Deputetja Rudina Hajdari do të investojë rrogën e saj për shkollën “Shejnaze Juka”.
Kësaj shkolle, e cila u përdor si KZAZ në Shkodër, pak javë më parë iu vu flaka nga mbështetësit e opozitës, të cilët kundërshtonin zgjedhjet e 30 qershorit.
Ndërkohë, Hajdari shprehet, se disa ditë pasi ndodhi kjo, ajo ka viziuat nga afër shkollën, me qëllimin për të investuar rrogën e saj për riparimin e dëmtimeve.
Megjitahtë, drejtori i shkollës, sipas Hajdarit i ka deklaruar se një gjë e tillë është mbuluar nga bashkia, por është parë e arsyeshme që shuma e deklaruar e deputetes të investohet për libra artistikë.
Komenti i plotë i Hajdarit:
Me datë 05.07.2019 vizitova shkollën “Shejnaze Juka” me qëllimin për të investuar rrogën time në ambjentet e shkollës pas ngjarjes së datës 18.6.2019.
Pas vizitës time u konstatua se pas investimit të bërë nga Bashkia Shkodër, nuk ishte i nevojshëm një investim tjetër i këtij lloji.
Pas bisedimeve me drejtorin e shkollës, Z. Kolë Shiroka u pa e arsyeshme që shuma e parashikuar nga paga ime të shkojë për librat artistikë, të cilat janë të integruar në kurrikalat mësimore, të vlefshme për të tre vitet e gjimnazit, t’i shtohen bibliotekës së shkollës.
Këto libra do të shërbejnë si për 500 nxënësit që janë aktualisht të rregjistruar në shkollë, ashtu edhe për brezat e tjerë që do vijnë në vitet e ardhshme.
Duke qenë libra, të cilat janë të detyrueshëm të lexohen për gjatë 3 viteve shkollore, të gjithë nxënësit që nuk kanë mundësinë të pajisen me libra do të kenë akses falas në bibliotekë për të tërhequr librin që u nevojitet.
Eshte vajze apo grua e mire e ketij vendi! Pavaresisht sfidave qe nga e kaluara dhe familja, ajo mbijeton me dinjitet!
Ner s duhet ta humbasim Rudinen, po behet vlere nga dita ne dite! Respekt per Rudina Rudinen!
Bravo Rudina. Ti je model i qytetarise dhe nje komunitare e mrekullushme. Suksese.
Bravo
Rudina! Fol me mamin qe edhe ajo te japi te pakten gjysmen e 400.000€ qe i ka marre ben qimes,nuk po ja trazojme bizneset me nga 20,30,40 e 50 mije € qe i merr rregullisht nga kriminelet e te korruptuarit e ndryshem!
e bukur, por ja cdo te thote te kesh deputete qe rrogen nuk e kane per nevoja te ushqimit te familjes, apo rroga eshte shume e madhe???
agim
Te lumte Rudine.Je njesh! Me kete gjest fisnik i tregon barbareve se dija eshte PUSHTET.Faleminderit.
Te pergezoj RudinaHajdari. Kam besim se ne rrugen qe ke zgjedhur sado e veshtire qe eshte ti do dish te hecesh pa u rrezuar. Na zemra suksese