“As i zoti me e myt, as i zoti me shpëtu”, ish-kreu i PD-së tallet keq me Lulzim Bashën: Tani e kuptova pse na tradhtoi

12 Korrik 2019, 15:38Politika TEMA

Ish-kreu i degës së PD-së për qarkun e Kukësit, Ibsen Elezi ka ironizuar Lulzim Bashën teksa ka rikthyer në vëmendje sot protestat e banorëve të Kukësit, kundër vendosjes së traut në Rrugën e Kombit. 

Në një postim në rrjetet sociale, Elezi shkruan se “Nje i djathte me thote qe ne nuk i zgjidhim problemet me dhune, ju Kuksianet vepruat si te majte ate dite te trau nr.1 !!! 

Na falet se e kemi pas nga padija, se po ta dinim, me mire paguanim 10 € sesa kalonim majtas. 

Po tani qe e coj naften 200 lek ky, dmth na vuri traun nr.2, si do ja bejme ?! Dmth qe edhe traun nr.2 ta heqim edhe te mbetemi te djathte. 

Na ka mshu si te ai humori shkodran: “As i zoti me e myt, as i zoti me shpetu, vec kur te shkojme vet ner vorrza”. 

Gjithashtu, Elezi ironizon edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili edhe pse kishte premtuar që tarifa në Rrugën e Kombit nuk do vendosej pa kaluar mbi trupin e tij. 

“Tani e kuptova pse na paska tradhetu Luli atehere, se paskemi qene ne rruge te majte ( dmth rruge te gabuar)”-shkruan Ibsen Elezi. (TemA) 

2 komente në ““As i zoti me e myt, as i zoti me shpëtu”, ish-kreu i PD-së tallet keq me Lulzim Bashën: Tani e kuptova pse na tradhtoi”

  1. fati says:

    Lexoni deklarimin e Milva Ikonomit per te kuptuar se nuk do kete vendosje takse plus mbi karburantin dhe pastaj akuzoni.

  2. skelari says:

    Ibseno, nuk eshte semundje te qenit i majte, as krim. Po tipa si ty nuk kane faj, se aq u arrin horizonti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje