VIDEO: Goditje surprizë, Partizani e gjen sulmuesin në SHBA

4 Korrik 2019, 19:07Sport TEMA

Partizani ka realizuar një goditje surprizë duke zyrtarizuar marrëveshjen me klubin amerikan Reno 1868 FC për transferimin e sulmuesit Brian Brown.

Sulmuesi nga Xhamajka do të jetë pjesë e skuadrës për dy vitet e ardhshme, pasi ka gjetur akordin me kampionët e Shqipërisë.

26-vjeçari, transferohet te Partizani nga Reno 1868 FC skuadër që militon në Kampionatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës USL Championship. Brown aktualisht është pjesë edhe e përfaqësueses të Xhamajkës, e cila po luan në Kampionatin e Kupës së Amerikës së Veriut, turneu “CONCACAF Gold Cup 2019”.

Sulmuesi pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Franko Lerda menjëherë pasi të mbyll impenjimet me përfaqësuesen e vendit të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje