Antoine Griezmann (Atlético Madrid)- 44 milionë
Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo lëshoi një mesazh të fuqishëm ndaj Barcelonës, që u duk më shumë si kërcënim, por pas një analizë të hollësishme është kuptuar se fjalët e tij janë me vend.
Flitet se Barcelona ka firmosur një parakontratë me Antoine Griezmann, që në muajin mars dhe në lidhje me këto Cerezo tha:
“E vërteta është se unë nuk e di, por nëse ju e thoni këtë, dhe ai e ka firmosur këtë marrëveshje, do të ketë pasoja. Nuk e di nëse ka firmosur apo ajo, nuk e di nëse do të shkojë tek Barça apo jo, prisni edhe pak ditë, do e mësojmë.”
Gazetarët e “Daily Mail” kanë filluar të hedhin hipoteza se nëse kjo parakontratë është firmosue me të vërtetë nga klubi katalanas dhe sulmuesi francez, në arkën e Atletico Madrid duhet të shkojnë 220 milionë euro, aq sa ishte klauzola e largimit të tij në muajin mars.
Barcelona priti 1 korrikun për të arritur marrëveshjen me 27-vjeçarin, kohë kur klauzola e largimit të tij nga Atletico Madrid ra në 120 milionë euro, por nxitimi për të firmosur me të duket se do të ketë pasoja për katalanasit.
Mos u tregoni kaq te pa ditur. E dini.perse klauzola e Grizman para 1korrikut ishte 220 milion ,ishte sepse Atletiko kishte denim nga FIFA dy gjashtemujore per te mos kryer shitblerje. Ne 1 korrik denimi mbaroj dhe duhet te hyje ne merkaton e veres, prandaj dhe klauzola e Grizman u ul ne 120 miljon, lere se cka biseduar ai ne muajt e meparshem,me Barcelonen,
Prandaj dhe Barca priti 1 korrikun per te hyre ne bisede me Atletikon, ekipi eshte ai qe hyn ne disebim
me ekipin tjeter dhe je lojtari, prandaj ne LigaSandater eshte klauzola .Grizman me 120 milion mund te shitet kudo, jo vetem te Barcelona ,meghithete e shoh 100perqind aty duke ditur qe ne loje eshte futur dhe Semedo per tu shkembyer ,keto jane lajmet e fundit tani qe po shkruaj nga kampi blaugrana, Mundo Deportivo dhe AS, ku ora e Spanjes shenon tani 17e 45 minuta