Andi Bushati: Meta, barrikadë ndaj Ramës shumë më e madhe se e gjithë opozita së bashku. Jo mëkat që të jepte dorëheqjen

10 Korrik 2019, 19:06Politika TEMA

Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24 analizoi me detaje situatën politike në vend, ndërsa u ndal edhe tek përplasja mes qeverisë, opozitës dhe Presidentit të vendit pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, proces ky shumë i kontestuar nga fronti opozitar.

Sipas Bushatit, me këtë sistem shtetëror që ka ngritur kryeministri Edi Rama, roli i presidentit të Republikës është kthyer në një rol të pakuptimtë.  Ai pohoi se lëvizja më e mirë e Metës do të ishte ajo e largimit nga drejtimi i Presidencës.

“Nuk do të ishte mëkat që Meta të jepte edhe dorëheqjen dhe të ikte vetë. Presidenti në këtë lloj arkitekture shteti del një kukull e pakuptimtë.

Duket sikur Meta është i pavend atje dhe mund të ishte e udhës një lëvizje politike si dorëheqja dhe më pas largimi.

Presidenti çfarëdo veprimi që të bëjë, këto bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ka një optikë tjetër, e cila ka zgjedhur ndoshta Ilir Meta dhe ajo ka të bëjë me rezistencën deri në fund me deklarata publike dhe me dekrete.

Meta është një barrikadë për Rilindjen shumë më e madhe sa e gjithë opozita e marrë së bashku”-tha Bushati.

I pyetur se a mund të ekzistojë një plan për komplot ndaj Presidentit të Republikës nga dy partitë kryesore në vend, PD dhe PS, analisti thotë se politika aktualisht është në një lojë të fortë shantazhesh dhe presionesh dhe palët po presin me padurim se cili do të tërhiqet i pari nga “beteja” e nisur.

“Po përflitet shumë, por për të kuptuar vërtetësinë e thashethemit unë kam gjithmonë një strategji pasi analizoj gojët që përhapin këtë thash e them.

Po të shohim, gojët që e kanë publikuar këtë konspiracion në publik janë të njëjtat gojë që kanë mbështetur Edi Ramën në kohën e tij më të keqe.

Politika bën shantazh me lojën e dhunës e të forcës se kush do ta hajë presionin dhe kush do të tërhiqet i pari”-u shpreh Bushati.

Në fund Bushati u ndal edhe tek përgjimet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të kryer me dy komedianë rusë ku mes tjerash bisedohej për çështjen e kufijve Kosovë-Serbi.

Ai tha se përgjimet treguan  se kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka qenë e shqetësuar për këtë aventurë të rrezikshme mes Thaçit-Vucicit dhe Ramës.

“Na treguan shumë gjëra të reja. Së pari vërtetuan atë shprehjen tonë ‘kur të vjen e keqja hapi derën’. Thelbi i saj na tregon një gjë: Merkel ka qenë e shqetësuar për aventurën Thaçi-Vucic-Rama për aventurën e kufijve në Ballkan. Liderët kryesorë të rajonit janë të trembur me këtë aventurë, e cila mund të çonte në luftëra të reja në Ballkan”-shtoi ai.

5 komente në “Andi Bushati: Meta, barrikadë ndaj Ramës shumë më e madhe se e gjithë opozita së bashku. Jo mëkat që të jepte dorëheqjen”

  1. Na myten karnat says:

    Ahahahahahaha!
    Pas idese gjeniale te dorezimit te mandateve nipi adoptiv i Saliut del me karllikun e rradhes: doreheqjen e Presidentit. Pastaj do t’i sugjeroje Mones dhe Bashes te vrasin veten.

    1. Grigor says:

      Andi Bushati nuk i lexon komentet tona, por kjo nuk e ben qe te mos jete kokrra e trapit dhe maskarait.
      Ne pergjithesi maskarenjte Jane te zgjuar, si Saliu, por Bushati eshte shembulli tipik i maskarait idiot.

  2. populli says:

    Po c,hyn Rama ketu more monster e bllokut,e di qe te qan zemra per komunizmin por harroje ti e soji jot nuk kthehet me,Saliut,Metes po i vjen ngordhja bashke me kazanin mediatik

  3. undefined says:

    Ti dhe te gjithe zagaret e b…q…qe na beni sikur ju “dhimset” Kosova e dini mire se pa marreveshje Nderkombetare Kosova nuk ka shanc….SHBA nuk eshte gjithe jetes dhe atyre ju vjen nje dite fundi….marreveshja me Serbine eshte e pashmangshme….por nuk mund te besh marreveshje vetem duke marre ate qe do ti e tjetri te mbaj gishtin ne b…ate llij “marreveshje” harrojeni me serbet …..eshte idiotizim te besosh gjera te tilla

  4. jurgeni says:

    emo Bushat e te mendosh qe ne mbrojtje ketij palopresidenti po i del ti di arrmiku me i madh i cetes LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje