Nga Zamira Çavo
Shqipëria në histori ka vuajtur nga i njëjti faktor: Individi I papërgjegjsëhm në krye të pushtetit, që për interest personale ka “shitur” të ardhmen e vendit! Kështu ka ndodhur në kohën e Ismail Qemalit dhe Esad Pashës, kështu ndodhi edhe kur Ahmet Zogu braktisi vendin me florinjtë tanë dhe e la popullin në baltë, pa më të voglën përgjegjësi.
Kështu ndodhi me Enverin që për shkak të pelqimit të vetes dhe dëshirës për të qenë “marksisti I fundit” na coi në buzë të rrënimit ekonomik e moral.
Kështu ndodhi me Saliun, i cili për interest e tij personale i ka vënë flakën vendi më 97-tën, më 98-tën e me radhë.
Kështu ka ndodhur me Fatosin, i cili për interest e tij personale ia dhuroi pushtetin Berishës në një kohë kur duhej dënuar dhe jo risjellë në pushtet.
Kështu ka ndodhur me Ilirin, i cili për interest e tij ka shitur interest e vendit duke i dhuruar fitoren herë njrës palë e herë tjetrës, pa pyetur për të ardhmen e vendit e duke përfituar nga pushteti për interesa të familjes së tij.
Kështu ka ndodhur me Edin, i cili për hir të interesave të veta e ka shitur vendin dhe të ardhmen tonë, te modeli i PPP-ve të famshme.
Për më tepër asnjeri prej këtyre liderëve nuk u kujtua të bënte shtet në kuptimin e shteti ligjor me administratë inteligjente e me vison, me arsim e shëndetësi të shëndoshë e me një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Asnjeri prej tyre nuk diti të ndërtojë marrdhënie partneriteti me të huajt por vetëm marrëdhënie nështrimi e përfitimi personal!
Nga ana tjetër kultura politike e shqiptarit për të bredhur pas “Njëshit” në politikë na ka marrë në qafë!
Kjo psikologji e ka bërë politikanin e sotëm ta kujtojë pushtetin pronën e tij dhe sikundër thoshte Noli nuk e lëshojnë karrigen po nuk i preve kokën…
Sot pas kësaj “lufte” interesash individuale të lidershipit politik shqiptar, Shqipëria është në gjendje kaotike! Unë personalisht besoj te kaosi me shpresën e një turbullimi edhe më të madh për të cliruar më tej energjinë pozitive për ndryshim pozitiv.
Frika ime e vetme ka qenë dhe mbetet momenti i fundit: Sa herë që këta individë janë ndjerë të kërcënuar në pasuritë e tyre, pra janë ndjerë të kërcënuar jo nga njeri tjetri por nga momenti historik, ata e kanë gjetur gjuhën dhe kanë bërë marrveshje.
Këto marrveshje janë trumbetuar me “daulle” nga ndërkombëtarët që duan vetëm “statusquo”, nga media që kërkon përfitime maksimale, nga militanët që kujtojnë se fitoi forca e tyre, nga injorantët që besojnë se do stabilizohet vendi… ndërsa koha ka vërtetuar se këto marrveshje vetëm i venë cipë plagëve por nuk i shërojnë ato! Ndaj unë nuk i besoj këtyre marrveshjeve!
Unë besoj në nevojën e domosdoshme të transformimit të partive politike drejt demokracisë! Kjo nevojë më shtyn të mendoj se Partia Socialiste ka nevojë për rikthim në identitetin e saj të majtë, në demokracinë e brendëshme, në krijimin e një fryme skuadre që vepron në unison me interest e elektorait që përfaqëson. Partia Socialiste ka nevojë të rigjejë veten jashtë Rilindjes që e ka uzurpuar dhe i ka marrë frymën asaj.
Unë besoj në nevojën që Partia Demokratike të clirohet nga psikologjia berishiste dhe nga paaftësia e liderit të emëruar dhe jo të votuar demokratikisht! Paria Demokratike ka nevojë të gjejë frymën demokratike në drejtimin e saj dhe të pozicionet si forcë e djathtë duke shpalosur realisht një program të tillë.
Pa ndryshuar në thelbin e tyre këto parti, pa ndryshuar mentaliteti brenda tyre dhe pa u larguar domosdoshmërisht lidershipit aktual në të dy partitë, cdo marrveshje që do serviret së pari brënda këtyre partive dhe më tej në popull, është vetëm një zgjatje e mëtejshme e agonisë së vendit dhe të ardhmes sonë!
Nga kush kooperativ vjen ti zonje! Si ka mundesi qe mos te shikosh e te vertetosh ato qe po ben kryetari i partise tende ne mardheniet me nderkombetar. Cfar kerkon me teper nga kryetari tend , sa ate qe po ben per ngritjen e autoritetit te Shqiperise , nderkoh qe parardhesit e postit te tij e kane zhulosur kete vend me prezantimet e me kulturen e tyre. Eshte i vetmi qe ka dal garant per ta, per realizimin e ketij vendi ne shtet ligjor. Un qe jam jasht organizates tuaj , por qe jam i interesuar per vendin tim e te ardhmen e tij, e shikoj ndryshe veprimin e kryetarit tuaj . Mqs ke deshiren ne indetitetn e PP, cfar mendon se mund te arrish? E kuptoni qe pa rritjen e opinionit pozitiv per vendin dhe garancise, ate qe po ben kryetari juaj , nuk eshte e mundur te ngrej koke ky vend. Mos shikoni interesat personale apo klanore , por shikoni interesin e pergjithshem qe ky vend ka nevohj te funksionoj shteti ligjor , e kjo nuk arrihet sot per neser nqs nuk ka vendosmeri e guxim per ta arritur.
Kesaj i thone pordh me rigon. Reformat qe ka bere Edi Rama ne keto gjashte vjet nuk fo beheshin as per nieqind me ty Zamira pordha, qe paske hallin e demokracise,?Nos u jepni hapesire ketyre diarreve qe na japin nend nga maja e Olimpit
Ne cilin moment PD ka qene parti demokratike, ne fillimet e saj kur vrau njerzit e saj ne Shkoder per te marre pushtetin apo kur shkaterroi ekonomine e vendit me preteksin se cdo gje e ndertuar ne sistemin komunist duhej rrenuar .Paso Mire at e kesaj politike rrenuse po vuajme edhe sot .
me ne fund nje analize reale, ndonese e guximshme.
Z.Cavo!
Qenke nje analiste pjeserisht realiste,enveriste.
Ay vagabondi i Gjirokastres nuk na coi ne buze te renimit ekonomik e moral,sic shpreheni ju,por na rrenoji totalisht ekonomikisht dhe moralisht.
Kryesisht edhe sot e kesaj dite vuajme pasojat e tij.
Ik moj za keqe bej analize e moral Metes jo Edit. Flet gjithmone si kodra mbas bregut.
Kur degjove Ramen per marrveshje ti zare e Metes, ndryshon dialogu nga marrveshja, por ka faj Merua qe te ke vend ne gazete.
Jam dakord tek pika ku thua qe PS ka nevoje te rrezoje fraksionin Rilindje nga pushteti. Ndersa PD-ja fatkeqsisht nuk ka patur kurre demokraci te brendshme dhe nuk ka nje model te cilit mund ti rikthehet. Persa i perket LSI-se ajo ka perfunduar ne koshin e plehrave tashme, dhe nuk vlen me shume se PSD apo Aleanca Demokratike dhe te tjera partiçka si keto.
Bravo zonje,shkrimi me I mire qe kam lexuar kohet e fundit.Jam shume dakord me ju,te largohen te dy liderat dhe zgjedhje te parakohshme per te gjitha institucionet.
po me enverin pse ha m…?Pak uzina,kombinate fabrika shkolla spitale hekurudha,ushtri,flote detare la pas.
Ke bere nje analize o Zamira si nje taksist?