KQZ i përgjigjet PD-së: E vërteta e fletëve të votimit që erdhën nga Sllovenia

14 Korrik 2019, 11:17Politika TEMA

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bledar Skënderi i është përgjigjur akuzave të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i cili një ditë më parë deklaroi se me urdhër të kryeministrit Edi Rama, votimi në Bashkinë e Vaut të Dejës është bërë në fleta të falsifikuara pasi fletët e votimit nuk u zëvendësuan.

Skënderi përgënjeshtron akuzat e numrit dy të PD-së duke konfirmuar se fletët e votimit u zëvendësuan nga materialet zgjedhore të prodhuara në Slloveni, ashtu sikurse qe njoftuar pak ditë pas ngjarjes që ndodhi në KZAZ e stacionuar në shkollën Shejnaze Juka pas sulmit nga militantët e PD të cilët i vunë flakën materialeve zgjedhore.

Skënderi bën publike edhe dokumentet që e vërtetojnë këtë fakt. Ai deklaron se fletët e votimit janë sjellë në Shqipëri në datë 29 qershor, pra një ditë para zgjedhjeve dhe shpërndarja e tyre ka përfunduar pas nisjes së procesit të votimit.

Ja ç’shkruan në facebook, anëtari i KQZ:

“Në përgjigje të nje akuze publike të Z.Gazmend Bardhi. Më poshtë po ju paraqes disa dokumenta që vërtetojnë se fletët e votimit për Bashkinë Vau i Dejës janë prodhuar në Slloveni.

Pas djegies së KZAZ në dt 27.06.2019 është kontaktuar direkt me kompaninë sllovene. Fletët e votimit janë prodhuar paraditen e dt.28.06.2019. Dok 1 dhe 2 ne foto  Transporti është kryer ne dt 29.06.2019. Fletët e votimit kanë kaluar pikën e kalimit kufitar rreth orës 1-1.30 të mëngjesit të dt 30 qershor Punonjësit tanë kanë pritur dhe dorëzuar fletët në KZAZ.

Shpërndarja e gjithë bazës materiale për KQV ka mbaruar para orës 6. Të gjitha Qendrat e votimit kanë qenë të hapura në orën 7.00 sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor! Nesër do publikojmē dhe vërtetimin nga sistemi TIMS se kur ka kaluar makina në PKK Hani i Hotit”, shkruan Skënderi.

4 komente në “KQZ i përgjigjet PD-së: E vërteta e fletëve të votimit që erdhën nga Sllovenia”

  1. am says:

    Po kush njeri me dy pare mend ne koke i pergjigjet gazmend bardhit.

  2. Ergest says:

    Ky shume ka bere qe ka sqaruar publikun, po vazhdon te mbetet ne ajer pyetja: perse keta te Pd pasi zbulojne gjithe keto llaftare nuk shkojne te bejne kallzim ne prokurori?
    Apo genjeshtra nje perdorimshe, sa per te dal gaz budallai ne tv.

  3. Zagali says:

    Gazmend Bardhmuti eshte nje mut ngjitur ne kepucen e Sali Berishes.Ai dhe halet e tjere te pd-ke jane qene, qe lehin dite e nat per te ngrene nje cope muti qe ju jep Basha dhe Berisha.Nuk ka asgje te vertete ne thenjet e myteberve te pd-ke.Ata dine vetem nje gje, te sajojn dhe te shpifin.

  4. tomorraku says:

    “Opozita e rruges”e ka humbur te drejten por edhe rrugen per te kerkuar “te drejten”,sidomos per zgjedhjet e 30Qershorit! !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje