Nga Artur Ajazi
Askush nuk të bindet më Lulzim, as ty dhe as Doktorit madje, në rrugëtimin tuaj të mbrapshtë dhe kaotik, të drejtimit qorrollisës të Partisë Demokratike. Askush nuk ju bindet më, në misionin tuaj antiparti, antiligjor, antishtet, antireformë, antizgjedhje, antizgjidhje, dhe më keq akoma, antidemokratik. Largimi nga çdo përgjegjësi politike dhe qytetare ndaj elektoratit tuaj, tregoi se ju nuk jeni më as opozita dhe as faktori, për tu bërë pjesë e ndryshimeve rradikale në Shqipëri, madje i keni penguar ato.
Tashmë është fakt, se 30 qershori, ishte dhe do të mbetet humbja më e madhe, një humbje historike e një ish-opozite, që ka vendosur të jetë jashtë çdo institucioni ligjor dhe kushtetues në një vend demokratik. Askush nuk të bindet më Lulzim, dhe ti këtë e di mirë, e di mirë edhe Doktori, edhe Gazi, Ervini, Flamuri, Grida, edhe ata që betohen se “nuk do të lëshojnë zyrat e bashkive”, dhe kushdo që deri dje e shihte me fare pak shpresë “hajrin” e rrugëtimit tuaj (ose e revolucionit) drejt asaj që ti e quaje “fitore mbi Ramën”.
Ata tashmë e dinë se, PD nuk ka asnjë shans të afrohet drejt fitoreve, drejt ngjalljes së besimit tek elektorati, ata e dinë tashmë se vetëm rithemelimi nga e para e një PD-je ndryshe, mund të sjellë një klimë pozitive në një parti, që tashmë ka humbur shumë. Ka humbur militantët e saj, ka humbur themeluesit e saj, ka humbur kontribuesit e saj, ka humbur simbolikën e saj, ka humbur shpresdhënësit e saj, ka humbur frymëzyesit e saj, ka humbur dhe zhgënjyer elektoratin e saj, ka humbur intelektualizmin e saj, ka humbur deputetët dhe bashkiakët e saj, ka humbur ngjyruesit e saj, ka humbur miqtë përtej detit dhe oqeanit, etj, etj.
Ajo çfarë ngjau në 30 qershor, dhe që shpura e kësaj PD po merret shumë për të gjetur “shtizën në kashtë” , duke e prezantuar sërish si “vjedhje votash”, nuk mund të shpëtojë më PD, por thjesht do të rehabilitojë edhe njëherë Lulzimin. Aq më keq akoma, duke kërkuar “armikun” tek Rama, kjo PD shkon edhe më thellë drejt greminës.
Duke risjellë dhe duke u rikthyer tek “protestat popullore” asgjë nuk do të ndryshojë, thjesht do të firojnë qindra e mijëra militantë të tjerë nga ajo parti. Edhe ata që deri para 30 qershorit, kishin ndonjë fije shprese se “Lulzimi do të reflektojë po humbi”, tashmë e dinë fare mirë se PD e sotme, është kthyer në çiflik, dhe nuk ka gjasa të garojë ndonjëherë si parti politike, aq më keq demokratike në zgjedhje. Edhe 100 herë të ripërsëriten zgjedhjet e 30 qershorit, kurrë nuk ka shanse të ndryshojë asnjë rezultat në asnjë prej bashkive. Kjo për faktin sepse ish-kryetarët e bashkive ishin kthyer në korrierë të PD, dhe vegla të bindura të Lulzimit, dhe jo të qytetarëve.
Nxitimi për të gjetur “vjedhësit e votave” nuk mund ta shpëtojë PD nga një tjetër braktisje e madhe në elektoratin e saj. Militantët dhe anëtarësia e saj, tashmë kanë mbetur të vetmuar dhe pa përkrahje, kanë mbetur pa deputetë, pa kryebashkiakë, pa këshilltarë, dhe përfaqësuesit e tyre në institucionet vendore, duke humbur përfundimisht besimin se diçka mund të ndryshojë brënda partisë tyre.
“Mosbindja civile” e Lulzimit, ka rezultuar teori dhe praktikë e dështuar, pasi pas 30 qershorit ka nisur hapur mosbindja e demokratëve ndaj tij, dhe kupolës drejtuese që ka marrë peng një parti, për interesa të ngushta personale. Askush nuk të bindet më Lulzim, (madje as Gazi dhe Ervini , edhe pse të mbushin gjithë ditën mëndjen ty se, “Rama i vodhi votat, ti rri përsëri kryetar PD”.
Erdhi fundi , një fund i merituar.!
Lylzim, schko ne hale para pasqyres, qendro per nje cast pa levizur duke veshtruar personinn qe ke perballe. Pas nje casti ngreje doren e djathte ngadale-ngadale deri ne lartesine e shpatulles dhe…futja me sa fuqi ke, nje shpulle fytyres…por fort ama, sa ta degjojne edhe komshinjte…
Po nuk te beri derman edhe kjo, nuk ke me shpetim, s’te ndihmoj dot me…
i bindet or njeri i bindet
djali faros, i bindet luciana, i bindet flamuri nga hasi
PD ka mbaruar or njeriii
Sakte
Lulkes asnjehere nuk i jane bindur dhe s’kishte arsye , pasi urdherat kishte kush i leshonte. E tanime edhe atij qe leshonte bubullima e vetetima, qoftlargut po i largohen si djalli temjanit edhe ata qe betoheshin se do te flijoheshin per te.