Fondacioni Shoqëria e Hapur, apo siç njihet ndryshe fondacioni “Soros”, ka reaguar pas akuzave të hedhura në adresë të themeluesit të tij, miliarderit George Soros, nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, duke e akuzuar për ndërhyrje në zhvillimet e brendshme në Shqipëri, kryesisht reformën në drejtësi.
Në një koment publik të pak ditëve më parë, zoti Meta akuzonte zotin Soros, se qëndronte pas “një komploti të kurdisur prej kohësh për të ushqyer përplasjen civile më 30 qershor, si dhe për të ndikuar reformën në drejtësi”.
Komentet e zotit Meta pasuan mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të cilat ai i konsideron si të paligjshme.
Por si përgjigje ndaj interesimit të “Zërit të Amerikës” mbi këto akuza, shefja e zyrës së komunikimit të fondacionit “Soros” me seli në Nju jork, Laura Silber, tha se “Fondacioni Shoqëria e Hapur është krenar për rolin që ka luajtur, krahas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, për të mbështetur reformën në sistemin gjyqësor në Shqipëri, që është një kërkesë e domosdoshme për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”.
Në deklaratën e zonjës Silber thuhet më tej se “karakterizimi që presidenti Meta i ka bërë kësaj përpjekjeje kaq publike si një komplot, është i çuditshëm.
Ne presim që të takohemi në të ardhmen e afërt me presidentin Meta, në bazë të ftesës që na ka dërguar”, shton më tej ajo.
Presidenti Ilir Meta ka akuzuar edhe më parë manjatin e biznesit George Soros për lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.
“Fondacionet për një Shoqëri të Hapur” janë një rrjet ndërkombëtar organizatash jofitimprurëse, të pavarura, jo qeveritare dhe jo politike që mbështesin financiarisht grupe të shoqërisë civile në sektorë të drejtësisë, arsimit, shëndetit publik dhe shtypit të pavarur në mbarë botën.
Në Shqipëri “Fondacioni Soros” e zhvillon aktivitetin që prej vitit 1994.
Ky palace president ju ben ftese per takim,ndersa ai krimineli Berisha nepermjet ministrit te drejtesise I ka legalizuar si fondacion per te ushtruar aktivitetin ne Shqiperi…
Me vjen keq per pasuesit e te dy forcdane politike,PD dhe LSI,qe ju besojne akoma ketyre maskarenjve,te cilet kane vjedhur,vrare,percare dhe shkateruar shtetin dhe popullin Shqiptar…
Ilir koke kubiku i njeh dhe i ka provuar miresite e nje prej filantropeve me te shquar te globit,z.George Soros.
Eshte kompleksi provincial i theksuar,i inferioritetit.Pikerisht ky kompleks te corodit arsyen te kethen nga njeri ne ari,nga sy caker ne verberi te plote,nga nje me veshe te mbushur me dylle ne shurdheri te plote.
Zoti e ndihmofte cepanistin!Por keshtu sic e ka zene te s’emes ka per te ngrene.f