Deputeti i opozitës: Ilir Meta të merret me LSI-në, është çakorduar. Pas 13 tetorit të vjeshtës vjen dimri, qelitë e ftohta janë bërë gati në Shkodër!

11 Korrik 2019, 09:58Politika TEMA

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i pyetur nëse në 13 tetor do kemi përplasje, tha se kjo datë do të jetë një qetësi vjeshte.

Kujtim Gjuzi: 13 tetori është një qetësi vjeshte, se bien edhe gjethet e vjeshtës në atë kohë, duke kaluar kjo nxehtësia e madhe e korrikut tani.

Unë mendoj që Meta është i zgjuar kështu, është inteligjent ka kapur tre poste në Shqipëri edhe mund ta mendojë, edhe thotë po sikur të iki njëherë çfarë ndodh.

Të merret pak me LSI-në sepse është çakorduar komplet opozita, LSI-ja, të gjitha.

Nuk merret vesh se çfarë bëhet atje.

Në këto kushte unë them se mund të jepte një ndihmë pranë LSI-së, nëse do ta dëgjonte këshillën.

Nëse jo, pastaj ka problem me qelitë e ftohta që janë bërë gati në Shkodër, se vjen dimri pas vjeshtës.

1 komente në “Deputeti i opozitës: Ilir Meta të merret me LSI-në, është çakorduar. Pas 13 tetorit të vjeshtës vjen dimri, qelitë e ftohta janë bërë gati në Shkodër!”

  1. Shkodrani says:

    Nuk ka qeli të ftohta për presidentë, kryeministra e deputetë. Ato do të jenë të ngrohta e të pajisura me komoditete. Burgu i Reçit ka edhe një mace që shëtit oborreve të burgut, të gjera, me lule e plot asfalt. Policët mezi po presin bujtësit e parë se është bosh burgu. Thuhet se bujtësit e parë do futen me këmbë të mbarë që të shtohen sa më shumë. Thuhet po ashtu se do të ndërtohet ujësjellësi i ri në Reç , që burgut të mos i mungojë uji…edhe pse mëkatet nuk lahen me ujë! Burgaxhinjtë e parë, banorët e Reçit do i presin me gështenja dhe me mjaltë medemek gështenje… se në fund të fundit edhe ata medemek folën në emër të popullit. Kujdes Gjuz se je deputet! Edhe për ty është burgu, dmth për burra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje