20 skuadrat e Primera Division kanë njohur kalendarin e plotë të kampionatit për sezonin 2019-20, që fillon fundjavën e 18 gushtit dhe do të vazhdojë deri më 24 maj. Shorti i 38 javëve, për të dytin vit radhazi ka qenë asimetrik.
Barcelona do ta nisë mbrojtjen e titullit në “San Mamés” kundër Athletic Bilbaos, ndërsa Real Madridi do të debutojë kundër Celtas në “Balaídos”. Atletico Madrid do ta nisë me sfidën e shtëpisë kundër Getafes.
Sa i përket raundit të fundit, që do të luhet në javën e parafundit të majit, Barcelona do të përballet në transfertë me Deportivo Alaves, Real Madridi do të presë Leganes, ndërsa Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano” kundër Real Sociedadit.
Dy El Clasicot e kampionatit mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhen në javën e 10-të me 27 tetor (Camp Nou) dhe më javën e 26-të, më 1 mars, në “Santiago Bernabeu”.
Derbi Madrid do të zhvillohet në Wanda Metropolitano në javën 7-të (29 shtator) dhe në fazën e dytë në “Bernabeu” në javën e 22-të (2 shkurt).