Lewandowski përjetësisht te Bayern Munchen

6 Korrik 2019, 16:39Sport TEMA

Robert Lewandowski do të qëndrojë përjetësisht te “Bayern Munchen”. Mësohet se sulmuesi polak ka vendosur të rinovojë me kampionët e Gjermanisë, duke deklaruar se do ta mbyllë karrierën pikërisht te skuadra bavareze.

Sulmuesi polak do të ndjekë gjurmët e Robben për t’a mbyllur karrierën si profesionist në radhët e kampionëve të Gjermanisë.

Bomberi 30-vjeçar që ka kontratë deri në vitin 2021 është në bisedime të avancuara për rinovimin e saj me 2 sezone të tjera çka do të thotë se do të “varë këpucët në gozhdë” me fanellën e Bajernit.

Lewandowski prej 5 sezonesh vesh fanellën e bavarezëve dhe ofertat për të nuk mungojnë, por duket se bomberi polak i ka refuzuar duke menduar vetëm për skuadrën aktuale.

Lewandowski u transferua nga “Borusia Dortmund” te “Bayern” në vitin 2014, ku ka luajtur 241 ndeshje dhe ka shënuar 190 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje