Gjyqtarë nga Islanda për Partizani-Qarabag

6 Korrik 2019, 15:28Sport TEMA

Do të jetë një 4-she gjyqtarësh islandezë që do të vendosë drejtësi në sfidën mes Partizanit dhe Qarabag që do të zhvillohet në datën 10 korrik në orën 17:30 në stadiumin Selman Stërmasi.

Kryesor do të jetë Thorvaldur Arnasson ndërsa gjyqtarë anësorë Johan Gunar Gudmundson dhe Andri Vigfuson. Gjyqtar i 4-t është përzgjedhur Petur Gudmundson.

Për Arnasson nuk është hera e parë që gjykon në Shqipëri pasi edhe vitin e kaluar vuri drejtësi në sfidën e parë të turit të parë kualifikues të Champions Leagues mes Kukësit dhe Valletas që u luajt në Loro Boriçi dhe përfundoi në barazim pa gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje