VIDEO: Shkëndija fiton në transfertë, hedh hapin e sigurt drejt kualifikimit

9 Korrik 2019, 20:35Sport TEMA

Shkëndija e Tetovës ka hedhur një hap shumë të sigurt drejt kualifikimit në turin e dytë të Ligës së Kampioneve duke fituar në transfertë në fushën e kampionëve të Estonisë, Nome Kalju.

Skuadra e Qatip Osmanit jo vetëm që ka fituar, por e ka bërë një gjë të tillë duke dominuar plotësisht ndeshjen, ndonëse e mbylli vetëm 1-0 falë një penalltie.

Që  në pjesën e parë tetovarët krijuan disa raste për shënim dhe iu afruan më shumë golit, duke goditur edhe shtyllën me Radeskin.

Ata nuk ulën ritmin as në pjesën e dytë duke e kërkuar me ngulm golin që do të bënte më të lehtë rrugëtimin e tyre.

Ai erdhi vetëm falë një penalltie pak minuta para fundit të ndeshjes, kur Ibraimi me saktësi dërgoi topin në rrjetën e portës kundërshtare për t’i dhënë një avantazh të rëndësishëm skuadrës së tij drejt kualifikimit.

Ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme, ndërsa fituesja e këtij çifti, në turin e dytë përballet me fituesen e çiftit Sëlltik-Sarajevo.

N. Kalju-Shkëndija 0 – 1
81′ (p) Ibraimi

1 komente në “VIDEO: Shkëndija fiton në transfertë, hedh hapin e sigurt drejt kualifikimit”

  1. U pordh says:

    Ta kesh dhe emrin Qatip, skandal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje