Paul Pogba dëshiron të largohet me çdo kusht nga Manchester United, edhe pse është grumbulluar me skuadrën në Australi, ai ka shfaqur shenjat e para të tensionit, në një debat të ashpër me Lingard.
Së fundi, agjenti i tij, Mino Raiola ka shpërthyer në deklarata të ashpra ndaj klubit anglez në një intervistë për “RMC Sport”.
“Pogba nuk ka bërë asgjë të keqe. Ai është treguar i respektueshëm dhe profesionist në çdo drejtim.
Klubi i di dëshirat e tij prej kohësh. Është e turpshme që njerëz të tjerë ta kritikojnë pa patur informacionin e duhur dhe jam shumë i zhgënjyer që klubi nuk ka marrë asnjë masë ndaj tyre”, tha fillimisht Raiola.
“Shpresoj që shumë shpejt të gjendet një zgjidhje e kënaqshme për të gjitha palët”, vijoi më tej agjenti italin.
Pogba po krijon çdo lloj mënyrë dhe po mundohet të gjejë çdo formë për t’u larguar nga “Djajtë e Kuq”, teksa destinacioni i preferuar është Real Madrid, por në listë mbetet edhe Juventus.