Balla: 30 Qershori garantoi që s’do ketë më parti politike që do bojkotojnë zgjedhjet dhe do djegin mandatet

7 Korrik 2019, 12:41Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar, njëkohësisht dhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla vijoi analizën postzgjedhore me Asamblenë e PS në këtë qytet. Në fjalën e tij Balla shprehu mirënjohjen e tij për rezultatet e arritura, duke mos harruar as detyrat që secila strukturë ka në vijim.

Sipas Ballës, tashmë detyra kryesore i takon kryetarit të ri të bashkisë, Gledian Llatja të vijojë punën me projektet e lëna gati nga Qazim Sejdini, por mbi të gjitha  duke u fokusuar tek zonat rurale.

“Elbasani dhe gjithë Shqipëria pas 30 Qershorit kanë garantuar se nuk do të ketë më parti politike që do të bojkotojnë zgjedhjet, nuk do të ketë më parti politike që do të bojkotojnë parlamentin dhe do të djegin mandatet dhe kjo tashmë është e sigurt.

Po ashtu është e rëndësishme që çdo qytetari ju garantua e drejta për të votuar, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Ajo që na bashkon sot është dëshira për të punuar, dëshira për të mbështetur Gledin në këtë sipërmarrje të vështirë, në një bashki, ndër më të mëdhatë në vend, jo vetëm nga popullësia, por edhe nga problematikat; jo vetëm nga sipërfaqja, por edhe nga nevoja për të vijuar transformimet që kemi bërë në nivel qyteti, për t’i çuar ato në çdo cep.

Ky katër vjeçar do të ketë në fokus të vet rrethinat, më së shumti zonat e thella për të cilat kemi shumë detyrime dhe deri tani nuk kemi pasur mundësi të bëjmë sa duhet. Por një gjë është e sigurt, ne jemi modeli më i mirë i qeverisjes vendore dhe qëndrore.

Dua ta falenderoj Qazim Sejdini për mbylljen me sukses të plotë të 12 viteve në krye të Bashkisë Elbasan. Janë plot punë të evidentuara dhe janë një bazë e shëndoshë për punën që do të bëjë Gledi, por edhe një bazë e shëndoshë për fitoren tonë në 2021.”, deklaroi Balla. Gjithashtu, numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi dhe analizën e zgjedhjeve në Bashkinë e Peqinit dhe të Prrenjasit, ku edhe në këto bashki u vendosën në dukje rezultatet shumë herë më të mira se viti 2017, duke forcuar ndjeshëm bazat e Partisë Socialiste në çdo bashki.

3 komente në “Balla: 30 Qershori garantoi që s’do ketë më parti politike që do bojkotojnë zgjedhjet dhe do djegin mandatet”

  1. Albanistanzgjedhje says:

    Ky mjerani thote se 30 qershori tregoi se nuk do kete me parti qe do djegin mandate, por do kete parti qe do te tallin prapanicen me demokracine , pluralizmin e zgjedhjet e lira e te ndershme, qe do vjedhin vota e pushtet, qe do shpalliin kulak kundershtarin e do rifilloje lufta e klasave, do kete parti qe do te pyesin dreqin me te bir pervec popullit shqiptar qe i paguan e i mban ne kurriz.Behu burre e prano abuzimet e budallalleqet e 30 qershorit dhe nese humb karrieren politike me kete grup.Do fitosh veten tende dhe besimin e shqiptareve qe mund ta perdoresh ne cdo rrethane te pakmevonshme.Jinj mirenjohes te kryetareve por jo pengje te tyre.

  2. Sit back and relaks■●uhgtt▪ says:

    Te fala dhendrit te Qazos o kokekatruve.

  3. Sit back and relaks■●uhgtt▪ says:

    Te fala dhendrit te Qazos o kokekatruve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje