10 mitet e rreme të opozitës për 30 Qershorin!

6 Korrik 2019, 16:00Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Nga momenti i djegies së mandateve të deputetëve të saj, e në vijim, e gjithë propaganda e “Opozitës së Bashkuar” është ngritur mbi mitet e rreme. Kjo qasje do vazhdojë, për aq kohë sa nuk pranohet me zë të plotë, shkaku real i daljes së opozitës nga sistemi politik, institucional dhe elektoral i vendit dhe synimi që fshihet pas saj: Zhbërja e reformës në drejtësi.

Si duan që tia arrijnë? Nëpërmjet injektimit të krizës së tyre në sistemin e vendit, për të pamundësuar jetën normale të të gjitha pushteteve, derisa ta detyrojnë qeverinë që tua dorëzojë mandatin e saj legjitim, në tavolinë.

Si vërtetohet kjo? Mjafton që ti hidhni një sy 10 pikave të shpallura si program i “Qeverisë Tranzitore” që do pasonte atë të Edi Ramës, për ta kuptuar këtë. Pothuajse gjysma e tyre, ka objektiv: Zhbërjen e Reformës në Drejtësi.

Pse? Si hakmarrje për pushtetin e humbur që Sali Berisha e Ilir Meta kanë patur deri dje mbi drejtësinë e vjetër dhe frika për pasojat që mund të kenë nga drejtësia e re, për krimet dhe korrupsionin e 30 viteve.

Përballë çdo të vërtete, fakti e prove, vendimi institucional e ligjor dhe qëndrimi zyrtar ndërkombëtar, propoganda antiqeveritare po mundohet të ofrojë mitet e rreme për të ngopur me “ushqim”, përkrahësit dhe mbështetësit e saj. Me shpresën se në këtë mënyrë, do të fshehin humbjen e tyre më 30 Qershor përkundër fitores së madhe të institucionalizmit dhe kushtetueshmërisë në këtë vend.

Në përdorimin popullor, “miti është bindje apo besim kolektiv që nuk bazohet në fakte. Përdorimi i termit zakonisht shoqërohet me legjendën, fantazinë, folklorin të dhënat konfuze, dëshirat personale dhe legjendat urbane”. Mite e rreme të propogandës opozitare, po ambalazhohen me shkëlqimin kallp të gënjeshtrave që fshehin brenda, për tu servirur si të vërteta absolute përballë realitetit politiko- shoqëror në Shqipëri.

1.- Propoganda opozitare: Votimet treguan se Qeveria nuk gëzon mbështetetjen e 85% të shqiptarëve. Realiteti: Në letra Shqipëria ka një popullsi prej 4.5 milionë banorësh dhe rreth 3.5 milionë votues. Nga këto, 41% e tyre janë emigrantë. Brenda Shqipërisë jetojnë vetëm 59% e zgjedhësve. Nga këto, 14% historikisht nuk kanë votuar kurrë. Mbeten votues aktivë 45% e zgjedhësve. Sipas KQZ më 30 qershor votuan 23% dhe jo 15% e votuesve siç thotë opozita. Ose e thënë ndryshe, morën pjesë mbi 50% e qytetarëve aktivë, me të drejtë vote.

2.- Propoganda opozitare: Zgjedhjet e 30 Qershorit, ishin votime moniste. Realiteti: Në zgjedhje morën pjesë 44 parti politike dhe qindra kandidatë për këshillat e kryetar bashkish. Opozita e Bashkuar, me vullnetin e saj nuk mori pjesë në këtë proces. Në zgjedhjet moniste (Shqipëria e Enver Hoxhës), pluralizmi politik është i eleminuar me ligj e kushtetutë. Kundërshtarët arrestoheshin, burgoseshin, torturoheshin, pushkatoheshin ose internoheshin. Në zgjedhje mernin pjesë me detyrim 100% e qytetarëve të cilët 99.99% votonin për partinë në pushtet.

3.- Propoganda opozitare: PS nuk gëzon më mbështetjen e shqiptarëve. Realiteti: Në zgjedhjet e 30 Qershorit morën pjesë mbi 812 mijë, nga të cilat mbi 700 mijë vota ishin për PS. Numër ky më i madh se ai që PS ka marë në zgjedhjet e 4 viteve më parë të 2017, kur në garë ishin edhe partitë e “Opozitës së Bashkuar” që këtë herë bojkotuan.

4.- Propoganda opozitare: Këto të 30 Qershorit, nuk ishin zgjedhje por votime. Realiteti: Procesi i votimit është vetëm një nga elementët e procesit zgjedhor. Sipas raportit paraprak të OSBE/ ODIHR në 31 raste të këtij dokumenti, thuhet shprehimisht: “Zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri”.

5.- Propoganda opozitare: OSBE/ ODIHR e konsideron “NUL” 30 Qershorin ndaj ai nuk konsiderohet se është zhvilluar. Realiteti: Nëse ky mit i rremë do të ishte i vërtetë, atëherë misioni i OSBE/ ODIHR nuk do të kishte ardhur fare në Shqipëri dhe nuk do të kishte as vëzhguesit e saj në 30 Qershor, e për rrjedhojë as raport paraprak dhe as raport zyrtar që u deklarua se do të publikohet 2 muaj më pas.

6.- Propoganda opozitare: Kryetarët e bashkive në detyrë, që i përkasin opozitës, nuk do të lirojnë zyrat sepse nuk e njohin 30 Qershorin. Realiteti: Brenda 10 gushtit do realizohet procesi i kostituimit të këshillave dhe i marjes së detyrës nga kryetarët e rinj të bashkive të zgjedhur më 30 Qershor. Aq sa ia dolën që të mos lejonin zhvillimin e zgjedhjeve në territoret e bashkive të tyre, aq do ia dalin që të pengojnë fillimin e punës së të zgjedhurve të rinj.

7.- Propoganda opozitare: Zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 13 tetor sipas dekretit të ri të Presidentit Meta. Realiteti: Për aq kohë sa OSBE/ ODIHR, SHBA, BE dhe KE njohën dhe përshëndetën zhvillimin e qetë të zgjedhjeve të 30 Qershorit, nuk mund të ketë më zgjedhje të reja. Ato nuk mund të zhvillohen pa OSBE/ ODIHR, KQZ, KZAZ dhe Kolegjin Zgjedhor që u përfshinë në zgjedhjet e së dielës që sapo kaloi.

8.- Propoganda opozitare: Duke mos marë pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit, opozita i shpëtoi planit djallëzor të Edi Ramës për ta përçarë atë! Realiteti: Deri më sot e dinim se në zgjedhje partitë politike futeshin për të mundur kundërshtarin me votë, nëpërmjet programeve dhe alternativave. Opozita jonë paska shpikur mosfutjen në zgjedhje, si një mundësi për të fituar mbi frikën e vet, për të mos u përçarë!

9.- Propoganda opozitare: Korrëm “fitore historike” më 30 Qershor. Realiteti: Edhe nuk u futën fare në zgjedhje, edhe paskan fituar? Eshtë njësoj sikur një atlet ta shpallë veten publikisht si fituesi i një gare, ku nuk mori pjesë! Kjo është gjëja më qesharake që mund të jetë dëgjuar ndonjëherë, në historinë e politikës. Duke i festuar humbjet si fitore, opozita jonë po shkon nga humbja në humbje.

10.- Propoganda opozitare: Pas 30 Qershorit, opozita është më e fortë. Realiteti: Partitë politike janë bashkime vullnetare njerëzish rreth një programi dhe një ekipi drejtues, për të ardhur në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve, në mënyrë që të realizojnë në praktikë, platformat dhe idetë e tyre qeverisëse. Opozita jonë pas 30 Qershorit, nuk ka asnjë kryeplak fshati, asnjë kryetar Njësish Administrative, asnjë këshilltar bashkiak, asnjë kryetar Bashkie, asnjë deputet në Parlament, asnjë drejtues në pushtetin qëndror e lokal dhe është akoma më e fortë se dje kur i kishte të gjitha këto? Bravo. Bravooo…!

Kaq mjafton për të kuptuar se e gjithë propaganda e “Opzitës së Bashkuar”, është një shoshë e madhe, për të mbuluar diellin e dështimit të tyre më të madh në historinë e 30 viteve të pluralizmit në Shqipëri.

30 komente në “10 mitet e rreme të opozitës për 30 Qershorin!”

  1. Agim says:

    Analize perfekte

  2. toni says:

    Kudo ku esht Luli vetem rrena do kete

  3. luli fier says:

    PD KA MBARU BASHK ME TA EDHE KRYETARI I TYRE LULZIM BASHA QE DUEHT TE LARGOHET NJI OR E ME PARE

  4. maliq says:

    Ju ndjek alfred bravo per analizen

  5. ardi says:

    Propagand propagand propagand gjith diten

  6. Valb.sh says:

    E vertet opozita tani nuk ka me asgje ne dore. Protesta qe do behet te henen me duket nje fars e madhe ne mes te korrikut

  7. lefteri says:

    Ora i ka mbet te 30 qershori kur nderkoh lepuri fle ne vend tjeter. Te gjitha keto perpjekje te deshtuara per te rrezuar ramen vijn vetem prej frikes se madhe nga organet e reja te drejtesise
    Te isha si ata isha ul ne dialog.

  8. ska ca te duhet says:

    Bejn propagand nga mgjesi ne dark sidomos te syri i cim pekes

  9. luli mashtrusi says:

    Me mir prishet
    Cojani lulit kte para se t vazhdoj te genjej dhe per oren

  10. Komentuesi says:

    Zoti Alfred Peza! Te lumt mendja,te lumt ajo pene, per kete pegjigje kaq brilante dhe shume te saket qe u ke dhen ketyre mytebereve te opozites.Eshte pikerisht kjo analize e vertete,qe duhet ta bejne te gjithe per 30 Qershorin.Por edhe opozita i di keto llogaritje, por nuk i dalin ne kut llogarit e tyre politike,prandaj ata i bjen legenit te çare per te pjerdhur mendjet e budallenjeve te pd dhe Lsi.Opozita e soteme shqipetare,groposi vetevehten qe kur dogji mandatet.Tani le ta gezojne fitoren neper rruget e Bagdatit.

  11. Nora.M says:

    Shkrim i perkryer

  12. artan says:

    Ndoshta ka dhe me shume????!?????

  13. robi says:

    Shum mir ia ke ber me kete cjerrje maske lulushit dhe fallxhores se opozites

  14. e duam vendin says:

    Vazhdojn gezohen per 30 qershorin e quajn si fitore kur nuk hyn fare ne gare
    Nuk e di kush i udheheq kaq keq keta pseudo liderat tane

  15. Fredi te lumte per analizen dhe i thuaj atyre tru shpelareve se nuk ka me pasha besa por pasha shkresa.Qe DMTH se me voten popullore ka fituar PS dhe me votengjoja gojore na paska fituar opozita.85 perqindeshi eshte veten ne mendjen dhe deshiren e opozites se ne fakte asnje here nuk kane marre as 15 Perqind te gjithe opozitaret bashke.Kjo e fundit ishte humbja me spektakolare.

  16. the american says:

    pikërisht!
    i artikuluar llogjikisht…

  17. Shqip. says:

    Z. Alfred analiza juaj eshte perfekte. Eshte e sakte qe problemi i PD eshte reforma në drejtesi. Në fakt PD nuk duhet te trembet aspak per reformen në drejtesi sepse faktikisht PS nuk ka bere asnje perpjekje serioze per ta konkretizuar reformen, ju po qe se do ta vazhdoni me kete hap qe keni nisur as vendin ne BE nuk do ta fusni sepse BE do qe reforma te funksionoj sa me pare, njekohesisht ju po i humbet zgjedhjet ne 2021 PD mer pushtetin dhe fillon prap reformen nga e para dhe e konkretizon reformen duke futur PS ne burgje. Populli po pret qe ju te zgjoheni nga gjumi sa nuk eshte vone.

  18. Alba. ny says:

    Me qe do nisen nga SHQUP-i, dmth se do fillojne festimet e 10 Korrikut.????????

  19. Berti says:

    Shkrim shume i bukur, si perhere z . Peza.

  20. mik says:

    Alfred Peza : Sille e perdridhe nga te duash por, me 30 Qershor populli e tregoj se nuk ju do. Jo vetem ju, por asnje nga partite ne qarkullim.
    Nqs ky vend me kete popull te vuajtur tesh 2000 vjet duhet te ndryshoje, kerkohet nje reformim i te gjitha partive, te pakten deri ne 50%. E mbas reformimit, duhet te kete akses monitorimi e kontrolli ne cdo kohe. Duhet te krijohen kushtet qe cdo politikan te bindet, dhe ta dije se nuk asht aty per te ndihmuar veten e vet por, asht aty me ba ate qe duhet, me ba punen per te cilen asht caktuar ( jo punen qe e ka fituar ).
    Populli i jone sot ka rastin ma te favorshem per ndryshim, nje rast qe nuk e ka pas kurre me pare, sepse sot gjithcka asht gati. Sot i kemi kushtet ma shume se kurre per ndryshimin qe kemi prit tesh 2000 vjet. Sot e dime se cdo te thote demokraci. Para 30 vjeteve baballaret ton nuk dinin c’ishte demokracia. Per ta’ ishte e mjaftueshme vetem ndryshimi i sistemit, e mbas saj, deti do bahej kos.
    Mbas 30 vjeteve gjoja ‘ demokraci ‘, ne disa pika jemi ma keq se vitet 90 e mbrapa. Jo se sistemi i meparshem ishte ma i mire, por se politikanet tone u bene njerez pa gjak e pa dinjitet dhe na tradhetuan.

  21. Albanistanzgjedhje says:

    Populli votoi kunder revanshit te jugut per pushtet.Elita e jugut u perpoq te binde jugun se karriket taksat, e parate e droges po i vjedhim per ju e ta leme veriun me gisht ne goje se nuk ka cna ben se kemi soros , be e nato e rusi! Populii i jugut votoi kunder kesaj filozofie por dha sinjal e urdher te ndahet drejt pasuria e pushteti me veriun e te ngrejme nje shtet mbi themelet e nje morali te ri solidariteti vellazor.Jugu votoi kunder “Skenderbeut’ te percarjes veri jug dhe pse sorosi e financoi kete projekt.Te tjerat thote se i di Peza!

  22. Korabi says:

    Eshte shume e sakte analiza.
    Jane 3.500 000 votues. Nga keta
    1.490 000 jane emigrante
    300.000 s’marin pjese fare ne votime.
    Duhet te mernin pjese ne votime 1.710.000
    nga keta votuan 852 249.
    0se 49.8 %.
    Ky eshte realiteti.
    Ajo shifra 85 % kundra qeverise jane pordh me rigon. E di Opozita se sa emigrante ka pro? Se tre te familjes time i di qe jane kundra PD. Po keta qe nuk duane t’ia dine ne se ka votime apo jo. me PD-ne jane ? Si vertetohet.
    Qe miu te mos beje rrege duke kalusr mbi mustaqe, 30 qershori duhet pranuar me te dy kembet, edhe pse jemi te ndergjegjshem se duhej te ishte dhe opozita. Po kur nuk u do menderja le te rrine. Per qendrimin e presidentit, ai duhet te ishte larguar. Kur nderkombetaret hynin e dilnin ne dyert e partive,presidenti benlte sehir me Cim Peken.

  23. Sit back and relaks■●▪ugfrd%^* says:

    Analize 1 milion euroshe, apo jo Fredo, million euro boy?

  24. Sit back and relaks■●▪ugfrd%^* says:

    Analize 1 milion euroshe, apo jo Fredo, million euro boy??

  25. Sit back and relaks■●▪ugfrd%^* says:

    Analize 1 milion euroshe, apo jo Fredo, million euro boy???

  26. Zgalem says:

    Alfred Peza – Analisti realist , pa kolege , ne ket efushe . Zgalem

  27. BK says:

    Analize leshi, vetem tek 85 % ka te drejte.
    – Te shpjegoje se sa kohe duhet per te dhene shifren e pjesmarrjes nga ana e KQZ.
    Votimet mbyllen ne oren 19 00. Ne oren 20 00, kjo shifer del e sakte.
    Eshte procedura me e thjeshte, nuk ka te beje me fillimin e numrimit.
    Sapo mbyllet votimi, komisioneret tek lista e zgjedhesve, bejne numrimin e atyre qe kane votuar dhe raportojne ne KZAZ perkatese.

    -Pjesmarrja ne votime, shihet edhe me sy te lire. Ka statistika per kete.
    Dihet se sa votojne nga ora 9 00 deri ne oren 11 00 dhe sa votojne nga ora 12 deri 16 00 dhe sa votojne para mbylljes.
    Qendrat e votimit kane qene te vdekura, nuk shihje njeri.

    -Por vote, eshte vetem atehere, kur zgjedhesi i drejtohet qendres se votimit me vullnetin e tij.
    NJe kusheriri im socialist, kryetar partie, nga fundi i votimit, shkon e i merr me makine fshataret per te votuar, ndonese nuk donin te votonin, saqe grate genjenin se burri nuk eshte ne shtepi.

    – Qesharak behet kur e nxjerr shifren e pjesemarrjes po te heqim emigrantet 50%, te votes socialiste, ndonese ka dhe shume socialiste qe nuk kane votuar dhe vetem votat e pavlefshme, qe perkthehen kundra kalojne mbi 2 %. Po te shtojme ketu edhe votat qe luajne, pra nuk akordojne shifrat, behen dhe 2 % te tjera minus.

    -Ka njeri qe e beson se PS, ka rritje votash ne krahasim me 2017-en, ne nje kohe kur nuk kishte gare?
    -Ka njeri qe e beson se PS te kete rritje, kur ka 6 vjet qe konsumohet ne pushtet. Kaq te kenaqur jane njerezit.
    -Ka njeri qe e beson shifren 22.9% te pjesemarrjes, kur komisioneret ne te gjitha nivelet ishin vetem socialistet?
    -Ne te gjitha KZAZ, shifrat nuk akordojne.
    -Si eshte e mundur, qe ne Librazhd, ka me shume votues tek lista se sa vota ne kuti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje