Thiago Silva fshikullon Messin: Pse nuk foli për arbitrin, kur mundi PSG-në 6-1?!

8 Korrik 2019, 12:31Sport TEMA

Shpërthimi me akuza i Lionel Messit, se “Copa America” është korruptuar dhe se organizatorët bënë gjithçka për të shpallur Brazilin fitues, për këtë vit, nuk ka kaluar në heshtje. Përkundrazi, reagimet kanë qenë të forta, vijojnë ende.

Pas trajnerit Tite, në emër të Brazilit ka folur edhe qendërmbrojtësi Thiago Silva. Ky i fundit ka deklaruar se Lionel Messi ka ndikuar gjyqtarin gjatë përmbysjes së famshme të Barcelonës kundër PSG, në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, sezoni 2016-2017.

Sikurse dihet, Argjentina u mposht 2-0 në gjysmëfinale të “Copa America”, nga vendi pritës. Pas ndeshjes, Lionel Messi pretendoi se gjyqtarët nuk u konsultuan me VAR, ndërsa Albiceleste kishte pretendime për dy penallti në favor të tyre. Dhe ndodhi ashtu, sikurse e kishte parashikuar kapiteni i Barcelonës, në fakt. Brazili fitoi trofeun, pasi mundi Perunë (3-1) në finale.

Thiago Silva nuk e fshehu zhgënjimin e tij në lidhje me komentet e Messit: “Është e vështirë për ne, që të komentojmë gjëra të tilla. Megjithatë, nganjëherë, kur kemi disfatë, ne futbollistët përpiqemi ta gjejmë te njerëzit e tjerë shkakun. Nuk mendoj se ai donte të sulmonte Brazilin, por jemi të trishtuar. I kujtoj humbjen 6-1 në Barcelonë (PSG kundër Barcelonës, në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, 2016-2017), kur i bëri presion arbitrit. 

Ajo sjellje, sipas mendimit tim, ishte qesharake. E pamë mirë këtë gjë, por ne nuk dhamë ndonjë deklaratë se gjyqtari favorizoi hapur Barcelonën. Mendoj se ne duhet ta respektojmë historinë. Ne nuk i kemi pesë yje në fanellë (duke iu referuar pesë Botërorëve të fituar nga Brazili, deri tani) në mënyrë të rastësishme. Asnjë prej tyre nuk është fituar përmes mashtrimit. Të gjithë janë rezultat i lojës së mirë në fushë”. 

4 komente në “Thiago Silva fshikullon Messin: Pse nuk foli për arbitrin, kur mundi PSG-në 6-1?!”

  1. ASTRITI says:

    Mesi eshte lojtar i madh por gjykimin ne kete rast e ka te vogel.
    Eshte e drejte qe pati dy raste te diskutueshme ku mund te ishte pare vari dhe qe mund te ishte dhen penallti per mesin. Por po te diskutohet realisht ne te dy rastet, si ai i otamendit dhe ai i agueros kemi faull ndaj tyre, por ne asnje rast ata nuk jane fare ne zotrim te topit dhe skishin asnje shanc te shkonin tek topi, keshtu faulli qendron dhe eshte i diskutueshem. Ketu diskutimin e ka ne dore arbitri dhe ai vendosi ashtu sic ia e gjykoi. Pikerisht si ne cdo gjykim tjeter qe njeres pale i pelqen dhe tjetres jo. Jashte ketij argumenti cdo gjykim i mesit mbetet subjektiv dhe emocional. Ku qendron problemi Mesit? Ai pavarsisht se ka te drejte te jet subjektiv, nuk ka te drejte te gykoje se Brazili e vodhi ndeshjen dhe aq me keq u favorizua dhe fitoi trofeun. Po te jete keshtu Argjentina dhe Mesi duhet te ken ne fanelle jo dy yje por nje, pasi Maradona ne 86 e fitoi ndeshjen me gol me “doren e zotit”.

    Respekte nga Astriti.

  2. Mesi says:

    Golat me PSG i beri Barcelona dhe jo Albitri. Shikoje edhe ndeshjen e pare ku fitoi PSG 4:0.

  3. Star says:

    Vetem kjo pergjigje e brazilianit verteton se ne kete kompeticion ka patu manipulim. Pse e permend Parisin ky rrota. A po kur ske argument futja pordhes

  4. undefined says:

    Mesi futbollist i madhe, si njerri mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje