FOTOT: Kur muret flasin... Nisma e bashkisë Tiranë që u jep "jetë" fasadave

10 Korrik 2019, 11:33Sociale TEMA
FOTOT: Kur muret flasin... Nisma e bashkisë Tiranë që u jep

Portrete, trupa, elementë grafikë, shkronja, hiper-realizmi në skaj të fotografisë. MuralFest, për vitin e dytë, e ka transformuar Tiranën në një muze të hapur. Shumë artistë erdhën nga e gjithë bota për të pikturuar muret e qytetit. Ndër veprat, ato që spikasnin janë portretet njerëzore dhe pjesëza nga kultura pop, mjedisi urban dhe natyra. 18 artistë të artit mural të ardhur nga Italia, Argjentina, Spanja, Polonia, Rumania, Greqia, Anglia, SHBA etj., me pikturat e tyre, sollën në muret e Kryeqytetit bashkëveprimin mes ideve të pjesëmarrësve dhe komunitetit.

Ky aktivitet u mbajt falë bashkëpunimit të Dekor Tirana dhe laboratorit te artit urban 167B/street te Leçes, Itali me mbështetjen e Drejtorisë të Punëtorëve nr 3 – Bashkia Tiranë, Ambasadës të Rumanisë, Institutit Italian të Kulturës dhe Aleancës Franceze.

Për organizatorët e Festivalit, qëllimi i këtij aktiviteti është t’i japë vazhdimësi imazheve që shprehin vlerat njerëzore, shoqërore duke respektuar identitetin multikulturor. MurAL Fest Tirana është një kontribut unik, i cili do t’i japë qytetit një nxitje për transformimin e Tiranës në kryeqytetin e artit dhe kulturës, një urë tregimesh të reja vizuale në Ballkan, si dhe bashkëpunime të pandërprera. Jeta e përditshme, rruga dhe historitë e saj janë të ndërthurura, duke u rritur në mure dhe reinventuar në një përzierje të gjuhëve në një mënyrë për të krijuar identitetin dhe ridizajnimin e hapësirës urbane, duke synuar ndërtimin e një historie të re.

6 komente në “FOTOT: Kur muret flasin… Nisma e bashkisë Tiranë që u jep “jetë” fasadave”

  1. Trump says:

    Prape fasada? Pse pergjitjmone baba Soros do ju mbuloje e mbroje? Driteshkurter.

  2. Dash says:

    Kam vite qe e them , vetem ne kete menyre mund te marrin jete pallatet e vjetra te kohes se pare , dhe njekohesisht lihet nje gjurme artistike e vecante te gjithkush qe vjen te vizitoje vendin , pervec qe keto jane vepra te mirefillta arti….BRAVO ! Nje inisiative qe duhet perseritur cdo vit dhe ne shume qytete …..

  3. mik says:

    Ato para’ ma mire ti kishit harxhu me sovatu ato mure, se me ba piktura qe nuk i hyn ne pune kuj.
    Harrna nuk e zbukuron rrobe.

  4. Rebel says:

    Turp i madh per kete kryebashkiak,qe vazhdon te merret me imazhin e tij FALLCO kur ka lene jashte cdo vemendjeje 50 mije banoret e Yzberishtit (KMY),qe nuk ka hedhur asnje lek,per cerdhe,kopshte,shkolla,kende lojrash,luylishte,rruge te pa shtruara,plehra kudo,nuk ka asnje biblioteke,kend sportiv etj!
    Pse i URREN kaq shume 50 mije banoret e Yzberishtit o i MALLKUAR!
    A ka njeri qe ta kjontrolloje kete MASHTRUES te pa pare se si i shoperdioron leket e qytetareve?
    Ku i ke cuar milionat qe ke marre per 4 vjet nga taksat e banoreve te Yzberishtit o i mallkuar qe te kishe mbjelle qofte edhe nje lule te vetme!
    Ti nuk ke shpirt njeriu,se ti po veproin ndaj nesh si klika e Tito-Rankovicit ndaj kosovareve!

  5. Boje, boje sa shume boje..... says:

    Ja favelat shqiptare.Ky eshte stil amerikano latin mexike venezuele,columbi .kube laghet e fukarenjve ne Brazil,shkurt hesapi te bejne gjyshen nuse

  6. Erion says:

    Po ato telat qe varen gjithandej ne mure e ne shtylla gjithe shemti kur do ti hiqni??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje