Pagoi 2 mijë euro "mikun" e tij për t'u hedhur në det, Balotelli përfundon në gjykatë

8 Korrik 2019, 20:57Sport TEMA

“Marifeti” i fundit mund t’i kushtojë shtrenjtë Mario Balotellit.

Sulmuesi italian pagoi me shumën e 2 mijë eurove mikun e tij, Catello Buonocore për tu hedhur në det me motorin e tij skuter. Ndaj Balotellit janë ngritur akuza nga autoritetet gjyqësore, me Policinë Bashkiake të Napolit që e akuzon 28 vjeçarin për nxitje të krimit dhe lojëra fati të paligjshme.

Së bashku me Balotellin janë denoncuar tre persona të tjerë, përfshirë Buonocore. Hetuesit e Policisë Bashkiake dorëzuan rezultatet e aktiviteteve hetimore në lidhje me Balotellin, Catello Buonocore, pronarin e skuterit dhe të padronit të zonës së Mergellina ku Buonocore u hodh në ujë.

Hetuesit nga Autoriteti Portual dhe Departamenti i Mjedisit i Policisë Bashkiake nisën hetimet e iniciativave të shtunën e kaluar, të nisur gjithashtu në bazë të videos që u bë shpejt viral në web. Të dielën skuteri u gjet në Via Andrea D’Isernia, në qendër të qytetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje