Ilir Meta vendos një kurorë në varrin e Alija Izetbegoviç, ‘harroi’ Sebrenicën ku u vranë 8 mijë boshnjakë nga serbët. S’donte të mërziste Dodik, mikun e Putin?

11 Korrik 2019, 14:03Politika TEMA
Ilir Meta vendos një kurorë në varrin e Alija Izetbegoviç,

Presidenti Ilir Meta ka vendosur një buqetë me lule tek varri i ish udhëheqësit të Bosnjës, Alija Izetbegoviç, duke e shfrytëzuar qëndrimin e tij në Sarajevë për të bërë këtë homazh.

Në një postin në adresën e tij në rrjetin social, Meta nuk ka munguar të përdorë si referencë një citim të udhëheqësit boshnjak në kohën e masakrave serbe.

Nga jeta plot privacione dhe sakrifica, e këtij burri të madh shteti si Alija Izetbegović, mjafton dhe kjo trashëgimi që ka lënë, për ta nderuar sa herë vij në Sarajevë.????

“Do të sakrifikoja paqen për sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës, po për paqen në Bosnje-Hercegovinë nuk do të sakrifikoja sovranitetin”. Alija Izetbegović”, përcjell Meta mesazhin e Izetbegoviç.

Një mesazh i koduar i Metës, teksa ka nisur të bëjë rolin e sovranistit dhe përballjes me ndërkombëtarët, SHBA dhe BE, të cilët i kërcënon se është zot ai në Shqipëri

Ndërkohë që në Bosje është përkujtuar dhe 24 vjetori i masakrës së Sebrenicës po serbët vranë mbi 8 mijë boshnjakë, burra, gra dhe fëmijë, por Meta nuk ka gjetur “kohë” për të vënë një buxhetë me lule dhe atje.

Ndoshta nuk ka dashur të mërzisë njeriun e Vladimir Putin në Bosnje e Herzegovinë, udhëheqësin e serbëve të Bosnjes, Dodik.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe në Bosnje vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Kjo pjesë e Bosnjes ishte shpallur atë kohë “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Më 9 korrik 1995, ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, urdhëroi pushtimin e Srebrenicës dhe më 11 korrik forcat serbe të drejtuara nga gjenerali serb, Ratko Mladiç e morën qytetin.

Dy ish-udhëheqësit e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiç, janë dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe mizoritë në luftën e Bosnjës, që la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë dhe miliona të zhvendosur.(TemA)

3 komente në “Ilir Meta vendos një kurorë në varrin e Alija Izetbegoviç, ‘harroi’ Sebrenicën ku u vranë 8 mijë boshnjakë nga serbët. S’donte të mërziste Dodik, mikun e Putin?”

  1. Lesheli says:

    Mesazh i koduar. Vl kodet e davincit po perdor ky po spo e pjerdh njeri

  2. XXXL says:

    Ku ka fytyrë ky të shkoj te varri i Ali Izetbeg. kur ortaku dhe adhurusi politik i tij ka qen nën akuza të rënda nga boshnjakët dhe kroatët për thyrre të embargos dhe furnizimin e ushtrisë dhe falangave të Millosheviq-Arkan me naftë dhe monucin për gjenocid ndaj boshnjakëve dhe kroatëve

  3. duhen 1000 vjet per te zberthyer mesazhet e koduara presidentit tone, vetem hakerat e sprovuar mund t’ja dalin mbane kodeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje