Ambasada e Rusisë në vendin tonë reagon për herë të parë për krizën politike që ka përfshirë Shqipërinë prej më shumë se katër muajsh.
Në një intervistë ekskluzive për Report TV, ambasadori rus Alexandër Karpushin thotë se kriza që ka përfshirë vendin tonë do të duhet të zgjidhet nga autoritetet dhe institucionet shqiptare dhe se Rusia nuk kërkon që të ndërhyjë në punët e brendshme të vendit tonë.
Në të njëjtin kohë, Karpushin thotë se Rusia është e hapur për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare, pavarësisht forcës politike që ato mund të përfaqësojnë. Lidhur me deklaratat e presidentit Meta dhe zgjedhjet e 30 qershorit, ambasadori rus e sheh këtë si një çështje që duhet të marrë zgjidhje në gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë, duke u ndalur te protestat e opozitës, ai tha se është krejtësisht kundër dhunës.
-Si e shihni ju krizën aktuale politike dhe rolin e mazhorancës dhe opozitës? Cili është komenti juaj mbi deklaratën e fortë të Presidentit Ilir Meta për faktorin ndërkombëtar në vendin tonë duke thënë se po cënojnë demokracinë e vendit tonë?
Diplomacia ruse i përmbahet vijueshmërisht parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera. Këtu përfshihet edhe Shqipëria. Unë jam absolutisht i bindur se populli juaj është në gjendje të zgjidhë vetë problemet e tij. Dallimet tuaja politike na interesojnë vetëm nga pikëpamja e sigurisë së qytetarëve tanë, si të atyre që jetojnë këtu, por edhe të atyre që ndodhen në Shqipëri me pushime. Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me çdo qeveri shqiptare, pavarësisht forcës politike që ato mund të përfaqësojnë. I vetmi kusht për çdo bashkëpunim është shfaqja e interesit nga ana juaj dhe zbatimi i parimeve të përfitimit dhe respektit reciprok.
Për fat të keq, më duhet të pranoj se bashkëpunimi në fushën tregtare dhe ekonomike midis vendeve tona është praktikisht në nivelin zero dhe nga kjo pësojnë humbje, në radhë të parë, qytetarët dhe rrethet e biznesit të vendit tuaj. Sot, pala shqiptare nuk ka ndonjë interes pragmatik për të ndërtuar marrëdhënie reciproke të dobishme me Rusinë. Krijohet një përshtypje se politika e jashtme e shtetit tuaj ndodhet nën një ndikim të lartë nga forca të treta. Përveç kësaj, Shqipëria, për të justifikuar qëndrimin e saj, i referohet solidaritetit famëkeq euroatlantik, por po ai anëtarësim në NATO dhe BE nuk e pengon Italinë, Slloveninë, Greqinë apo shumicën dërrmuese të vendeve evropiane për të bashkëpunuar dhe zgjeruar në mënyrë aktive bashkëpunimin me Rusinë. Pse Shqipëria nuk mund të bashkëpunojë? Por kjo është një pyetje që ju duhet t’ua drejtoni vetë drejtuesve tuaj.
Sigurisht, ne jemi të habitur nga akuzat e pajustifikuara në adresë të Rusisë, të shfaqura kohët e fundit në mediat lokale dhe në deklaratat e një numri të liderëve shqiptarë, për “rritjen e ndikimit të Rusisë në Shqipëri” në një kontekst negativ, si edhe përpjekjen për të destabilizuar situatën në vendin tuaj. Të gjitha forcat politike në vend i përdorin këto përralla, duke sakrifikuar në këtë mënyrë mundësinë e zhvillimit të bashkëpunimit tonë për luftën ndërpartiake. Shumica dërrmuese e shqiptarëve, me të cilët kontaktoj për shkak të detyrës, janë të vetëdijshëm për ndikimin e vërtetë që ushtrohet ndaj qeverisë tuaj edhe nga ana e ambasadave të aleatëve tuaj. Ndoshta, dikush ndjen keqardhje që ambasada ruse nuk sillet në të njëjtën mënyrë, por një praktikë e tillë, siç e thashë, është në kundërshtim me parimet tona. Para së gjithash, ne vlerësojmë pavarësinë e partnerëve tanë dhe dëshirën për të zhvilluar një bashkëpunim shumëdrejtimesh.
-Po sa i përket sjelljes së opozitës dhe protestat e realizuara prej tyre, ku në shumë raste janë karakterizuar nga akte të dhunshme? Cili është komenti juaj mbi zgjedhjet vendore të 30 qershorit?
Natyrisht, protesta është një pjesë integrale e procesit demokratik, por është shumë e rëndësishme që ajo të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me kuadrin e përcaktuar ligjor. Kam përshtypjen se gjuha e ashpër, mungesa e vullnetit të palëve për të negociuar me njëra-tjetrën dhe për të gjetur një kompromis është një tipar i kulturës së politikës së brendshme shqiptare. Por unë do të doja të theksoja me përgjegjësi të plotë se pala ruse nuk ka asnjë lidhje me protestat dhe aq më tepër me veprime të dhunshme gjatë këtyre protestave. Për fat të keq, akuza të tilla shfaqen herë pas here në mediat shqiptare ose në fjalimet e funksionarëve partiakë. E përsëris edhe një herë: këto janë probleme që duhet t’i zgjidhni vetëm ju. Kjo vlen edhe për zgjedhjet lokale që u zhvilluan së fundmi. Të gjitha vendimet për caktimin e datës së zgjedhjeve apo për ndryshimin e afatit të tyre duhet të bazohen dhe të merren në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit. Zgjidhja e këtyre çështjeve të diskutueshme është, gjithashtu, privilegj i vetë shqiptarëve.
-Kohët e fundit Prokuroria ka ngritur akuzë zyrtare ndaj PD dhe kryetarit të saj Lulzim Basha lidhur me mosdeklarimin e një shume të madhe, e cila dyshohet se u bë nga shtetas rusë përmes kompanive offshore për të lobuar në SHBA. Si e shihni ju këtë akuzë të ngritur nga organi i Akuzës?
Gjithkush e di shumë mirë se bashkëpunimi midis Rusisë dhe Shqipërisë kufizohet kryesisht në sferën humanitare dhe kulturore: kurset e gjuhës ruse, bursat për studentët, aktivitetet kulturore të organizuara nga ambasada. Është i habitshëm qëndrimi i atyre që, pa i vrarë ndërgjegja, pohojnë të kundërtën, dhe kështu përpiqen të mashtrojnë popullin e tyre. Më kujtohet deklarata e famshme e A. Lincoln “Ju mund të mashtroni disa njerëz, por ju nuk mund të mashtroni vazhdimisht gjithë popullin”.
Sa i përket akuzave për financimin rus të Partisë Demokratike, motivi dhe arsyeja e një hapi të tillë janë krejtësisht të pakuptueshme. Pse duhet t’i japim para Partisë Demokratike për lobim në SHBA? A është ajo më pro-ruse se Partia Socialiste? Aspak. Më shumë gjasa, agjentët partiakë PR, duke kopjuar amerikanët në çdo gjë dhe të frymëzuar nga hetimi amerikan ndaj Prokurorit të Posaçëm Muller, shpikën këtë histori. Atëherë të gjithë flisnin për këtë, ndaj edhe këtu vendosën të fitonin disa pikë. Vetëm se në SHBA kjo çështje tashmë është mbyllur, komisioni i posaçëm nuk ka gjetur ndonjë provë komploti të ekipit të D. Trump me Rusinë. Ndërsa këtu akuzohen për financim rus kompanitë offshore të huaja të menaxhuara nga qytetarë të vendeve të treta. Është plotësisht e pakuptueshme se çfarë lidhje kanë ato me Rusinë.
Sinqerisht, do të dëshironim që pala shqiptare të kërkonte falje për këto shpifje, aq më tepër që një numër zyrtarësh vazhdimisht e kanë përmendur dhe vazhdojnë ta ekzagjerojnë këtë histori.
-Po me atë të ashtuquajturën valën e protestave në rajonin e Ballkanit?
Unë mendoj se ju e dramatizoni shumë atë çka që po ndodh në rajonin e Ballkanit. Sidoqoftë, kjo është një çështje e brendshme e vendeve fqinjë dhe nuk mendoj se është etike t’i komentoj ato.
Shko futi i shurre…se lirohesh
Po pse te hyj direkt?? Sa te ket Sal dobicin e Lul shalngjiturin hyr ka pas qene gjithmon.
Ambasadori Rus ka folur shum mire , duke ju permbajtur parimit te mos nderhyrjes ne punet e Shqiperise .
Per kete Bravo .
Ndersa ne lidhje me kerkesen qe ben Ambasadori , se perse Shqiperia nuk i rit maredheniet ne fusha te ndryshme me Rusine ,
sic bejne Italia , asllivenia , Greqia etj ,
ketu ube do i pergjigjesha se :
…. Shqiperia nuk mund te risi maredheniet me Rusine ne asnje lloj fushe ,
per arsye se Rusia esht pozicionuar me force dhe AGRESIVITET ne krahun e politikes ekstremisht anti -Shqiptare te Serbise,
Keshtu qe nuk ka kuptom te rutet niveli i maredhenive me Rusine ,
kur Rusia esht qartesisht ne te njejten varke ( on the same biat ) me politijen e jashteme Serbe ,
Politike e cika godet sa here i jepet mundesia kombin Shqiptar ne Shqiperi dhe ne Kosove
Edhe dicka ku tregohet se Rusia nuk esht dashamirese ndaj kombit tone:
Rusia mund ta njifte Kosoven si shtet i pavarur dhe kjo gje do e ndihmonte edhe vete Rusine te kerkonte qe Krimea te njihej si krahine e pavarur nga Ukraina dhe me kalimin e kohes ,
pastaj Krimea do bashkohej me Rusine .
Dhe njohja e Kosoves nga Rusia do ishte nje hap i madh per paqen ne rajon,in e Ballkanit ,
Por do ishte edhe nje hap i madh drejt krijomit te nje opinioni pozitiv per Rusine , ne EU dhe ne Ballkan dhe do e ndihmonte te tolerohej bashkimi i Krinese me Rusine
Mirpo Rusia nuk e njef Kosoven duke sakrifikuar per veten e saj , ne menyre qe te ndihmoje Serbine
Ndaj mendoj se qeveria Shqiptare ka arsye te drejte qe te mos e rise nivelin e maredhenieve me Rusine
Nqs Rusia do e njohi Kosoven , atehere absolutisht politika Shqiptare do jete shume me miqesore , nisur dhe nga ky fakt , por edhe se shqiptaret ne pergjithesi kane konsiderata pozitive per popullin Rus ,
sepse ne e njohim gjuhen Ruse , kulturen e tyre , shkrrintatet , poetet, shkencetaret , koroegrafet dhe artistet e tyre
Ne i dijme permench varghet e Eugen Oneginit , te Pushkinit ,, Tatiane e embela Tatiane
Per ty po qaj e po detdh lot,
Ti ke per shok ate tiran
Ja fale fatin tend qe sot ….. etj etj
Apo poezite e Eseninit , Majakovskit , Romanet e Tolstoit , Solzhenicinit , Gorki , Dostohevskin famz etj et
Bikes une edhe mikun me te mire ketu ne USA. e kisha nje koleg ne zyre qe ishte rus .
Dhe ishim te dy me te aftet ne ate Company ,qe kishte pronar greke
Ata te gjithe na urrenin , por nuk na pushonin dot se ishim super te afte , ne pune
dhe ne talleshim me te gjithe ata, dhe me pronarim ,
derisa u zume dhe ikem fare pastaj nga ajo kompani.
Pra , do thosha se kemi me qindra e mijera raste te maredhenive te shkelqyera midis njeriut te thjeshte Shqiptar e Rus ,
por kesaj maredhenie duhet ti pergjigjet edhe Politika Ruse karshi kombit tone,, duke e njohur Kosoven .si shtet te pavarur.
Sepse ata duhet ta dijne , se ne nuk jemi nje popull naiv , Ne i respektojme ata dhe vertet simpati per popullin Rus ,
porse ne edhe jeten do e jepnim pa hezitim ,
dhe kurr nuk do ta lejonim,
edhe sot e kesaj dite. ,
qe Nendetsja 105 ,te mos kthehej ne Bazen tone, ne Pasha Liman , pavaresisht se ata jane nje superfuqi .
By the way ,
Keto dite mora vesh se Komandanti shqiptar i Nendetses 105 , Zoti Pojani , paska nderruar jete .
Ndjese paste !
Ne kete bote , jermi te gjithe te perkoheshem , dhe Dinjiteti e Reciprociteti duhet mbizoterojne ne cdo lloj maredhenie
Besoj se Ambasadori mund te japi nje ndihme modeste ne kete drejtim ….
Ti Rajmond Vlonjati tropojan berishari dukesh se je kthyer pak nga Korca.
Raimond vlonjati-mos u bej naiv. Po pse, cfare do thoshte amasadori rus se Rusia perfshihet ne punet e brendshme te nje vendi tjeter? Mjafton te lexosh me poshte se si thote per zgjidhjen e konfliktit me Meten per zgjedhjet e fundit; se eshte Gj. Kushtetuese qe duhet te gjykoje kete ceshtje, tregon se eshte ne nje linje me Meten dhe se Rusia eshte e perfshire ne trazirat ne vendin tone.
Ka nje precedent te meparshem ne Shqiperi ne lidhje me te drejten e presidentit per te anulluar dekretin per zgjedhjet, ku Gj. Kushtetuese eshte shprehur me pare duke ja kaluar ceshtjen per kopetence Gjykates zgjedhore. Te kerkosh nga Gj. Kushtetuese te shprehet perseri, per te njejten gje, eshte budallallek.
Po keshtu, ne praktiken legale, asnje institucion vendimmarres nuk mund te anulloje nje vendim te vetin, por duhet te jete nje institucion me i larte. Presidenti ka te drejten te nxjerre nje dekret, por kurrsesi te anulloje dekretin e tij. Kjo qe ka bere Meta me anullimin e dekretit te tij eshte paradoksale dhe totalisht ne kundershtim me kushtetuten tone.
Rusia ka qene dhe do jete gjithmone kunder nesh dhe do beje cfare te mundet per te na sabotuar, ne menyre qe ti jape perparesi Serbise. Kush ka iluzione te kunderta eshte injorant dhe me mire te mos jape mendime per keto gjera.
foli dhe rracedhjeri pa identiteti zorraxhiu !
Prandaj paska mare zemër grupi i degjeneratave ?
ME MIRE KETEJ SE EUROPA NA ÇAU TRAPIN DUKE U TALLUR PER 30 VJET JU FUS SOT DHE JU FUS NESER E DUKE NA KERCENUAR ME VIZAT EUROPA E LESHIT ME RUSIN DHE TE NA RRUAJN KARIN
Un pro rus nuk jam , por as anti rus , e shikoj rusin si te tera shtetet e globit , por persa i perket intervistes mund te them se shpiegimi ambasadorit esht brilant , niveli dipllomacis dhe i kultures se kti ambasadori te impresionon , i uroj respekte ne punen e vet , ne politikanet i kemi dallkauk e sharlatan pa kultur dhe dinjitet , te tera shtetet duhen te respektohen njelloj , siç ben gjermania italia franca e shum shtete te perendimit , ne i rrespektojm njerzit jo simbas respektit qe na dhurojn , por sipas respektit qe na detyrojn te tjeret , ne bejm politik bythlepirse jo dipllomaci interesash reciprok , intervist e bukur.
Rajmond Vlonjati jam plotesisht i nje mendimit me ju, nje shkrim inteligjent dhe me baze njohurie te plote mbi ate qe trajton , mbase mendimet perputhen plotesisht me idete qe kam , por mjeshteria jote qendron se i trajton shume bukur dhe me senc te plote ecorine e marredhenjeve me popullin e madh dhe heroik rus, kulturen e artin me te cilen edhe neve u edukuam ,me literaturen me te cilen studionim dhe gjuhen e bukur ruse te detyruar ne shkollat tona sidomos ato profesionalet .Te gjitha keto nuk kane asnje lidhje me zbulimet e fshehta ,me forcat e erreta apo regresive te çfaqura ne periudha te ndryshme mbas luftes ne pushtet ne politiken e jashtme qe ndjekin .
State islamik (shteti) Al-bania u krijua nga cifutet dhe angloamerikane jo per interesat e Kombit tone por per interesat e tyre percarese.
Dihet mire aresyeja qe,duke qene shumica islamike ne Al-bani angloamerikanet nuk donin nje Komb Ilyre,Epirote,Greke me te madh,prandaj futen Turqine islamike ne Nato qe ka te pushtuar Kostandinopolin e Kastriotit dhe Mikra Asian se jane terrorista.
Mos me thote dikush qe qendra e Kastriotit te pakten per 1100 vjet Perandori Greke te Bizantit nuk qe Kistandinopoli.
Bile te paret tane i thonin Polis dhe jo Qitet nga Cita italisht.
Cfare ndryshimi kishin Ataturku me Milloshevicin?
A nuk eshte e dokumentuar dhe botuar nga gazetat “Shqipetare” qe Marin Barletti thoshte qe ne jemi Epirote dhe pasardhes se Pirros dhe Akilit,djemte e Zeusit?
E dini ju cdo te thoshte Epir per Turqine apo turkallvanosat si Naimi,Shemshedini,Abdyllahu,Ismaili qe nuk luftuan per Epir ashtu si Arvanitasit,por per Sulltanin?
Historia eshte e dokumentuar.Ne 1821 Arvanitasit dhane cdo gje per clirimin e Epirit nga Osmanet,kurse Frashellinjte ishin Turq ne ndergjegje,identitet dhe kjo tregohet fare mire qe jo vetem nuk u bashkuan me Arvanitasit por pas 50 vjeteve qe Arvanitasit i vriste turku ata shkuan ne Stamboll!
Kur u krijuan kushtet per nje State (shtet) peotektorat te Turqise atehere ne krye ishin Pashallaret e ardhur nga Turqia.
Anglua,Franca,Gjermania etj i kane mbushur Museumet e tyre me Veprat tona si Epirote,Ilyre,Greke.
Sa me e dobet Greqia,kaq me e veshtire eshte krhyerja e ketyre Veprave Historike nga hajdute mosmirenjohes.
Po keshtu edhe Turqine qe e donin angloamerikanet kunder Rusise dhe qe na kane bere kaq dem.
Ju kujtoni se te jesh Myslimane shqipetare apo me keq katolike je me Pirron,me historine?
Jo,fashistet gjithmone na kane luftuar qe me Pirron.
Ose me Papen ose me Pirron,te dyja nuk shkojne.
Ne qofte se jini pasardhes te Pirros,bashkohuni me Greket dhe beni presion Italise apo Turqise per vendet e pushtuara nga ata.
Kjo do ishte detyra,nderi,dinjiteti me i madh per Shqipetaret e vertete Epirote apo Ilyre.
Mbetet duke mashtruar veten qe jini “kombi me i vjeter myslimane i Evropit”.
Tallin bota MH e ne,qe nga Berluskoni qe tha,qe ne jemi vetem per vajza te bukura per te joshur koq……et e Evropianeve.
Nje ghuhe diplomatike e zbutur e kamufluar profesionale qe i shkon per shtat kubikut nga Cepani.
Z.ambasador.Ju si cdo ambasador,perconi pa ekuivoke politiken e shtetit qe perfaqesoni.
Ju me te drejte beni tuajen.
Ne me te drejte duhet te bejme tonen.
Edhe populli shqipetar edhe qeverija e zgjedhur prej tij,bejne nje politike paqesore dhe vellazerore me te gjithe
popujt eglobit.
Populli rus eshte nje popull me kulure,eshte nje popull me shpirt te madh sakrifice e krijimtarije ne te gjitha sferat ejetes.
Udheheqesit e popujve,ne momente te caktuara mund te jene te gabuar.Sigurisht gabimet ndihen me shume tek udheheqesit e poujve te medhenj.Por vete popujt ne totalin e tyre jane e mbeten pozitive.