Neymar nuk shfaqet në stërvitje, vjen deklarata kërcënuese e PSG

8 Korrik 2019, 20:28Sport TEMA

Neymar nuk është shfaqur në ditën e parë të stërvitjes pasditen e së hënës, këtë e ka zbuluar Paris Saint-Germain.

Sulmuesi, i cili përflitet për rikthimin te Barcelona, ishte në Brazil këtë fundjavë për të parë shokët e ekipit teksa fitonin Kupën e Amerikës.

Megjithatë, gjigantët e Ligue 1 PSG premtojnë se do të marrin masa ndaj yllit të ekipit.

Në deklaratën e klubit në faqen zyrtare shkruhet: “Neymar nuk është shfaqur në stërvitje në kohën dhe vendin e rënë dakord, ai nuk ka marrë leje nga personat e autorizuar nga klubi.

PSG-së i vjen keq për këtë situatë dhe do të marrë masat e duhura ndaj tij.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje