Një dekadë pasi Edi Rama, atëherë në opozitë, i kërkonte Sali Berishës “hap kutitë ose largohu”, janë demokratët që kërkojnë hapjen e materialeve zgjedhore për të faktuar se zgjedhjet u manipuluan.
Përballë zërave që flasin për një lëvizje të njëjtë të PD-së me socialistët, sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso këmbëngul se nuk ka vend për paralelizëm.
“Në atë kohë, Rama hodhi dyshime mbi të gjithë komisionerët e tij.
Ai tha që të 20 mijë komisionerët e mi i bleu Berisha. Ishte një betejë e Ramës me komisionerët e tij”, tha Kaso për A2, i cili mohon se me këtë lëvizje PD-ja ka njohur 30 qershorin dhe thekson se edhe për 13 tetorin do të jenë strukturat drejtuese që do të vendosin.
“30 qershori ligjërisht nuk ekziston, në kushtet që kemi një datë të dekretuar dhe në fuqi, që është 13 tetori.
Por, me forcën dhe me dhunën e kartonit është bërë fakt farsa e datës 30 Qershor”, deklaroi Kaso.
Ai shprehet optimist se KQZ-ja do ta pranojë kërkesën:
“Në cilësinë tonë si partia më e madhe e opozitës, si subjekt që kemi përfaqësues të përhershëm pranë KQZ-së, kemi të drejtë të njihemi me çfarëdolloj dokumentacioni që kalon në mbledhjet e KQZ”.
Një ditë më parë, përmes një kërkese të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, partitë e koalicionit opozitar i kërkuan Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’u vërë në dispozicion të gjitha materialet zgjedhore të 30 Qershorit, nga listat e votuesve tek tabelat përmbledhëse të rezultateve zgjedhore.
PD-ja te hanje mut,dy tre sa t’i doje qejfi…Ne kete bote paguhen te gjitha………PARTI KANIBALE!!!
Qeveria dhe ps-te nuk duhet te pranoi kerkesen e pd-ke per hapjen e kutive te votimit.Ne radhe te pare asaj nuk i duhet se si u votua ne 30 Qershor se nuk ishte pjetare e zgjedhjeve,pra eshte e barabart me nje parti si Balli,Legaliteti,eloklogjikja e gjelberta etj.Kurse bindja demokratike po.Ajo ishte pjesmarrese ne zgjedhje. Tjeter-Kur i kerkonte ps-te Sali Berishes te hapen kutit se ishte vertete per t’u hapur, pasi ishin manipuluar hapur, ne sy te popullit dhe Sali Berisha tallej se kishte te gjithe forcen,policine,ushtrine,shik-un dhe me nje veprim mafioz prej te forti,i dogji kutit ne breg te lumit duke bere keshtu nje karshillek.Me kete Berisha thoshte,nuk i hap,i dogja,kini ç’fare me beni? Prandaj kutit e 30 Qershorit nuk duhen hapur.