“Kush predikon shpatën, nga shpata do të vdesë!”

8 Korrik 2019, 12:59Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

“Sot ishte radha e Lubonjës, nesër e jona!”

Kështu shkruante një nga këta analistët që kanë muaj që flasin për përmbysje të qeverisë me dhunë e me të vrarë, pasi një person me probleme mendore, i theu xhamin e makinës Fatos Lubonjës (ca media shkruajnë se ishte makina e të vëllait, ndërsa vetë Lubonja thotë se i ka thyer edhe vazot e luleve të mamasë).

Rasti në fjalë është banal dhe jo për konsum debati mediatik e politik, por për spital psikiatrik.

Por, duke qenë se rastin e një të sëmuri mendor, që mund të kishte sulmuar këdo, veçse në këtë rast, rastisi që e kishte kapur prej kohësh me fqinjin e tij, personazh publik, siç edhe pohon vetë Lubonja, duan ta kthejnë në debati mediatik dhe politik, me argumentin se sulmi ndaj Lubonjës është frymëzuar nga Edi Rama, mirë është të thuhen gjërat ashtu siç janë.

Është e vërtetë që Rama nuk është shumë miqësor ndaj mediave dhe analistëve (me pronarët “çuditërisht” shkon shumë mirë), por ai nuk është treguar kurrë i dhunshëm dhe hakmarrës ndaj askujt prej tyre.

I tall dhe përçmon me qëllim, pasi i duhen kundërshtarë, duke e ditur se shumë prej tyre, në publik janë figura më të konsumuara dhe të papëlqyeshme, edhe se vetë politikanët.

I quan “kazan” e shpesh dhe i denigron personalisht, çka mund të konsiderohet edhe si nxitje për dhunë ndaj tyre, por kurrë nuk iu ka djeguar makinat, ju ka hequr njerëzit e familjes dhe fisit nga puna, apo ka nxitur e stimuluar njerëz, që të rrahin gazetarë kritikë të tij, siç ndodhte me paraardhësin e tij.

E kundërta ka ndodhur.

Nuk ka emision politik apo faqe portali, që të mos bëjë thirrje çdo ditë për rrëzim e Ramës me dhunë, për fundin tragjik të tij, për marrjen zvarre, për vrasje, për gjak, e marrëzira të tilla, që në çdo vend normal, do të çonin në ndjekje penale për gazetarët dhe mediat që bëjnë thirrje dhe nxisin dhunë, apo rrëzimin e rendit demokratik me forcë.

Ironia është se këta që kërkojnë revolucion e mosbindje civile, tani ankohen për një gur xhamit të makinës nga një i marrë, dhe janë gati ta kthejnë Fatos Lubonjën martir të demokracisë dhe të fjalës së lirë, a thua e çoi Rama sërish për ta syrgjynosur në Spaç.

Në fakt, nëse nuk do të kishim të bënim me një të sëmurë mendor, por me një njeri normal, mund të thuhej se Lubonja ra viktimë e vetë thirrjeve të tij, për dhunë.

Sepse kur bëhet thirrje për dhunë e mosbindje civile dhe rrëzimin e kësaj kaste politiko-mediatiko-financiare, mosbindja, nëse do të realizohej, rrezikon t’i marrë të gjithë përpara, duke përfshirë edhe këta që bëjnë thirrje të tilla, si puna e Lubonjës, pasi kanë vite që në një “çanake” hanë të gjithë.

Se siç thuhet edhe në Bibël, kush predikon shpatën, prej shpatës do të vdesë!

Fatmirësisht, deri më tani thirrjet e Lubonja&Co për dhunë, nuk janë marrë seriozisht.

Ndryshe, ai guri në xhamin e makinës, për të cilin është ngritur gjithë opozita në këmbë, do të ishte lule në krahësim me atë që mund të ndodhte!

16 komente në ““Kush predikon shpatën, nga shpata do të vdesë!””

  1. Arbeni says:

    Kazani mediatik dhe kadrinjtë nuk kanë asnjë ndikim në shoqëri.

    1. Maxhun Karpeka says:

      Lereni Tosin ne budallallekun e vet. Qe I vogel mami i kishte mbushur mendjen qe ishte gjeni, po ne fakt ishte nje bajge e vogel e prodhuar nga Todi dhe Liria dhe nuk vlente per asgje. Gjindje pa shkolle zoti hetues.

  2. Doktori says:

    Po mire e ke, qe e ben kete analize,,po une do doja nje pergjigje nga ju dhe shume kush qe e mori vesh kete ngjarje,c’ndryshim ka nje i marre rrugor nga nje i marre mediatik si dhe c’pergjegjsi kane per veprimet qe kyejne

  3. Artan says:

    arsyetim i persosur

  4. Noc Rrok Hajdari says:

    ….po Skenderbeu..?!

  5. Arberia says:

    O Tosi po nuk nyhet neri me ty mos ijep kaq shum rendesi verrà
    Nje maimun cirku je

  6. Illi says:

    Ore jini ne terezi?! Kush ja ka fajin Lubonjes, qe eshte shnderuar ne nje te “semure mendor”, njesoj si ai qe i hodhi gurin makines se vellait te tij?!

  7. Une,Lubonja says:

    Lubo dhe i “marri” nuk ndrydshojne shume! ” I marri” sulmon me gure, Tosi sulmon me fjale kriminale! S’ka ndryshim! Te dy ja njelloj! Por Tosi qe ka kohe qe vetem leh si qen i marre eshte bere shume komik nuk e merr njeri seriozisht!

  8. paske qënë i çmëndur says:

    psikopati fatos ra në usta psikopat është me fat si psikopati i viçidolit

  9. Dhimiter shabanaj says:

    E para Zoti Fatos ka nja 20 vjet qe sulmon identitetin kombetar SHQIPTAR.me teza te ndryshme qe do ti kishin zili antishqiptaret me te terbuar Serb Grek Turq etj .vec kesaj kohet e fundit e kemi degjuar te beje thirrje per dhune .dua ti them zotit fatos dhe gjithe bastardeve te tjere qe dhune te bejne ne shtepine e tyre ne fillim qe te marrin nje shije nga ajo qe u rekomandojne te tjereve.ne nje vend tjeter shoku fatos do ishte i pandehur per nxitje te dhunes.tung.te gjitheve.

  10. lisi says:

    Per lulbolen ky eshte vetem fillimi fundi nuk i dihet shume njerz ne itali per kerkojne se ku jeton ky antishqipetare, ky qe kerkon lufte kjo vetem eshte shkendia e pare, tipit si lulbolja e politikan te tipit ilir florir hajduti me bazhellen dhe kurven nr 1 te territorin shqipetate monika karmadhi

  11. Dhimiter shabanaj says:

    Shoku Fatos ka nja 20-30 vjet qe sulmon me teza te ndryshme identitetin kombetar shqiptar.tani po e degjojme te beje thirrje per dhune .Le ta provoje si fillim dhunen ne shtepine e tije qe te marre nje shije cfare eshte dhuna dhe pastaj tu beje thirrje te tjereve.Ne nje vend tjeter shoku Fatos do ishte i pandehur.para DREJTESISE.

  12. merkel says:

    Gjithsesi partite e vjetra qe nuk hapen e demokratizohen, njerezit dhe relativisht te lire, shpesh I lene pa buke dhe ja ofrojne sherbimeve sekrete per kavie eksperimentale per manipulim imazhi te tyre, sipas interesave te tyre dhe me efekt ne vota te rtitura artificialisht e pushtet te pamerituar.

  13. gjeto says:

    Mos e akuzoni me Lubonjen se eshte i blere. KIA te thjeshte ka.

  14. Rakipi says:

    Shume i sakte. Prandaj ata qe bejne thirrje per dhune e kane rreze veshit. Prandaj Lubonja dhe gjithe lehaqenesit rreth Tij , te mos bejne thirrje per dhune.

  15. Stop says:

    Super shkrim, fiks per Lubinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje