Nga Ben Andoni
Shqipërisë i mbetet vetëm një kartë që mund ta luajë për në Vjeshtë, kur Këshilli i Evropës do vendosë dëshmitë e reja sa i përket hapjes së negociatave. Ajo ka të bëjë me arrestimet dhe në një farë mënyrë kristalizimin e atij investimi të madh që ka bërë komuniteti ndërkombëtar për Reformën në Drejtësi. Pas përpjekjes që po bëhet nga maxhoranca për të kanalizuar gjithçka të keqe tek presidenti i vendit, duket se arrestet s’do të lenë rehat dhe politikanët e dy krahëve. A të jetë vallë edhe kjo e kalkuluar?
Ka një përpjekje, në orët e fundit, të shumë instancave sa i përket afateve të krijimit të strukturave të Drejtësisë. Gramoz Ruçi, Kryetari i Kuvendit ka qenë i ashpër dhe i drejtpërdrejtë me grupin e Majtë parlamentar ndërsa i ka kërkuar llogari për pjesën e tyre të detyrës sa i përket ndihmës për strukturat e Drejtësisë, ndërsa nga opozita vijon një mosbesim i hapur, që do të kulmojë me shumë gjasa me mos njohjen e verdikteve të Drejtësisë.
Fakti është se procesi i Vetting megjithë fshesën e tij të hekurt dhe të justifikuar duket se ka një lloj mungese ekuilibri sa i përket dlirësisë së individëve të ndryshëm. Media ka dhënë shumë dëshmi në këtë rast, që e konfuzojnë më shumë publikun shqiptar sa i përket Reformës në Drejtësi, ku në jo pak raste personazhe të përfolur e kanë kaluar Vetting-un, përkundrejt të tjerëve të papërfolur që se kanë kaluar!! Ndaj një pjesë jo e vogël e shqiptarëve beson se Reforma nuk do të japë rezultatet e duhura, kurse një pjesë më e madhe beson se ndryshimi është tek dera.
Kaosin e shton presidenti i vendit Ilir Meta me deklaratat e tij konfuze dhe patetike por edhe me pohimet cinike ndaj reformës. Në orët e fundit, shqetësimi i tij është rritur sepse Komisioni parlamentar i Ligjeve përcolli një mesazh sipas të cilit KLGJ-ja, në raportin që i ka dërguar Kuvendit, ka gjetur një sërë shkeljesh të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), nën kryesimin e kreut të shtetit. Kjo deklaratë, bëri që zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, të reagonte me deklaratën e kryetares Felaj, që sipas tij linin të dyshohet për arrestimin e Metës.
Nga ana tjetër, i gjithë investimi i PS-së për ta shkarkuar presidentin ka krijuar një perceptim se personazhe të saj nuk kanë më frikë nga Reforma. Këtë e përligj protagonizmi ende i deputetëve dhe zyrtarëve të përfolur nga ana e PS-së, që nuk merren të pandehur. Teksa në PD frika është më evidente sepse PD ka hequr dorë nga institucionet duke ia lënë fatit në dorë atë që do ndodhë me të. Në një farë mënyre, ata shpresojnë që duke vazhduar me bojkote të arrihet të pretendohet se gjithçka bëhet dhe do ndodhë për inatet politike të socialistëve. Pritet që denoncimet e opozitës të fillojnë që me arrestet e para duke përcjellë kriza të reja nëse Drejtësia nuk do të jetë shumë e qartë.
PS-ja tashmë ka detyrë më të vështirë sepse duhet të hapet dhe të jetë e përgatitur për ata që Drejtësia shqiptare do të vendosë në bankën e të akuzuarve. Paçka se lirshmëria sesi disa po kalojnë Vetting-un tregon se do të ketë marifete të reja.
Njerëzit po mendojnë sërish për ngërçe të reja dhe me këtë shpjegohet edhe se pse nuk kanë frikë politikanët, që po na përgatisin ngërçe të reja. Ky është lajm i keq dhe e ul disi optimizmin e shefes së ONM-së, Calavera, që pak orë më parë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Poznan të Polonisë, u shpreh se kjo reformë do të garantojë pavarësinë e gjyqësorit për vendin, duke shtuar se ndërkombëtarët duan njerëz në burg.
“Sepse kjo do të thotë që me këtë proces, që unë besoj se po shkon në drejtimin e duhur, ne do të kemi një gjyqësor të pavarur, Shqipëria do të arrijë në një pozicion fantastik, për të kapur kohën e humbur deri tani. Këtë herë kur ne negociojmë anëtarësimin, ne kërkojmë një historik treguesish. Kjo do të thotë që ne duam të shohim që ligjet të zbatohen, duam të shohim njerëzit në burg, asetet e krimit të sekuestrohen dhe ne duam të kemi mjaftueshëm fakte/prova, jo vetëm ligje, për të demonstruar që sistemi është i konsoliduar”,ka thënë Calavera gjatë fjalës së saj.
Më mirë nuk thuhet dhe duket se ka ardhur koha, por për një gjë publiku është i paqartë: Pse vallë PS dhe PD nuk kanë frikë apo sepse marifetet janë bërë sërish, duke e bërë edhe këtë reformë shumë hibride…të dhimbshme për njerëzit dhe të lehtë për zyrtarët.
Po si more gazetar mendon se opozita nuk do te njohi verdiktet e drejtesise, po ku e ke degjuar ti kete, ne hene apo mars??? Drejtesia nuk eshte demokraci more zoti gazetar, eshte diktature. Nqs merret nje vendim nga drejtesia ai do te zbatohet me force, nqs nuk deshiron ta zbatosh ti, apo dikush tjeter. Po a e di ti more zoti gazetar se per te zabtuar verdiktet e drejtesise eshte ndertuar nje burg i ri ne rec, i cili eshte gati dhe po pret zbatimin e verdiktit te drejtesise e ti thua opozita nuk do ti njohi!!!
Shtypi në përgjithësi meret me pasqyrimin e bisedave të kafeneve. Kështu që sido të veprojë drejtësia dhe qeveria paskëtej diskutimet do të jenë të njëjta! Të dyshimta!!! Subjektive.
Bravo Timi, je i vetmi shqyptar pervec lexuesve te Temes, qe beson te PPSH dhe Reforma e saj per te nxjerre para drejtesise Anetaret e Byrose Politike:Rama,Meta, Berisha,Basha apo Ruci e Tualet Palla.
Medioker dhe debil gazetar! Keto qe thote ky “lolo” gazetar njerezit i dine me mire! Kush ka vjedhur dhe vrare e dine te gjithe vetem s’po e kuptojme zvarritjen per ngritjen e Institucioneve te drejtesise. Engel i ben fresk Metes! Eshte “lobim”?
Duhesh te jesh medioker si analist ,nuk flitet thjesht per arrestime po per permbysje te nje rregjimi 70 vjecar anti perendimor partite ekzistuese do te shkrihen do te kemi nje klase te re politike me njerez krejtesisht te rinj shumica do thirren nga diaspora Mos beni endrra kot sistemi do bjeri se shpejti me politikane gjyqtare prokurore ministra kryeministra,gazetare te korruptuar do kete sekuestrime pasurish te tundshme dhe te pa tundshme
ZOTI ANDONI JU DUHET TA MESONI VET NE RADH TE PARE QE VENDIMET E GJYKATAVE JANE TE DETYRUSHME PER TU ZBATUAR.
JU GAZETARET DONI VETEN NGJARJE …SHERRE E VRASJE …PAK KENI MERAK OSE SU SHKON MENDJA FARE TI SHERBENI DEMOKRATIZOMIT TE JETES NE SHQIPERINE TONE TE RASKAPITUR E COPE ..COPE.
PER TE DALE NE KETE KONKLUZION PERFUNDIMTAR , DUHET TE PRESIM DHE PAK MUAJ , PER TE PARE CFARE NA KA GATUAR AMERIKA DHE NDERKOMBETARET . SHPRESOJ MOS TE NA DALI CORBE DERRASH , NJE TE TILLE E KISHIM .
Vetingu do te prodhoje nje mekanizem i cili nuk mund te komandohet dot nga partite. Kjo eshte kaq e sigurte sa edhe vete Rama do te therriste Ramen ne gjyq. Njelloj si vetingu. A nuk qeshnin gjyqtaret kur u permend filtri i ri. Ja ku jemi sot. Gjysma jane fshire, dhe gjysma e mbetur sillen korrekt. Faktet do ti serviren Spakut nga bhi dhe fbi. Nuk mund te kete gjyqtar ti rezistoje zbatimit te ligjit. Te gjithe infektuesit dhe brejtesit e fondeve publike do te ngecin ne filter.
Na kujtove Andon Ledhin o gazetar pa llogjike. Opozita mund te mos njohe drejtesine !!!!!??? Hajde kazan hajde.
Po ç’punë ke ti mor zotëri (dhe gjithë politikanët e analistët e këtij vëndi) që merreni me diçka që su takon? Sistemi i drejtësisë është i pavarur, ju pse fusni hundët deri atje,sa pothuaj të përcaktoni se çfarë duhet të ndodh? Dhe nderhyrjen e bëni aq brrutale dhe jo profesionale, sa lemerisni çdo qënie të arsyeshme. Kjo ndodh sepse veç një fakulteti që ju ka mësuar sadopak si renditen fjalitë ju nuk dini asgjë tjetër. Edhe në kohën e komunizmit gazetarët merreshin me një drejtim të caktuar dhe pas një farë kohe bëheshin pothuaj specialist për drejtimin e ngarkuar, kurse sot ju jeni thjesht një grumbull pa asnjë sistem të përcaktuar vlerash, thjesht fjalilidhës dhe asgje më shumë. Shkrimet tuaja janë pa më të voglën vlerë dhe mund të shërbejnë vetëm për biseda kafenesh. Jo vetëm kaq por jeni dhe shoqërisht të dëmshëm. Ju deformoni sistemin e vlerave me interesat dhe mënyrën tuaj të të menduarit dhe të vepruarit.
Ky idioti me duket se ka mbaruar per aktrim dhe ben edhe gazetarin, edhe redaktorin…! Pika, ne marrsh vesh ti!