Nga Mero Baze
Ka një mëri të shtuar nga shumë mbështetës dhe propagandistë të opozitës, kundër faktorit ndërkombëtar, pas 30 qershorit. Ka një mllef ndaj qëndrimeve të SHBA, BE dhe vendeve të tjera Perëndimore, që u shprehën para zgjedhjeve kundër dhunës.
Tani e gjithë retorika e pas 30 qershorit, është kufizuar tek armiku i jashtëm, dhe kryesisht vendet Perëndimore që bënë thirrje kundër dhunës më 30 qershor.
Asnjë fjalë për dështimin e Lulzim Bashës. Asnjë fjalë për premtimet e pambajtura të tij. Asnjë fjalë për strategjinë e dështuar të tij. Asnjë fjalë për rolin e Sali Berishës dhe Ilir Metës në këtë histori. Madje, asnjë fjalë, as për lajthitjen verore të Presidentit.
Për ta gjithë fajin e ka SHBA, BE dhe vendet e tjera Perëndimore, që nuk kuptohet çfarë roli kanë luajtur në dështimin e Lulzim Bashës.
I gjithë ky ligjërim politik, në fakt kërkon të fshehë dështimin e Lulzim Bashës në krye të opozitës, por dhe dështimin e vetë atyre, që e nxitën Lulzim Bashën në këtë rrugë.
Më i shquari prej tyre mbetet Fatos Lubonja. Ai kishte opsion të qartë përdorimin e dhunës në zgjedhjet e 30 qershorit dhe vazhdon t’i përmbahet idesë se mënyra e vetme e rrëzimit të Edi Ramës, është ajo me dhunë.
Nuk jam kundër radikalëve të tillë, edhe pse janë revolucionarë të dalë mode. Pra, nuk mund t’i përjashtosh dikujt të drejtën të rrëmbejë dhe armët, nëse i ka shkuar në majë të hundës.
Problemi që ne kemi me nxitësit e dhunës në Shqipëri, është se ata e kompleksuan opozitën, duke ja imponuar përdorimin e dhunës, si rrugë të vetme, dhe kur ajo dështoi në këtë rrugë, ata nuk mbajnë përgjegjësi, as për presionin që i bënë opozitës, as për dështimin e opozitës, as për dështimin e tyre.
Ata po rreken ta gjejnë përgjegjësinë, tek kundërshtarët e dhunës.
Këta janë të vetmit humbës në botë që thonë se fajin që ne humbëm, e kanë kundërshtarët tanë, se ata na mundën.
Pra në betejën për vëllavrasje në Shqipëri, nga një anë ishte Fatos Lubonja, Sali Berisha e Ilir Meta me shokë, që kishin vënë para opozitën si të marrë peng, dhe nga ana tjetë qeveria dhe vendet Perëndimore, që kundërshtonin dhunën.
Tani sipas këtyre, faji për dështimin e rrugës së opozitës është i kundërshtarëve të saj, që nuk lejuan dhunën.
Dhe këta nuk ndjehen të humbur, por ndjehen të persekutuar që nuk i kanë lënë të fitojnë.
Ky arsyetim idiot, turpëron çdo revolucionar në këtë botë që ka përdorur ndonjë herë dhunën për të marrë pushtetin.
Turpëron dhe kujtimin e Todi Lubonjës si partizan. Se dhe ai rrëmbeu armët për të marrë pushtetin, por nuk ishte edhe partizan, edhe të pinte kafe në “Rogner”.
Kush del në mal, kush rrëmben armët, duhet të llogarisë të jetë në luftë, dhe jo në Teatër.
Tani kjo historia që fajin pse nuk fitoi dhuna është i Perëndimit dhe jo i Lulzim Bashës, është më shumë se qesharake.
Kur dikush vendos të fitojë me dhunë, ose i qëndron deri në fund dhunës, ose vritet nga të vetët.
Në këtë rast nuk themi larg qoftë të vrasin fizikisht Lulzim Bashën, por politikisht së paku, nuk duhet të harxhonin kaq shumë energji për ta shfajësuar, edhe si luftëtar pa betejë, edhe si të dorëzuar një hap larg finales.
Ose duhet mbrojtur dhuna, ose Lulzim Basha. Meqë dhuna nuk eci, Lulzim Basha nuk mund të mbrohet si viktimë, pasi ai ka dështuar bashkë me projektin e tij.
Por dhe nëse e mbroni, të paktën mos thoni që fajin e kanë SHBA dhe BE që nuk e lanë të fitonte me dhunë.
Se luftë me leje dhe lekë bëjnë vetëm mercenarët. Ky ka pretendime që nuk është mercenar.
Shume analize e sakte, Zoti Baze, kam vetem dy verejtje jo thelbesore. Zevendsoje ate “dreq fjale”, biles, me nje fjale me te bukur, si fjala “madje”, ndersa e dyta per Lul Bashen, ndoshta nuk eshte mercenar, por porosite e Vellajit te Madh i zbaton me perpikemeri….
Harrove partizanin e vogel velo….Andushka Bushatin ?
Fatos Lubonja gjeti një lider teveqel dhe një parti të rrënuar, që shtrirë nga kolltuqet e tallavasë mediatike, e tërhoqi për hunde dhe e shtyu drejt humnerës me një lehtësi ulëritëse.
Kjo tregon se në çfarë gremine gjendet partia demokratike, me çfarë lidershipi sharlatan dhe në çfarë dëshpërimi kur përdor si udhërrëfyes shpirtërorë këshillat e sharlatanëve si Fatos Lubonja që tallin lesht me një parti që as kanë votuar dhe as kanë për të votuar ndonjëherë.
Todi Lubonja, i ati, që trajtohet si njeri i mënçur dhe patriot dhe që shitet sikur jeta e tij ka filluar vetëm nga burgu politik, përpara se të nxirrnin sytë në një luftë intrigash dhe harbutërie hakmarrëse me sojin e tij komunist, luftë që po aq poshtërsisht e vazhdojnë sot fëmijët e tyre, Todi Lubonja nuk ka qen një engjëll, por një nga ata kriminelë komunistë që ka drejtuar masakrat ndaj krerëve të veriut, me forcat e ndjekjes që drejtonte.
Tortura, vrasje, masakra, përdhunime, zhdukje rëndojnë në emër të këtij krimineli komunist.
Dhe e lamë të ikte i qetë dhe i nderuar nga kjo botë, pa dhënë llogari për krimet mekabre që kishte ngjyer duart.
Ndërsa të birit i kemi dhënë lirinë absolute të ndezë zjarrin e urrejtjes dhe destabilizimit,
t’i vërë flakën Shqipërisë, të hedhë baltë mbi këdo me një violencë të tmershme kriminale,
të bëj gjyqe dhe të japë vendime inkuizicioni, si i vetmi profet virtyti,
të fabrikojë 24 orë për 30 vjet rresht, nga mediat që ka marrë peng me një grup mafjozësh të tjerë , mashtrime, urrejtje, delir, orjentalizëm, gjoba dhe degjenerimin e gjithollogjisë pseudointelektuale që përfaqson, që i ka marrë frymën çdo lloj mendimi racional, profesionist, të kulturuar, qytetar, të përgjegjshëm dhe intelektual.
Të denigrojë shqiptarët, Kosovën, luftën për mbijetesë, UÇKnë, Çamët, popullin shqiptar,
të denigrojë përpjekjet tona dhe të komunitetit ndërkombëtar për rindërtimin e institucioneve si ai i drejtësisë,
Të denigrojë me megallomani orjentale aleatët tanë perëndimorë,
Të sulmojë, të shajë, të vërë zjarrin ku të digjen fëmijët tanë, por mos o Zot ti thyesh saksitë e së ëmës se bëhet bishë!
Dhe sot kur Fatos lubonja përfaqson për qytetarët e këtij vendi një nga krijesat më irrituese, më kafone, më të ndyra, më të pështira dhe të padurueshme, Partia Demokratike e përdor si lider shpirtëror për të vrarë veten, për të shkatërruar raportet me perëndimorët, për të vënë gjoba, për të tërhequr për llogari të Lubonjës edhe Ramën në gropën që po hidhet vetë PDja me urdhër të Lubonjës.
Uroj që dikush në PD të zgjohet ose lamtumirë përgjithmonë!
Koment i mençur. Bravo, @SPAK
Sakte komenti. Respekte
Zoti SPAK,
E pashe me sy kritik komentin tend, por nuk gjeta asgje per te kritikuar.
Shkruar shume sakte, shume ndershem, me shume objektivitet, dhe pa ndikimet klasore qe shume njerez i Jane trasheguar nga diktatura komuniste.
Nderime.
Vetem do te te sugjeroja ta shkruaje tek Panorama dhe Mapo, sepse PD-istat nuk e kexojne gazeten Tema.
Te gjitha keto dihen, por Mero bene vertete mire qe jua perplas ne fytyre ne menyre te pameshirshme. Sidoqofte, ketu jemi duke diskutuar per politike dhe ajo qe habit cdo njeri, qendron ne faktin, se perse askush nga analistet dhe politikanet tane nuk guxon te flase per raportin e pritshem te OSBE/ODHIR per zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk kemi degjuar askend te diskutoje se cfare mund te permbaje ky raport, sa do te ndikonte ai me konkluzionet politike qe do te jepte ne jeten politike te vendit dhe sidomos per rekomandimet e pritshme te tij per zgjidhjen e krizes politike. Situata politike e 30 qershorit eshte e njohur per kedo, fale nderhyrjes se huaj shpetuam nga kaosi. Eshte per kete arsye, qe ne nuk mund te flasim per qetesi dhe paqe ne 30 qershor vetem sepse kete na e bene te mundur ata qe kujdesen seriozisht per punet e kesaj bote. Po me rekomandimet e tyre te pritshme per situaten, si do te sillet klasa jone politike, do ti marri ato ne konsiderate dhe do te veproje mbi bazen e tyre? Ky besoj, perben problemin me te mprehte politik per muajt qe do te vijne. Deri tani kemi pare se si shtypi dhe politika perpiqen te krijojne sa me shume tym deri sa te dale raporti, flitet per kercitje prangash, komisione shkarkimesh e plot gjera te tjera te lezetshme per te kaluar kohen, por nuk kemi pare asgje politikisht serioze sesi do ti kthehet normaitetit jeta politike ne vend. Duket akoma vazhdon gjendja e luftes, palet qendrojne ne llogoret e tyre duke shijuar arempushimin e perkohshem, zbrazin tek-tuk ndonje dyfek sa per te treguar se jane gjalle dhe presin si do te jete verdikti nga shtabet ku merren vendimet per fatet e luftes tone te marre midis njeri tjetrit.
Si revolucionaret, si reaksionaret vene ne lufte kur mendojne qe kauza e tyre eshte e drejte. Problemi me revolucionaret tane eshte se kauza e tyre ka qene vjedhja dhe si e tille, vjedhja nuk mund te jete kauze qe te bindi popullin. Prandaj ata paraqisnin kauza te tjera per te cilat as vet nuk besonin. Ata e dinin shume mire qe vjedhja nuk eshte kauze e drejte, prandaj nuk shkuan ne lufte sepse e dinin qe do u dilte me keq se sa terheqja me turp. Ata skane turp si cdo basthard tjeter i zakonshem…
O Sali
t’u bëfsha ferrë
merr PëDënë
dhe një herë
se Lulushi
e ka dhjerë
kësaj rradhe
si përherë.
S’po na dhjet
askush, në derë
as të falë
as të blerë
merr PëDënë
dhe një herë
jepja Abit
t’a pērmjerrë!
…
P.S.
Them Sali
po me të tallur
se PëDëja
nuk do ngjallur
se, si ti
o qen i rrahur
ësht’ kufomë
e pakallur.
Funny !!
brilante dhe me shume humor!Te uroj Mero qe te te mos pushoje se ligjeruari pena.
Shumë respekt për Mero shejtanin …
undefined
Jam gati me e udheheq une PD-ne.
Jam antikomunist, sorosian, kurvar, i pabese, etj, etj.
Ma mire un se dikush tjeter.
Mendojeni, pu ju dal borxhit.
Mero, thua se nuk mund t’i mohohet askujt e drejta të përdorë armët…Si mund të përdor dikush armët, kur vetëm mbajtja e një arme është vepër kriminale, lë më pastaj përdorimi i saj! Në një sistem demokratik nuk ka vend vllavrasja, lufta civile për të marrë pushtetin me armë. Vetëm vota ka vlerë!
Prandaj, ASKUSH nuk ka të drejtë të përdorë armët për të ardhur në pushtet.
Ajo qe duam nga Shba nuk eshte te “grade” Lulin se kushedi cfare kane llapur lart e poshte ne Bruksel e Washington duke e prezantuar lulin si dibran, patriot e nacionalist.Kaq thuaju nderkombetareve dhe ata jane gati te hedhin mbi seline e pd jo molotove por bomba atomike.Kete lloj propogande te ulet nuk e hane vetem republikanet amerikane qe e dine sa kane sakrifikuar per lirine, sigurine e mireqenien e amerikes.Atyre nuk ja mban kujt tju thote nacionaliste etj etj..Ndaj infiltronin njerez per te bere dhune e te thoshin ja ky do me marre pushtet me dhune se dhe ky nga mali vjen e kokebarut si paraardhesit e tij eshte.Loje e ulet.Elez isufi me 250 dibrane qeroi qeverine antidemokratike nga Tirana me 1922 e vetem besa e konsullit britanik ja zgjati jeten.Kur me 250 veta, po me 250000 vete qe sistematikisht i mbledh luli ne shesh? Por menduam se erdhi dwmokracia e ku ne paqe e me dialog do negocionin mosmarreveshjet e keqkuptimet.Por a ka demokraci ketu? Ne rrezik eshte te pakten! Ka nje zgjidhje: Iliri meqe deklaroi se eshte shalqi, jashte president e brenda socialist i kuq, te shkoje ne gare per kreun e ps e me siguri do i munde gjithe minoritaret e baba sorosit,si Rame, Veliaj, Majko, Koci,Spiropali,Blushi etj . Keshtu pd e ps ne duar te Shqiptareve dhe lojes demokratike USA ti jape RESTART dhe gjithcka eshte e zgjidhur pergjithmone.Minorancat do gezojne te gjitha te drejtat e robit e zotit. Dhe Cani greku e Vasili cobanja do ti gezojne keto te drejta me gjithe helmin e vrerin qw kane derdhur ne mediat e tyre mbi shqiptaret.2000 vjet kane qeverisur pa zemer pushtues e minoritare. Rezultati?Na lane vendin me te Varfer , me te Korruptuar e me te padeshurueshem per te jetuar dhe pse zoti e ka Qendisur per Mrekulli.Zoti do robi nuk do? Kush eshte me i madh; Zoti a Robi? Ka ndonjeri dyshim?!
O SALALI QENI,
O LUBONJË HIENA,
MUTIN TË NA HANI,
JENI KTHYER NË KËRRMA!!
Shba duhet te “vrase” papergjegjshmerine e politikaneve e shtetareve ndaj lirise, demokracise , ekonomise se dinjitetit e te ardhmes se vendit e popullit.Te “vrase” voten e Palire e te Pandershme.
ANALIZE E SAKTE PER ATA QE KANE TRU E GJYKOJNE.
-KUR PASH SALIKRIMIN QE SHKOI TE KINOSHQUPI E DOLI PAS 30′ BUZAGAS..KUPTOVA SE AI SHKOI ATJE PER TI DHENE KURAJO LULIT QE TE VAZHONTE METODEN BERISHIANE TE DHUNES,NE VEND QE TI THOSHTE..HAP KRAHUN NGA DETYRA E DREJTIMIT TE PD.DHE KJO DIHRT TASHME.DESHTIMET NE PD JANE TE SALI RAM BERISHES QE NGA 1992.
-ORKESTRIMI SULMIT NDAJ SHBA+BE NUK MUNDET TA BEJE LUL BASHA PA LEJEN E SALIUT.BILES SALIU FUTI NE VALLE EDHE ILIR METEN.
Nuk di deri tani ne keta vite apo shekuj kush jane shqiptaret dhe kush jane tradhetaret ,zoti mero apo zoti lubonja .
Per te gjithe shqiptaret Luli eshte nje kamarier qe gaboi ne lloagari se eshte i pangopur dhe sigurisht ……thjesht 7 x 7 = 42
Gabohesh!
Kjo përpjekje haxhiqamiliste dallkaukësh të mediave dhe politikës për ti vënë flakën vendit, i vrau të gjithë.
Fatos Lubonjës të parin.
Tani ka ngelur vetëm një kufomë mediatike që përlyhet me jashtëqitjet e veta, njësoj si Sali Berisha.
Ky lloj sistemi që bëjnë sikur luftojnë i bëri super të pasur dhe protagonistë absolutë, ndaj në fakt nuk luftojnë sistemin e tyre, por këtë që po vendoset dhe që rrezikon t’i fshijë nga faqja e dheut.
Ditët që vijnë do të jenë dramatike si për kukullat pa tru që shiten për liderë, si për Sali Berishën dhe familjen e tij po ashtu edhe për Fatos Lubonjën që përpjekjet e tij terroriste për ti vënë zjarrin vendit , nga pozitat e një njeriu të paprekshëm dhe që me fatin e miliona shqiptarëve mund të bëj eksperimentet që do, cinike, hakmarrëse dhe kriminale, shumë shpejt do paguajë faturën e hidhur të pasojave të përgjegjësive të veta kriminale.
Izolimi që i ka bërë shoqëria shqiptare, rrethimi dhe goditja vdekje prurëse, janë vetëm fillimi i një fundi të hidhur për Lubonjën, që tashmë ka përfunduar vetëm në një gjobë me të cilën oligarkët që e mbajnë, shantazhojnë njeri tjetrin, drejtësinë dhe aleatët perëndimorë të impenjuar seriozisht në një reformë shteti.