Dani Alves gati të vishet madrilen!

4 Korrik 2019, 21:00Sport TEMA

Dani Alves do të vijojë të luajë futboll dhe në Spanjë kanë zbuluar se Atletico Madrid po mendon të firmosë me 36-vjeçarin, i cili shikohet si një zgjidhje imediate, duke qenë se largimi i Juanfran ka lënë vend bosh në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Duket çmenduri, por “Marca” ka bërë me dije se braziliani është opsion i vlefshëm për klubin madrilen, edhe për faktin se po dështojnë të arrijnë tek Semedo, të cilin Barça nuk e konsideron ta shesë.

Alves do të shkonte si lojtar i lirë, me pagë deri në 5 milionë euro në sezon, mirëpo një lëvizje e tillë do të nxiste debat të madh tek tifozët, për faktin se mbrojtësi më parë ka luajtur tek Barcelona dhe kalimi në Madrid mund të shikohet si një tradhti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje