Inter- Conte largon Nainggolan, kërkon Vidal

5 Korrik 2019, 17:13Sport TEMA

Trajneri i ri i “Interit” ka vendosur të largoj nga skuadra Radja Naingolan.

Belgu, ish lojtari i “Romës” dhe “Cagliarit” në “Seria A”, nuk është në planet e teknikut të ri të zikaltërve dhe do ti duhet të gjej një sistemim tjetër.

Sipas lajmit të publikuar nga “La Gazzetta”, pavarësisht mbërritje së Sensit, ndryshimet në mesfushë nuk kanë përfunduar ende.

Zi-kaltërit kanë qëllim të sigurojnë Nicola Barrela-n fillimisht dhe më pas, të largojnë Nainggolan, për të cilin nuk ka oferta.

Kjo mund të vë në vështirësi drejtuesit zi-kaltër që po mendojnë dhe opsionin Azi për mesfushorin. Tekniku i zikaltërve për të zëvendësuar Nainggolan, ka vlerësuar si një alternativë efikase, Arturo Vidal.

Vidal ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit të Contes te “Juventus”  i viteve 2011-2014, kur dhe zonja e vjetër nisi ciklin e jashtëzakonshëm të triumfeve në kampionatin Italian të futbollit.

“Barcelona” për të lënë të lirë kilianin kërkon rreth 20-22 milion euro, por kërkon që të ketë një tratativë të shpejtë dhe mundësisht brenda mesi të korrikut, që katalanasit të gjejnë lehtësisht zëvendësues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje