. Xanja e tokes se tjetrit, ne ditet e sotme dhe demonstrimi I dhunes prej tyre eshte i pashembellt. Dukuri qe ngjan me shume me dyndjet barbare se me sjelljet e ketij shekulli. Dhe ne sjelljet e perditeshme, jane te ashper e te dhunshem. Keto cilesi I bejne ata te dallohen nga krahinat e tjera e te shfaqen after njeri tjetrit ne shume qendrime, perfshi ato politike. Per arsye historike jugoret Jane me fleksibel e luajal, kurse verioret Jo. Ceshtje kulture, nuk ndryshojne kollaj.
Prandaj është e domosdoshme në një federatë ose konfederatë me kta kok loqet e veriut! Kta janë ekstremiste si katolikët e myslimanët maloke!
Kujt i plasi, me zor doni ti beni nuerez kafshet,
Nuk e kuptoj pse harxhon kohen kot qeveria me
ato zona
Sali berisha eshte i djathte sa jam une robert deniro ,my ass thone amerikanet.
Shqiperia eshte katandis sepse dolen nje tuf me komunista e sigurimsa karierist me urdher te ramizit dhe thane jemi te djathte ,sikur e djathta percaktohet si duart e majte apo e djathte.
Edhe ne populli qe u ngritem e bertisnim i hengrem intrigat e komunisteve….
Por kur pame(teper vone) se aty kishte me shume komuniste dhe sigurimsa qe ju bashkuan edhe shtresa me llum i hajduteve dhe atyre qe nuk ju pelqente ligji ,u bashkuan zaptusat e pronave tona dhe shteterore u bashkuan shume verior koke mushka aventuriere jo se i perkisnin te djathtes,por se kishin ne krye komunistin e tyre me fanatik sali.
A e imagjinoni nje te persekutuar e te denuar te jete ne nje parti me komunistin me te ndyre karierist dhe te quhet i djathte.Cfare mund ti lidh keto dy pale te kunderta,pervec interesat e vjedhjes e karieres?!!!!
Ai qe pati pak tru e kuptoi kush u vetquajt i djathte,dhe u largua ose jashte vendit si i deshperuar ose si asnjanes.
Ata qe duhet te ishin te djathte mbajne ne dore ca tapi pronash dhe bredhin neper zyrat sa majtas e djathtas te pushtusve dhe gangsterve politikan pardesy bardhe qe rrine gjithe diten duke share bllokmenet dhe vete jane ber sheike.
Dhe me e cuditshmja eshte se ky popull budalla i beson per te djathte e per te majte dhe ja kane shplare trurin sa asnje nuk eshte ne gjendje te vendos me koken e tij dhe jan gati te shqyejne njeri tjetrin per interes te partis dhe hajdutit qe eshte ne krye.
Eshte njesoj si ne soc kur betoheshin per ideal te partis…..
Ah se harrova
A e imagjinoni fahri balliun e ZP dhe shume si ai beqire(bedriu e njeh me mire kete bandit te djathte) qe i thurnin lavde enverit e soc dhe sot quhen te djathte dhe i thurin lavde saliut(si enveri)dhe kap.
Kush kalexuar reportazhet e fahriut apo bashkim hoxhes ne ate kohe,i vjen peshtir kur ndigjon e lexon shkrimet e ketyre mashtrusve te mediave qe here kthehen majtas e djathtas.
Dhe hajde percakto te majten e te djathten ne kete turcelinjsh qe nga ali u be aliosha dhe pastaj liu nga kina
Ja ke fut kot o Bedri ,pse votohet ne Shkoder. Ne zgjedhjet e vitit 2009 ne Shkoder ishin me dhjetra kutite ku PS kishte zero vota ose dy deri ne tres te tilla.Edhe ne zgjedhjet e ketij viti shkodranet u kercenuan nqs votonin.Ajo qe beri Voltana ka ndodhur vetem ne komunizem por ne sensin tjeter.Ky eshte nje tirp i madh per shkodranet.
Une kam jetuar disa vite ne veri dhe ne disa argumente kane plotesisht te drejte. Ata na paragjykojne per disa gjera dhe eshte e veshtire ti kundershtosh:
1. Qe ne vitet 1400 feudalet e jugut per te zgjidhur konfliktet e tyre thirren per here te pare ne Ballkan turqit dhe i hapen oreksin per pushtimin me katastrofal te historise sone kombetare.
2. Ne kohen kur malesoret perkrahen Princ Vidin qe ishte rasti ideal per tu reintegruar plotesisht ne Europe me dinjitetin qe na takonte, fshataret e Kalifatit te Shqiperise se mesme dhe te jugut luftonin ne emer te sulltanit kunder tij, gje.qe beri qe Europa te na e hiqte vizen perfundimisht.
3. Komnunizmi si ideologji dhe praktike ishte dhurata qe ne jugoret ia beme Shqiperise dhe do te na duhet te jetojme me barren e ketij turpi mbi shpine. Problemi eshte qe ne vend te perpiqemi ta shlyejme kete turp, e votojme prape masivisht te majten, gje qe tregon se niveli yne kulturor le shume per te deshiruar. Ne fund te fundit jemi edhe gjeografikisht disa qindra km me larg Europes se veriu.
Zoti Bedri, a ka ndonje gje qe ti nuk e di? Je ber si ai rahmetliu qe vari veten me rripin e pantallonave, o Dan i therriste njera…. Ky Dani ishte edhe gjuhetar, historian, politikane, kimiste, fizikante, shkencetare…
O Bedri,ja tek e ke tere pushtetin vendor te drejtuar nga e Majta,,, prit dhe beje bilancin e punes se saj ,ne fund te mandatit.
Nuk eshte nevoja t’i besh.furca E.Velise ,si llapist i spikatur ,per t’i meshuar nje ndarjeje kombetare qe nuk eshre realitet i jetes se shqiptarve,,,,por produkt i propagandes se qoftelargeve,ne 29 vitet e fundit.
Cfare kemi per te ndare,o derezi, ne kete Shqiperine tone te vogel?
Tung.
Veriu eshte shoqeri tribale.
Socialistët nuk bëjnë dot “vezën”e salës! Ata as nuk mbêshtesin zaptim prone, as gjakmarrje, as pasurimin e shpejtë e të pa ligjshëm, as moszbatimin e ligjit apo rregullave e normave të shoqēris së civilizuar! Shkurtë fare të jesh socialistë do të thotë të jesh social në shpirtë, atëherë përse lodheni! janë me atë parti që ua afron atë që socialistët nuk e afrojnë sepse nuk e kanë!!
Pa lidhje me te majten. Veriu asnjehere nuk afrohet me shtetin ligjor. Nuk ka ndodhur as ne kohe te Zogut i cili ishte prej Veriu.
Ky refuzim i shtetit (kur e majta eshte ne pushtet) shitet si antikomunizem prej PD dhe ne nje fare menyre ia kane arritur t’i mbajne pas vetes dhe detyrimisht te prapambetur. E keqja e tyre.
Haha Pd parti e djatht qe i mer votat ne bathore.Kur do shuhet qe veriu te ve mend Njerez te pa gdhendur qe ndoten qytetarine.
Kryeartikull I turpshem nuk keni me se te merri qelbesira.
Po te numerohen votat drejt, jo sic jane numeruar deri tani, teza jote qe ps nuk qaset ne veri, bie poshte.
Ka nje tendence qe veriu voton djathtas per shkak te salih qenit qe eshte nga veriu por tani qe e njohin kush eshte dhe cfare perfaqeson ai, vota e veriut do te varet nga individet qe do e kerkojne voten.
Ne shqiperi nuk ka te majte dhe te djathte,ka vetem organizata kriminale qe bejne si parti politike
Ke te drejte ore shok,ne fillim kur lexoja komentet qe shkruaje me beje me nerva por e kam kuptuar qe nje popull me mentalitet osman sunit kurre nuk ben shtet
Kam respekt per z Islami por shikoj disa perfundime jo te drejta,e majta nuk eshte nje doktrine qe kuptohet nga cdo klase e shoqerise,megjithese e majta Shqiptare nuk ka lidhje me emrin qe mban.Veriu eshte djerr nga ata intelektuale qe ishin lidur dhe rritur atje,nje shembull me Shkodren e z Islami,te gjithe Shkodranet e shkolluar gati e kane lene Shkodren,shkojne atje per wecend per te ngrene ndonje krap,po ashtu dhe Lezha e gjith veriu,ata qe kane ngel atje i manipulon lehte propaganda e Saliut ne bashkepunim me ate Serbe,a nuk kerkuan Shkodranet ndarje nga Tirana, ne shkodr Serbia eshte si ne shtepi te vet,me ka rastisur ne kohen e luftes te kosoves degjohej muzika Serbe ashiqare,si ne jug ajo Greke,oerfundimisht cfare i ka ngel Shqiptsreve,te ikin sa me larg dhe te harriojne ate vend te vjedhur e te shkaterruar nga ajo klase politike qe luan me njerezit pewr karrige te veta,nuk kishte gje me te rende se te shikoje ne Shkoder e Kukes se si digjeshin e rriheshin per Sali Serbin dhe Edi Ramen,fundja ky i fundit nuk kishte shume nevoje se kish gjith boten mbrapa.
PERULJUNI BACE MIC SOKOLIT… SHBA E BE SE U KENI PERDHOSUR EMRIN !
Mic Sokoli ia vuri pushken Perandorise Osmane ….
Mic Sokoli ia vuri gjoksin topit te pushtuesit otoman turk …..
Ti Ilir Meta dhe Sali Berisha ia vute gjoksin dhe kthetrat korrupsionit dhe rrenimit te mbi 15 fishte te Shqiperise ne 13 vjet SaLikekraci
Ti Ilir Meta dhe Saleh Berisha ia vute zjarrin e flaket, minat e tritolin Shqiperise… Molotovet dhe topat e ndryshkur te Athines, Beogradit dhe Perandorise se Djallit Putanin e Beogradit,Shteteve te Bekueme te Amerikes- SHBA, aleatit dhe mikut strategjik te Shqiptareve si komb e Shqiperise si shet dhe BE-se, Evropes se Bashkuar shtepise se perbashket dhe familjes sone natyrore !
Peruljuni dhe kerkoni falje Bac Mic Sokoliit e Bajram Currit, SHBA-se dhe BE-se e mbare shqiptareve si komb se u keni perdhosur emrin e veprat!
VERI A JUG
JUG E VERI …
NE JEMI NJE
JEMI SHQIPERI !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Mos shihni Jug
Mos shihni Veri
Veri a Jug
Jug e veri
Nje trup ne jemi
Jemi Shqiperi !
Nga Presheva
deri ne Cameri
Nga Preveza
gjer ne Plave- Guci
Nga Mitrovica
deri ne Rumeli
Ne jemi nje trup…
vetem nje ne jemi
Jemi Shqiperi!
Ku bukes buke i thone
E ujit i themi uje
Eshte toka jone
S’ka vend i huaj!
Ku jetes i thone jete
E kujes i thone kuje
Gjaku shqiptar
s’ humbet
Kurre s’ behet uje
Sa te jete njerezia
E te gjalloje jeta
Askush si ne s’uron
Tungjatjeta
Askush ne Gjithesi
Si ne nuk mirepret
Buke e kripe e zemer
Mireseardhe o vella
Lipsar a n’qofsh mbret
I njohur a panjohur
Asnje dallim s’ka
Kush ne Bote
Bese si ne s’mba !
Askush si ne
Besen nuk e jep
Te bashkuar nje grusht
Jemi mbret mbi mbret !
Nje trup te bashkuar
Si gishtat e dores
Si dhomezat e zemres
Si stuhi e Vlores
Suferine e bores !
A ka gisht te Jugut
A gisht te Veriut
A ka gisht te Lindjes?
A ka gisht te Perendimit ?
Jemi nje pellembe dore
Ne zemer te Njerezimit !
Jemi si pese gishtat
Ne pellembe te dores
Nje pellembe Shqiperia
Ne Globin e Botes
Malesia ne Veri
Ne Jug Cameria
Kosova ne Lindje e Ilirida
Gegni apo Toskeria
Nje pellembe dore
Nje zemer rrah Shqiperia!
Leber, Laluce a Maloke
Fusharake a kodrinore
Jemi nje pellembe
Ne faqen e Tokes !
Jemi vec nje grusht
Ne harten e Botes !
Kemi ne nje gjuhe
Nje gjak ne kemi
S’na mposht dot askush
Te nje Nene jemi
Gen Iliro- Pellazg
Ne damare ne kemi!
Shqiptare te bashkuar
Vdekje nuk kemi
Mallkuar percarja
Ngaterresat mallkuar
Nje trup ne jemi
S’ka aspak rendesi
Jug apo Veri
Ne jemi nje
Jemi Shqiperi !
Nje per te gjithe
E te gjithe per nje
Te gjithe se bashku
Ne jemi vetem nje
Veri a Jug
Jug apo Veri
Hej … mos gabo!
Ne jemi vec nje
Jemi Kuq e Zi
Jemi Shqiperi !
SHENIME:
1-Shkruar gjate ceremonise se ngritjes se flamurit me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise ne Vlore me 28 nentor 2012 ora 10:30 para dite…
2- Nga nje Tropojan krenar per vendlindjen e tij shtojzovalle bukurie natyrore e njerezore, flakadan lirie e heroizmi, krenar per Mic Sokolin e Bajram Currin, per Tahir Sinanin e … por i turperuar nga bashkevendasi im Saleh Berisha dhe nga Ilir Meta, per te cilet fillimisht kisha besim e bese si tek Baca Mic, Baca Bajram, e Baca Tahir Sinan Shqiperia- Kosova- Kumanova e Presheva ( Tahiri eshte mosha ime, por e meriton te quhet bace e mbi bace se luftoi ne tri shtete per lirine e shqiptareve …) por na dolen Esat Pasha e Kadri Mehmeta me antishqiptare se vet serbet, me djaj se kryedjalli i Perandorise se Djallit Putanin !
Vertet besoni se veriu eshte I djathte dhe Jugu I majte? Ku lindi Balli Kombetare?Cilet ishin Komandantet e cetave te Ballit?Sa bukur e themi.Mbas1700es Shqiptaret u kthyen ne mase ne Muslimane.Kjo ndodhi ne Jug,por dhe ne Veri.Turku do te rrinte gjate ne Shqiperi.500 vite.Ketu filloi Tragjedia e Popullit Shqiptare.Me pas erdhi Komunizmi.Nje tjeter e keqe e madhe.50 vite.Menduam,se lindem ne Komunizem dhe do te vdisnim ne Komunizem.Por jo.Mrekullia ndodhi.Ne lidhje me Komunistet e Veriut.Nuk besoj,se kane qene me pak te ashper se ato te Jugut.Ndryshimi.Komunistet e jugut,Tolerante,njeres te kompromisit.Veprimet e Partise se Punes,shpesh I shikonin me dyshim.E kunderta e Veriut,Besonte shume Partine e Punes.Timonieria e Botes.E verteta eshte Partia,qei falsha nga ditet e mija.Shiperia e mesme,Durresi,Tirana,Pse jo dhe Kavaja,vuante shpirterisht,Diktaturen Veriore – Jugore.
Eshte vertet per te ardhur keq. E majta ,e djathta.Mendoj,se nuk ka Klase Politike te afirmuar ne Shqiperi.Po c’fare ka?Rrebela,qe ngrihen ne mengjes,mendojne,c’fare do vjedhim sot.Shqiperia kaloi,Komunizem ekstrem,ndryshe nga Blloku I Lindjes.Dominuar nga Jugu dhe Veriu bashke.Komunistet e Jugut me fleksibel dhe tolerante.Komunistet e veriut me Pedante.Besonin shume Partine e Punes.Pranveren e kesaj toke.E verteta eshte Partia,qe I falsha nga ditet e mia.Ne Demokraci I thencin, Populli po perjeton stress.Fukaralleku,ka perfshire gjithe Vendin.Partite Politike po luajne me Popullin.Mos duhet te themi,ishim me mire ne Komunizem?Deri kur?