Në vorbullën e informacioneve që dalin çdo ditë për të ardhmen e Neymar, braziliani është zhvendosur në Itali, më saktë në Torino, aty ku është bërë bashkë me Cristiano Ronaldon, për të xhiruar një reklamë.
Të dy futbollistët janë bërë protagonistë në disa sporte të ndryshme, për të promovuar “Netflix”, duke premtuar një reklamë të madhe në Amerikën Latine.
Kujtojmë që PSG i ka tërhequr vërejtje sulmuesit brazilian sepse nuk u paraqit në stërvitje si të gjithë të tjerët, ndërsa babai i 27-vjeçarit, njëkohësisht edhe agjenti i tij, tha se e kanë vënë klubin në dijeni se do të kthehen në Paris më datë 15 korrik.