PRAPASKENA: Buffon i tha "jo" Princit që donte të ndryshonte rregulloren!

6 Korrik 2019, 21:35Sport TEMA

Rikthimi i Gianluigi Buffon te Juventusi ka gëzuar të gjithë juventinët, ndërsa sipas “Sky Sport”, Gigi kishte mundësi të qëndronte edhe 1 vit në Paris, por sidomos të shkonte në Portugali, ku Porto e priste, pa harruar ofertën nga Brazili dhe Fluminense, pasi presidenti i klubit ishte gati të zbriste në Itali për ta takuar personalisht.

Edhe Leed United në Angli bëri tenativë, edhe pse luan në kategorinë e dytë. Sondazh edhe nga Barcelona, në kërkim të një portieri të dytë. Por, më e rëndësishmja ekonomikisht erdhi nga një Princ i një ekipi arab që sipas “Sky” ishte gati të ndryshonte rregulloren e kampionatit dhe federatës vetëm që ta paguante shumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje