Në zgjedhjet e 7 korrikut kandidojnë edhe qytetarë të ardhur nga Shqipëria, emigrantë apo homogjenë.
Renditja bëhet sipas partive me të cilat ata kandidojnë.
JORGOS TRIHAS
kandidon me partinë SYRIZA në zonën e dytë të Athinës (B 3 Notiu Tomea Athinon)
Me origjinë nga Saranda, Jorgos Trihas ka kryer fakultetin e infermierisë dhe më pas studimet e larta për menaxhim biznesi.
Ka një veprimtari energjike për integrimin e homogjenëve dhe të riatdhesuarve.
Ka shërbyer si këshilltar i posaçëm në Ministrinë e Jashtme.
Është anëtar i sekretariatit të SYRIZA-s për homogjenët.
ANXHELA FILO
kandidon me partinë Nea Dimokratia në zonën e partë të Selanikut (A Thessalonikis)
U lind e u rrit në qytetin e Korçës. Në vitin 1991 prindërit e saj emigruan në Greqi dhe u vendosën në qytetin e Selanikut.
E diplomuar si Inxhiniere Topografe (1998-2003) ka punuar në sektorin privat dhe sot ka zyrën e saj private si sipërmarrëse.
Prej viti 2011 është kryetare e organizatës Omonoia në Degën e Selanikut dhe anëtare aktive e partisë Nea Dimokratia, në degën e Maqedonia-Thrakës, në sektorin për çështje të Ballkanit dhe në atë të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
FATOS MALAJ
kandidon me partinë KINAL në zonën e parë të Athinës (A Athinon)
U lind në Delvinë dhe emigroi në Greqi në 1997, ku jeton dhe punon.
Djalë i një familjeje punëtore, i mbushur ëndrra për një të ardhme më të mirë, punoi fort në Greqi, duke kontribuar në jetën publike greke.
Që në momentin e parë u aktivizua energjikisht për të drejtat e emigrantëve, për integrimin normal të tyre në shoqërinë greke.
Është ndërmjetës ndërkulturor i certifikuar në drejtorinë e shërbimit të emigrantëve në administratën e decentralizuar të Atikës.
Është kryetar i “Arogji – Përkrahja”, një organizatë joqeveritare, me aktivitet të njohur në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Është anëtar i departamentit të të drejtave të njeriut dhe politikës së emigracionit në partinë Lëvizja për Ndryshim (KINAL).
EDA GEMI
kandidon me partinë KINAL në zonën e dytë të Athinës (Dytiko Tomea B Athinon)
Eksperte e shkencave politike, e specializuar për çështje të qeverisjes, emigracionit dhe politikave të integrimit.
Pasi ka përfunduar studimet në Universitetin Metropolitan të Londrës, Eda Gemi ka marrë masterin për shkenca politike në Universitetin e Athinës.
Flet greqisht, anglisht dhe italisht, përveç gjuhës amtare shqipe.
Është lektore dhe studiuese në ISR-Institute for Urban and Regional Research (Vienë); EUI- European University Institute (Firence), dhe Universiteti Europian i Tiranës.
Shqiptarët e njohin Eda Gemin si një aktiviste të shquar, studiuese, pedagoge.
KRISTOS DUCIS
kandidon me partinë “Elliniki Lysi” në zonën e dytë të Athinës (zonën e dytë të Athinës (Notios Tomeas B Athinon)
Ka kryer shkollën e mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër.
Ka punuar si mësues në rrethin e Tepelenës.
Ka shërbyer në poste drejtuese në kooperativën bujqësore të Dropullit të Sipërm dhe në qytetin e Gjirokastrës.
Në 1991 emigroi familjarisht në Greqi.
Në 1993 u zgjodh kryetar i shoqatës “Digenis Akritas”. Në periudhën 1996-2005 ishte president i federatës “Shën Kozmai”, e cila nën drejtimin e zotit Duci ishte zëri përfaqësueses i homogjenëve nga Shqipëria dhe luftoi aktivisht e me rezultate konkrete për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Në periudhën 2011-2015 ishte kryetar i Bashkisë së Dropullit të Sipërm.
Ky Jorgos, nga infermier qoka ba Ekonomist me Universitet.
–
Per Jorgon e kam voten une se per Fatosin votojne Camet dhe Jorgaq Hasani.
Jorgua duhet te jete pasqyrim per tu bere dhe ti nje dite si Jorgua , dhe jo te ngelesh rot kari tere jeten , shife si hariti Jorgua ?? Nga infermier u be ekonomist , dhe ti nga rot kari do behesh ekonomist, pastaj hajde te eci perpara shteti Helen me ca plera si puna jote ……..
Nga të gjithë këta të vetmit që ndihmojnë Shqiptarët janë Malaj dhe Gemi, kusuri ndihmojnë në asimilimin e Shqiptarëve duke i “kthyer” në homogjenë , dmth me origjinë greke , gjest i cili ndihmon përkrahësit e çështjes së ” VARJU EPIRIT ”
Sidomos ky i partisë Eliniki lisi ( Zgjidhja Greke) , çarti e cila është 100% kundra shqiptarëve në veçanti dhe emigrantëve në përgjithësi.
Është TURP që këta gjakprishur ti quash Shqiptarë ( me përjashtim të Malajt dhe Gemit) , ata vetëquhen Grekë nga Vorio Epiri.
Pervec Gemit dhe Malajt….te tjeret jane kolon te zbritur ketyre tokave arberore…prandaj mjaft me keto ardhacake….kane bere mire qe kane thyer qafen ne ate bordello jevgjito-hibridesh…..se atje ju takon te dhjesin….
idjotski undefined….lol!
o Fati to exei sigouro to……………makri!