"Si e mora vesh që Meta bleu shumë vota në Kukës", ish-kreu i PD zbulon telefonatën me Bashën: Nga vjedhja e thesarit, te video Prifti dhe morali i shokut president

7 Korrik 2019, 16:44Politika TEMA

Ish-kryetar i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi ka bërë një reagim të fortë ndaj presidentit Ilir Meta, të cilin e akuzon si një nga njerëzit që shit-blerjen e votës dhe korrupsionin në administratë e ktheu në një fenomen.

Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Ibsen bën publik një telefonatë me kryedemokratin Lulzim Basha në zgjedhjet e 2013, teksa i thotë se ka marrë shumë informata se Meta ka dhënë shumë lekë për të blerë mandatin në Kukës.

“Nuk është momenti të sulmojmë Metën dhe LSI, se mbrojmë Edi Ramën, më thotë një mik që ja do të mirën të djathtës. Hajde logjikë Elefanti hajde, mos keni frikë se s`do e lërë vetë shoku Rama të bjerë, se po u këput zinxhiri i pandëshkueshmërisë shkojnë të gjithë në të sëmës. O shoku, miku, po ti rendis disa nga bëmat e dukshme, që t`jua kujtoj edhe atyre që bëjnë se i kanë harruar. Shoku Meta është ai që e ktheu në femon blerjen e votës. Në 2013 e kam të jetuar si kryetar i PD Kukës, pa pikë turpi solli në Kukës një kandidat të LSI (biznesmenin Cole nga Gjirokastra, pa asnjë lidhje me Kukësin) dhe bleu 14% të votave, hapur në pikë të ditës me diell. Vetë lideri perëndimor Basha më ka marr në telefon dhe më ka kërkuar të jem numërues në Kolegjin Zgjedhor se ka informata të sakta se Meta ka dhënë shumë lekë për të blerë mandatin. Kjo ka ndodhur rëndomtë në të gjithë Shqipërinë, pra ka blerë vota”, shkruan Ibsen Elezi.

Ai ka listuar “bëmat” e Metës në karrierën e tij politike, duke nisur nga akuza për vjedhjen e thesarit e deri tek video-skandalin Meta-Prifti.

“Shoku Meta u akuzua për vjedhjen e thesarit dhe kjo e argumentuar me detaje nga Doktori në atë kohë. Për më tepër këtë ma ka treguar edhe një mik i persekutuar, që bëri edhe disa vite burg pse e dekonspiroj këtë çështje. Pra është akuzuar nga vetë Doktori dhe PD “hajdut”.

Shoku Meta në 2013, 3 muaj para zgjedhjeve bëri rokadën e madhe dhe kaloj në krahun e ‘hasmit’ të vetë Ramës, vetëm për të qenë pjesë e tepsisë, ndërkohë që kishte një marrëveshje me PD, pra besprerë. Shoku Meta gjatë qeverisjes me PD 2009-2013, shumicën e ministrive apo drejtorive të LSI e ktheu në vatër të korrupsionit, duke infektuar gjithë sistemin, kjo e pranuar nga drejtuesit e lartë të PD, pas humbjes së 2013.

Video e Priftit solli 4 të vrarë. Pra i korruptuar. Shoku Meta dhe LSI janë më komuniste se vetë PS, mjafton t`ju kujtoj faktin e fundit kur në qëndrimin zyrtar të tyre e quajtën Mit`hat Frashërin (themeluesin e parë të fronit antikomunist) kolaboracionist. Pra janë komunistë me thelbin e tyre. mos ju hedhin hi syve, Meta është një e keqe po aq e madhe sa Rama i Soros, ndryshon vetëm në formë, por në përmbajtje”, përfundon statusin e tij Ibsen Elezi.

15 komente në ““Si e mora vesh që Meta bleu shumë vota në Kukës”, ish-kreu i PD zbulon telefonatën me Bashën: Nga vjedhja e thesarit, te video Prifti dhe morali i shokut president”

  1. Me mungojne shkrimet e Bledi Manes per familjen bajate Kokëlopa says:

    Shoqja Meta dhe shoku Kryemadhi jane autore te vjedhjeve galopante te tranzicionit.

    1. Tinpot Rama.E says:

      Jo bre, e paska dit PPSH dhe ka leju Floririn, te cilin e votoi vet President,bile te lahet edhe ne det, se vec me lum a mesu si nga Cepani ka vjen!

      1. Raimond vlonjati says:

        Edhe ky shkrim ketu tregon se Opozita duhet me cdo mjet te largoje nga kreu i Qeverise,
        Hajdutin e papare dhe fundetinen morale , Edi Rama sebashku me Organizaten e tij kriminale Rilindja

        Cdo mjet kunder ketij hajduti esht plotesisht i justifikuar

    2. Kalec Dega says:

      Pas takimeve plot gallate te Edvin Rames ne Poloni me Kryeminstren Angleze dhe te tjere, Shqipëria ishte e vetmja që nuk mori asnjë para nga grantet e BE-së. Këtë herë, arsyeja ishte mungesa e projekteve.

      180 million EUR dhe asnje qindarke per Rumpallen Albanistan!

      Si shpjegohet? Te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor perfituan , Kosova mes tyre pervec Shqiperise. Kaq inat e paskan Shqiptarin thua?

  2. Muli says:

    Jam dakort me ty në disa pika, por tek besëprerja e like floririt nuk jam dakort, sepse likja ka zbatuar pikë për pikë urdhrat e plakut mere (sali kriminelit). I duhesh meta për të marrë kalanë nga brënda, por si funksionoi plani plotësisht,sepse e kuptuan ndërkombëtarët dhe e bënë reformën vetëm, pa liken, pa kriminelin sali dhe pa edin. Jo më kotë likja këmbënguli për të marë Ministrinë e Drejtësisë, vetëm që mos të bëhesh reforma, ose të bëhesh si donin këta, me në krye yllërat, apo titrat (tit vasili), po ja që se hëngrën ndërkombëtarët. Vetëm që arritën ta vonojnë por jo ta zbatojnë. Sa për blerjen e votave, meqënëse qënë dhe kryetar pd-je a mund të më thuash nëse mund të bëhen zgjedhje e të lira në Kukës, pa kërcënime apo dhe rrahje? Pra votë e deformuar, çrëndësi ka pastaj nëse është e blerë apo më dhunë?

  3. Deti says:

    Qendrojne. Meta megahajdut.

  4. Anonymus says:

    Në këto 30 vjet PDja e Sali Berishës
    Ka larë duart me gjak shqiptarësh, me akte të mirëfillta tradhëtie, me përgjegjësi të tmershme kriminale që nga Janullatosi, Piramidat, 1997, 1998, hapjet e depove, nafta Millosheviçit, zhdukja e Renzi Hoxhës, goditja ndaj UÇKsë dhe Rambujesë, shitja e detit, varrezat e Kosinës dhe Boboshticës, kanibalizimi i sektorëve strategjikë të ekonomisë, vrasjet e 21 janarit, masakra e Gërdecit, humnera e borxhit, gjingjonizmi i drejtësisë dhe në fund lufta talebane ndaj perëndimit, përpjekja për destabilizim dhe djegie të Shqipërisë.
    Përpara se një berishist haxhiqamilist të shohë vilat e hajdutëve të tjerë, bën mirë të shohë vilat dhe milionat e Shkërdhenit dhe Shkërdhitës dhe fatkeqësinë se si me ndihmën e Sali baglës që i kalëruan pushtetin e kanë katandisur PDnë me anë të një teveqeli që shesin për lider, në zagar jashtë në koliben e vilave të tyre, që ju ruan pushtetin, lekun e vjedhur, luksin e shfrenuar dhe pronësinë familjare mbi një parti kombëtare!
    Mjafton të shohësh se si PDja e bëri Bashën kryebashkiak, rrol në të cilin dështoi në mënyrë mizarabël, dhe si si ka vjedhur vota dhe degjeneruar çdo proçes zgjedhor, për t’u dukur vjedhjet elektorale te Metës, vogëlsira ordinere.
    Ata katër shqiptarë i masakroi PDja dhe Sali Berisha or mik është komunisti më ekstremist, më i paskrupullt, më i ndyrë, më i pabesë, meqë ju teveqlët pëdëistë e shihni komunistë e hajdutë ngado, por jo nuk keni as tru dhe as sy të shihni se çfarë llumi përfaqsuat në histori. Prandaj edhe sot gjendeni të flakur në gropën e mutit ku historia hedh jashtëqitjet si ju!
    Është e turpshme dhe poshtëruese si si një lëvizje studentore dhe intelektuale properëndimore lindi në qendër të Tiranës, për t’u katandisur në një lëvizje tribale haxhiqamiliste, fshatarake, destabilizuese, antiperëndimore, orjentale, hajdute, tradhëtare, krejtësisht e pandërgjegjshme, që veneron një merhum psikopat të ballsamosur si mumje!

    1. Asd says:

      Reslekte per fjalet me vend.

  5. Korabi says:

    Vetem beseprere mos e quaj Meten ,zoti Ibsen. Ate dite qe nderpreu ,sigurisht ne dukje ,si doreheqja e Saliut nga kryetasrlleku i PD-se, meta u pa t’i thoshte dicka afer veshit. Dhe ajo afer veshit ishte se :
    1 . Humbja e PD ne 1913 ishte e sigurte. Meta duhej patjeer te kalonte me PS. Ne radhe te pare ruante elektoratin e LSI duke mos i levizur nga puna, dhe e dyta do te punonte per ta shkallmuar koalicinin e majte nga brenda.
    Lenia e Sali Berishes te diskutonte pa limite kohe ne parlament,gjoja se keshtu saliu diskrititohe ishte marrveshje e nendheshme. Saliu e sulmoi apo nuk e sulmoi dy here Meten gjate 4 vjeteve te te qenit kryetar i parlamentit. Teoria e vrasjes se Tom Doshit ishte skenar i PD ( Saliut) dhe ato tam =tamet ndaj Ilirit ishin maska per ballo. Asnjehere Saliu nuk ia permendi Floririn ,apo t’i thoshte ILIR FLORIRI si e pagezoi dikur. Iliri I sherbeu PD-se e po i sherben me vendosmeri,ndaj per PD , Iliri nuk eshte beseprere. Per ato bisedat me Lulzim Bashen per Ilirin,mundesishte i nxirni tabulatet e mesaxheve …… Votat jane vjedhur e do te vidhen sikur qeni qep te haje. JO vetem nga PS-ja ,por nga te gjitha Partite e PD-ja si mamaja e shpikjes se hajduterise se votave qysh nga viti 1996. Ndoshta PS i mbushi ne darke,kurse PD i mbushi qe ne pike te sabahut ( Mengjesit ne 1996, 2009 ene vazhdim. Nuk e di ku eshte ai Nard Noka qe ulurste per PD se ivoshi votat e partise…

  6. bureto says:

    Korabi ka shume te drejte. Meta qysh nga viti 2004 kur u divorcua nga Nano, u be ortak me Berishen, me synim te merrte PS dhe keshtu, sipas marreveshjes se Triestes mars 1991, te benin rokaden e pushtetit , por tashme jo me Nano-Berisha, por Berisha-Meta. pavaresisht se hesapet e tyre nuk kane dale ashtu, nuk do shume mend e kalem te mos kuptosh aleancen, here te hapet e here okulte, te ketyre dy moguleve shqiptare. Sidoqofte Berishes si me i vjeter ne moshe, i erdhi fundi me pare, tash e ka rradhen provinciali president nga Çepani, qe meriton çdo epitet por vetem jo president. (Ca i shtojne dhe ‘Shkelqesija e Tij’ ???!!!)

  7. ??????⚖️⚖️ says:

    Po që e ke qarë mo !

  8. ?????? says:

    O Trap po kur doktorri jot brridhte me shurrën e Enverit dhe Hysniut rrugëve të Europës, kur ju çonte Sllobodankën me varkë që të argëtoheshin pinjollët e bllokut, kur spihunonte Hysen Shoshorin që shpërndante trakte antikomuniste, kur merrte në qafë si sekretar partie gjithë familjen Kostaqi, kur ishte bashkëpuntor i sigurimit dhe më pas sekretar PPSH për 20 vjet, Ilir Meta ishte fëmijë.
    Ndërsa ti o Loku je si ata 1200 lekëshit e laverit, të vë partia si çerr të spihunosh, të ruash dhe të raportosh . Vetëm se me gjithë këto parti ky soji juaj i lavazhjerëve fuksa dhe bythlëpirës ka kaluar çdo limit të imagjinushëm.
    Vjeth ky e vjeth ai po vetë i keni qirë nanën. Nuk patë gjë pa shqyer, pa zhgrrapur e pa djegur ju motërq… berishist.

  9. Mastershefi says:

    I paske hedhur pak salce pikante e lloit ” Soros”, se keshtu i pelqen ” lexhendes” Çfar servili i peshtire, o bisha Ibsen.

  10. Korcari says:

    Ta dinë të gjithë se fenomenin e vjedhjes së botave në Shqipëri e ka themeluar implementuar dhe zhvilluar,Iliri ,Monika dhe në pjesë e drejtuesve kryesore që në vitetet e para të 90.Kanë qënë reth 20 të rinj batakcinj dhe një pjesë imorale.Ata organizuan vjedhjen e parë të votave dhe ariteën të marin drejtimin e FRESHIT.Më von po më këtë mënyrë tipa si Iliri,Pëndi,Ilir Zela,Legisi dhe IDIOTË të tjerë arritën të zgjidhen në organet drejtuese të PS.Gjithmonë kjo me luftën e largimin e pjedësës më të mirë të FRESH it.këtë e dinë të gjithë,po kush do ti ndalonte Fatos Pianeci apo Servet,naiviet .Derisa në kry të këtyre strukturave u bu cifti Ternarde.Ilir Monoka.Ky grup,duke shfrytëzuar votat absolute të socialistëve dhe naiviteitin apo budallallëkun udhëheqësve të vjetër të PS të vetëquajtur senatorë (leshi)arritën të bëhen ministra kryeministra e presidentë.Këta krimba mashtrues që si kishin thënë punës njatjeta e nuk kishin firmosur një herë në bordero.Dhe ja rezultati degjenerimi komplet i subjekteve politike të së majtës shqiptare.Tashti iliri me kronikën e sjellin shqipërinë vërdallë.Po ishalla të jetë e vërtetë historia e SPAKUT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje