Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin më të fundit në merkato.
Bëhet fjalë për Jozef Ekuban, i cili është transferuar me formulën e huazimit për një sezon nga klubi italian i Hellas Verona.
Jozef Ekuban, shihet si një përforcim i rëndësishëm në radhët e të kuqve para sfidës së parë në Champions League përballë kampionëve të Azerbaxhanit, Karabak.
Skuadra kryeqytetase në fazën përgatitore të zhvilluar në Slloveni kishte evidentuar probleme në repartin ofensiv, pas dëmtimit të Bardhit ndërsa nga skuadra u largua edhe Hebaj.
Në këtë formë, pesha e sulmit kishte mbetur mbi Çinarin dhe Mensah, megjithatë tashmë drejtuesit i kanë ofruar nju alternativë më shumë trajnerit Franko Lerda.
Jozef Ekuban është vëllai i vogël i ish-sulmuesit të Partizanit, Kaleb Ekuban. Teksa shpresohet se edhe vëllai i vogël të ndjekë hapat e të vëllait, i cili tregoi kualitete në Kategorinë Superiore.
Njoftimin për marrëveshjen me Veronën dhe sulmuesin e ka bërë klubi i Partizanit nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook.