Shoqja Qi, kinezja diplomate që donte të bënte Tiranën kryeqytet të Europës

14 Korrik 2019, 09:42Kulturë TEMA
Shoqja Qi, kinezja diplomate që donte të bënte Tiranën

Pamje nga Tirana, viti 1980

“Rastësia” çuditshme me ngjarjet aktuale në romanin satirik të Leka Bungos: dhe ndërthurja gati totale me aktualitetin e sotëm të politikës shqiptare

Nga Leka Bungo*

(Vijon nga numri i kaluar)

E merkure, njembedhjete tetor. Mengjezeve me ish bere zakon qe bashke me syte hapja edhe kompiuterin. Si cdo dite, E-maili pare vinte nga shoku Taras. “ V. F. L. P. Miremengjes. Neqoftese Pekini eshte bere kryeqyteti i botes, se shpejti Tirana do te jete i Europes. Keto jane fjalet e ambasadorit kinez gjate darkes se mbremeshme. Ai tha se miqesia ndermjet Kines dhe shokeve shqipetare te armeve duhet te thellohet cdo dite e me shume. Ne duhet te perpiqemi qe kjo miqesi te zbrese gjere thelle ne popull. Dhe nje nga menyrat me efikase jane martesat ndermjet shokeve shqipetare te armeve dhe shoqeve Kineze.

-“ Mos… ! “Ambasadori kinez, i cili kishte konsiderate te vecante per ty, beri nje propozim i cili nuk m’u duk pa interes, i dashuri im.

– “Ahaa…i dashuri im…! “ Ne fund te fundit, lerme te te kujtoj se prinderit tane jane martuar me shkuesi. Ajo cka eshte serioze ne raste te tilla, eshte biografia dhe si biografi ajo s’kish te share. Sekretare e ambasades Kineze ne Tirane. i vetmi defekt i saj, neqoftese mund te quhet i tille, eshte emri. Shoqja Qi, keshtu e quajne. Ne shqip nuk tingellon edhe aq mire ndersa ne gjuhen kineze Qi, do te thote Shprese. Ajo kthehet neser nga Pekini dhe une do te rekomandoja te takoheshit “rastesisht“ ne aeroportin e Rinasit. Te pakten ta shihje nga afer. Per hollesira te tjera do te bisedojme Perqafime. i yti…”

“I yti…! Si mund t’ia prishesh ketij njeriu qe mendon vetem per te miren e ketij vendi ?! Ne fund te fundit c’rendesi ka per mua gruaja perpara miqesise me Republiken Popullore te Kines? “. Avioni duhej te arrinte ne Rinas si perhere rreth ores dhjete, dymbedhjete apo nje. Gjate kohes qe prisja ne aeroport u ula ne lokal dhe porosita kafe. Ishte ora e transmetimit te lajmeve dhe kamarieri hapi televizorin. “…Te nderuar teleshikues, qindra mijera shqipetare kane nxjerre kursimet e fshehura poshte dyshekeve, kane hitur toka, shtepi, dhi, lope dhe jane versulur prane sporteleve te Vefes, Sude, Xhaferrit, Kamberit per t’u bere miljonere…” . Kamarieri me solli kafene por s’ arrita t’a pija. Nje nga punonjesit e sigurise se aeroportit me njoftoi per incidentin qe kish ndodhur ne piken e kontrollit kufitar.

Ne pamje te jashteme ceshtja dukej ordinere por neqoftese nuk do te kisha nderhyre, mund te shndrrohej ne incident me karakter politik.

Ne kuadrin e luftes kunder ndikimeve te huaja borgjezo –revizioniste, ne aeroport ishte hapur nje berberhane.

Punonjesit e policise kufitare kishin urdher qe ne territorin e Republikes Popullore te Shqiperise te mos futej asnje pasagjer me floke te gjata,favorite, mjekerr apo mustaqe.

Duhej te qetheshin dhe te rruheshin ne aeroport, ose ne te kundert ishin te detyruar te ktheheshin andej nga kishin ardhur.

Ate dite policia kish ndaluar dhjetra te rinj me floke dhe mjekrra te gjata qe nuk ishin thjeshte turiste.

Ato ishin delegacione te Partive Marksiste Leniniste nga Danimarka, Franca, Hollanda qe kishin ardhur te ftuar ne Kongresin e Partise. Shefi i komisariatit te Rinasit kish dhene urdher te ktheheshin mbrapsht te gjithe. Ky, qe pragu i nje skandali politik.

Kerkova te me sillnin shefin e komisariatit. Brenda pak castesh erdhi dhe rrinte si pule e lagur perpara meje. Une e ngrita zerin aq shume, sa te gjithe pasagjeret qe ndodheshin ne holl u ndalen dhe kthyen koken.

C’jane keto gomarlleqe? Cili eshte ai qe ka dhene urdher te rruhen delegacionet e partive komuniste motra?! Kjo quhet miopi politike! Leshi, nuk mund te percaje unitetin Marksist –Leninist ndermjet partive tona Pas nje heshtjeje te shkurter, befas, nje nga pasagjeret duartrokiti. Ktheva koken. Kineze.

-Shoqja Qi?!

-S’kish kush te qe tjetër. Dritat iken perseri. Tek mallkonte neper dhembe ministrin e energjitikes u perplas pas kollones se murit. Shau edhe arkitektin e pallatit pastaj ndezi qirinjte njeri pas tjetrit. Syte i shkuan tek litari i cili lekundej lehte nen ndricimin e zbehte te qirinjeve. U leshua i pafuqishem ne karrike. i pergjumur dhe me sy gjysem te mbyllur u perpoq te kujtonte kur kish fjetur per here te fundit !

Nje nate me pare… dy net, apo tre …?! Drita e diellit, e llampes elektrike dhe ajo e qirinjeve ishin ngatrruar me njera tjetren aq shume, sa e kish veshtire te orientohej, qe dite apo nate

E zuri gjumi te mbledhur kruspull ne karrike. Tre, kater ore me vone kur u zgjua, dritat kishin ardhur.Ne trup i kaluan mornica te ftohta dhe u ngrit. Beri nje kafe dhe u ul perseri ne tryeze.

Ne kapakun e dosjes me ngjyre jeshile i zuri syri nje shenim.

( Shenim ) ( Ne kete dosje ndodhen dy materiale te lidhur me kapse.

Fjala e Tarasit ne Kuvendin popullor per Liberalizmin dhe Konservatorizmin ne fushen e artit dhe artikulli i kritikut Mico Gjani, i cili sjell shembuj konkrete nga zbatimi i porosive te shokut Taras. ) Mbaroi kafene dhe mori lapsin.

Qershor njemije e nenteqint e shtatedhjete e tre. Funeralit i artit modernist. Fragment nga fjalimi i shokut Taras mbajtur perpara deputeteve te Kuvendi popullor.

“…Miqesia e sinqerte ndermjet Partise sone dhe Partise komuniste te Kines ka dhene frutet e para. Ndihma e pa cmuar e veprave te kryetarit Mao, vecanarisht ne fushen teorike te revolucionit te madh kulturor, na ka hapur shtigje te reja. Dora e hekurt e diktatures se proletariatit duhet te godase pa meshire ndikimet borgjezo revizioniste ne fushen e artit dhe te kultures Qindra artiste kane rene pre e tyre. Shume te rinje kane nisur te mbajne pantallona te gjera, pallto gjere ne fund te kembeve, floke te gjata, favorite, mjekrra dhe te gjitha keto, nen pretekstin se i paskerkishin mbajtur edhe Marksi, Lenini apo Engelsi! Ne skenat e Teatrove po lulezon pornografia. Kemi dy raste ne Tirane dhe nje ne Shkoder qe aktoret kane puthur partneret ne faqe. i njejti fenomen pornografik eshte hasur edhe ne fushen e arteve figurative. Ne ekspoziten e fundit, ca palo piktore, forcen e femres shqipetare nuk e gjejne tek muskujt por tek gjoksi i saj, a thua se grate tona heroike do t’a ndertojne socializmin me cica !

Gjer pak kohe me pare kompozitoret ia dedikonin kenget Partise tone te lavdishme, ndersa kohet e fundit kane nisur te thurin kenge per dashurine ! Ne nuk jemi kunder dashurise. Njeriu yne i ri duhet te dashuroje me gjithe forcen e shpirtit Por dashuria e vertete nuk eshte ajo qe behet ne krevat.

Poetet dhe kompozitoret tane duhet t’i kendojne dashurise per punen ne are, fabrike, minjere, kooperative bujqesore, dashurise per vicat e porsa lindur, stallat e lopeve, gicat, derrat dhe jo per kofshet dhe cicat e motrave dhe grave tona. Per t’i prere rrugen shfaqjeve te huaja, u kemi dhene porosi organizatave te partise qe te rrisin vigjilencen revolucionare dhe te godasin pa meshire bartesit e tyre. Shoket kineze ishin te paret qe na hapen nsyte per te zbuluar helmin i cili fshihej ne veprat revizioniste te Shekspirit, Cehovit, Hygoit, Getes e te tjere.

C’te benim ? Te rrinim duarkryq dhe te duartrokasnim veprat reaksionare te Aristofanit, Euripidit Dhe Sofokliut me shoke ?! Si kundervenie ndaj ndikimeve borgjezo revizioniste, krahas masave te

tjera, ne duhet te ushqejme dashurine e njerzeve te thjeshte per Flete Rrufete dhe vecanarisht per letrat anonime. Ato jane enet e komunikimit qe luajne nje rol te rendesishem ne bashkeqeverisjen tone me popullin …

Befas dritat u shuan perseri. “ Phy…te mori djalli, te mori ! Qirinjte i kish harruar ndezur dhe s’ishte nevoja t’i ndizte perseri. Mori lapsin.Njezete e gjashte prill njemije e nenteqint e shtatedhjete e tre. Gazeta Drita. ( Kryeartikull)

Nga jehona e fjales se shokut Taras lidhur me ndikimet borgjezo revizioniste ne fushen e artit dhe te kultures.

“Pas fjales se shokut Taras ne Kuvendin popullor, ne te kater anet e vendit shperthyen inisiativa revolucionare per te luftuar pa meshire ndikimet borgjezo revizioniste ne fushen e artit dhe te kultures. Ne kete lufte nuk do te angazhohen vetem kritiket e artit por i gjithe populli punonjes. Dje, mora pjese ne nje debat te tille, i cili u organizua ne qytetin L. Ne sallen e Teatrit s’ ishte organizuar asnjehere spektakel i tille. Spektakel i cili ne vetvete nuk ishte as drame, as tragjedi, as shfaqje humoristike por nje kombinim i te trejave se bashku. Hyrja qe falas dhe spektatoret kishin mbipopulluar sallen. Dhjetra njerez rrinin ne kembe pergjate mureve anesore te salles dhe ne koridoret ndermjet kolltukeve. Ne rradhen numur shtate ishin ulur shoket e udheheqjes. Une zura vend ne rradhen e pare.

Perdja e skenes qe e mbyllur. Perpara saj, perballe publikut ne nje tryeze te vogel mbuluar me cohe te kuqe, rrinte Regjisori i teatrit, i cili ne kete spektakel do te ishte ”aktor“.

Autoret e vepres dhe regjisoret e spektaklit nuk kishin asnje lidhje me artin, aq me pak me skenen. Spektakli neqoftese do te kish titull, do te quhej Demaskimi. Regjisori, mbante perpara ne tryeze stilografin dhe bllokun e shenimeve. Njerezit zune vend, salla u qetesua dhe spektatoret prisnin se kush do t’a cante akullin i pari. Ai qe u ngrit ishte nje nga pedagoget e letersise ne gjimnazin e qytetit, i cili njihej si kritik letrar dhe kish bere emer me shkrimet e tij ne shtyp. Vuri syzet dhe iu drejtua te pranishmeve.

I entuziazmuar nga suksesi i drames “ Mes dashurive “, me lejoni te them dy fjale. Ne rradhe te pare dua te uroj autorin, regjisorin, skenografin dhe trupen e aktoreve per punen e shkelqyer qe kane bere. Kjo shfaqje ka zgjuar jeten e qytetit tone te pergjumur. Befas nga rradha e shtate u degjua nje britem.

-Cili eshte ky qe n’a mburrka me kaq zjarr nje veper reaksionare ?!

Pas nje heshtjeje te ndere, u degjuan murmurimat e para qe u pasuan me thirrje nga te kater anet e salles.

-Nxireni jashte !

-S’i nuk i vjen turp !

-Teoricien i madh…!

-Kush e ka ftuar ?

-Nxirreni per leckash !

Profesori u mek. Punonjesit e sherbimit te salles e shoqeruan gjersa doli nga ambjentet e Teatrit. Salla u qetesua dhe nje oficer trup shkurter, i cili kish zene vend ne rradhen e pare, u ngrit, hoqi kapelen, nxori nga canta bllokun e shenimeve, mori fryme thelle dhe nisi te fliste.

Per te qene i sinqerte, une nuk e kam pare shfaqjen por gjeres shoket e udheheqjes na kane ftuar per te dhene mendimet tona si popull, s’mund te rrime indiferent dhe te justifikohemi thjeshte me faktin se “ nuk e paskemi pare”!

Por me c’me kane zene veshet, nuk kam bere ndonje “gabim te madh” qe se kam pare shfaqjen ne fjale. Perkundrazi, paskam bere shume mire Ne rradhe te pare do te falenderoja shoket e Komitetit te partise qe n’a kane ftuar per te vjelur mendimet tona si popull. Ne salle u degjuan duartrokitjet e para.

C’mund te perfitoje rinija e jone nga veprat dekadente ?! Nga nje drame qe shtremberon realitetin, ca me keq e nxine dhe shpije uje ne mullirin e armikut kur neve kemi mullinjte tane. Kaq kisha. Oficeri vuri kapelen, u ul por ne cast u ngrit perseri. Une mendoj se pergjegjesine e ka ai qe rri kapardisur ne skene dhe na sheh me ironi, sepse sipas tij, ne qe s’ e kemi pare shfaqjen s’paskemi te drejte te mbrojme artin e realizmit socialist nga ndikimet e huaja borgjezo revizioniste. Dhe neqoftese shoket e udheheqjes duan te dine mendimin tim si popull, ai atje, duhet te lere stilografin njehere e pergjithemone dhe te marre lopaten. Duartrokitjet shperthyen ne kater anet e salles dhe u mpleksen me thirrjet e ndryshme.

– Te lumte …lopaten…

-Jashte nga teatri !

-Dekadent …!

-Kazmen …kazmen…!

Pas fjales se oficerit salla e Teatrit mori flake nga diskutimet e tjera. Drama eshte moderniste, dekadente dhe mendikime te theksuara borgjezo –revizioniste. Keshtu e nisi fjalen e tij nje nga poetet qe vinte nga radhet e klases punetore. Per te arritur ne nje konkluzion te tille, nuk eshte e nevojshme te shohesh shfaqjen, mjafton te lexosh fjalet e para te prologut te drames. “ Me deshi ajo qe nuk e doja dhe doja ate qe nuk me deshi! “ Degjenerimin moral nje hap e ndane nga ai politik. Dhe shfaqja te cilen marrim sot ne analize eshte amorale nga fillimi gjere ne fund.

Neve do te shtronim pyetjen, cili eshte motivi qe e detyron heroinen e drames te mos doje ate qe e do ?! Perse duhet te dashuroje me cdo kusht ate qe nuk e do ?! Arsyeja duhet kerkuar thelle, ne rrenjet e fillozofise Froidiste, fillozofi e cila pershkon kontekstin e vepres nga fillimi deri ne fund. Shfaqja e drames duhet te anullohet sa me pare dhe Regjisori i saj te dergohet per riedukim ne gjirin e klases punetore. Kaq kisha. Ne salle shperthyen perseri duartrokitjet. Ne vend qe te mbante shenime, Regjisori shgarraviste ne bllokun e shenimeve. Ndoshta lopaten apo kangjellat e burgut. Nderkohe fjalen e kish marre magazinjerja e Teatrit, nje grua rreth te tridhjetave. Ajo fliste ngadale dhe here pas here fshinte lotet me kurrizin e dores. Une jam pranuar ne rradhet partise qe ne moshen gjashtembedhjete vjecare. Gjithe jeten jam perpjekur te punoj me ndershmeri per t’i sherbyerpopullit tim, ashtu sic na meson Partia dhe shoku Taras.

Shkolle te madhe s’kam bere, por aq sa duhet per te dalluar te bardhen nga e zeza, kam. Vec atyre qe thane parafolesit do te shtoja edhe dicka tjeter. Idete moderniste dhe perendimore te Regjisorit tone te famshem duhen kerkuar me thelle, ne biografine e tij. Te gjithe e dine se gjyshi i regjisorit tone te famshem eshte pushkatuar nga Partia si armik i betua i pushtetit popullor. Por ta leme menjane biografine.

Komunistet nuk e kane zakon te merren me biografite e te tjereve. Regjisori yne i famshem, e di shume mire qe une mbaje ne xhep teseren Partise por kjo nuk e ka penguar te me fyej, duke me quajtur zvarranike ne mes te kolektivit.

-A mund te na thote se cili eshte sipas tij ndryshimi ndermjet zvarranikeve dhe gjarperinjeveNuk e thote dot, sepse thelle thelle ai eshte i bindur se komunistet nuk kane asnje ndryshim nga gjarperinjte. Une… Befas duartrokitjet u pasuan nga thirrje.

-C’lind nga macja gjuan minje.

-Dekadent …!

-Burgun e ka pak.

-Reaksionar …!

-Te inernohet

Njeri nga shoket e udheheqjes u ngrit per te qetesuar sallen dhe i ftoi te pranishmit te benin durim. Le te degjojme vete regjisorin lidhur me ato c’ka u thane ketu. Regjisori u ngrit ngadal. Drita e prozhektoreve i perplasej ne sy dhe nje cast vuri doren perpara Mbuloje sa te duash surratin…

-Une…

-Ke edhe goje te flasesh…!

-Jashte …!

-Ne kazem !

-Burg …!

Thirrjet e njerzeve ne salle s’kishin asnje ndryshim nga ato te gjygjeve popullore ne vitet pesedhjete.

-“ Ne litar “, “Vdekje tradhetareve “, “Plumbin ballit “. Njeri nga shoket e udheheqjes u ngrit perseri dhe salla u qetesua. Regjisori nisi perseri.

-Atyre qe jane te interesuar per biografine, mund t’u them se gjyshi im eshte pushkatuar kur une isha shtate muajsh. Ne salle shperthyen te qeshura…fishkellima …!

-Pavaresisht se isha shtate muajsh kur pushteti popullor e pushkatoi me te drejte gjyshin tim, une nuk i shmangem aspak pergjegjesise. Te gjitha … kane ardhur si pasoje e mosthellimit ne mesimet e shokut Taras. Une … Nuk arriti te thoshte asnje fjale me shume sepse njerezit, fishkellenin, perplasnin kembet dhe bertisnin. Stuhija kunder shfaqjeve te huaja dhe ndikimeve borgjezo revizioniste ne fushen e artit dhe te kultures perfshiu te gjithe qytetet e vendit. Me dhjetra artiste u perjashtuan nga Lidhja e shkrimtareve dhe artisteve, nje pjese e tyre u degdisen neper fshatra te tjere u derguan per riedukim ne gjirin e klases puntore, ndersa me te rrezikeshmit, perfunduan ne qelite e burgjeve.

Udheheqesi artistik i Teatrit te Operes dhe baletit u dergua per riedukim ne gjirin e klases punetore sepse kish lejuar artistet te dilnin ne skene me funde te gjate gjere ne fund te kembeve. Regjisori M.L. u denua me nente vjet burg sepse nxori ne skene kengetaret me funde te shkurter gjere ne rreze te kofsheve. Kengetari Sh.M. u denua me nente vjet burg sepse kishte ze me te bukur se kengetaret e tjere edhe pse rridhte nga nje familje e deklasuar.

Piktori S.V. u arrestua ne sallen e Galerise se arteve per Portretin e shokut Taras. Jo per nivelin artistik, por sepse ne syte e shokut Taras nuk ndjehej dashuria per popullin vlla kinez. LL.K., nje nga kengetaret me te medhenj te Teatrit te Operas u denua nga organet e diktatures. Ai pranoi me gojen e tij perpara trupit gjykues se u kish thene kolegeve qe Muzika e Verdit qendronte me lart se ajo eTasim Hoshafit. K.S., nje nga regjisoret me te medhenj, u internua per dy arsye.

Se pari, nuk kish pranuar qe veprat e Shekspirit ishin me ndikime borgjeze – revizioniste dhe se dyti, kjo e rendonte edhe me shume, deklaronte hapur se ishte tifoz i shtatembedhjete nentorit. Skulptori F.X., u perjashtua nga lidhja e shkrimtareve dhe u dergua per riedukim ne miniere sepse kish thene qe Skenderbeu ishte tradhetar. Kish tradhetuar Sulltanin, i cili e rriti, e edukoi dhe e beri gjeneral te famshem. Madje, sipas tij, kishte gisht edhe ne grabitjen e kuajve me te cilet erdhen ne Shqiperi treqint kaloresit qe e shoqeronin.

Sipas skulptorit, Qeveria shqipetare duhej t’i kthente shtetit Turk treqint kuaj. Askush nuk e besoi se e gjitha ishte thjeshte shaka gjate darkes se Vitit te Ri. Listat e shkrimtareve, kompozitoreve, piktoreve, regjisoreve,kengetareve, nuk kishin asnje ndryshim nga Lajmerimet e vdekjeve qe afishoheshin neper shtylla dhe cepat e mureve. Arti i realizmit socialist do te marreshoje drejte varrezave, me arkivolet e tyre mbi kurriz, i ndjekur nga qindra dhe mijera shqipetare te cilet marrin pjese me kenaqesi ne funerale te tilla, sidomos kur nuk jane vete ne arkivol.

*Vijon në numrin e ardhshëm

Shënim: Ndalohet kompjimi dhe ripublikimi i kësaj vepre. Të gjitha të Drejtat i përkasin autorit!

17 komente në “Shoqja Qi, kinezja diplomate që donte të bënte Tiranën kryeqytet të Europës”

  1. beni says:

    Somalia e Europës kerkojn t’a bëjn kryeqytet europian?
    Ha ha ha

    1. @Ben arapi - A e ke pare ngjyren e lekures tende ne pasqyre? says:

      Beni i ke pare genet e tua? Ke bere ndonje analize? Shko bej nje analize dhe do te shikosh qe pikerisht ti vjen nga Somalia dhe Arapistani. Ndersa shqiptaret sy bojeqiell e lesheverdhe vijne nga malet e Ilirise. Po fytyren tende e ke pare ne pasqyre? Cfare ngjyre ka lekura e jote? Atehere do te skuqesh edhe pse nuk mund ta shikosh skuqjen ne lekuren tende te zeze, si sholla e kepuceve. Shiko grekoqiret qe rrine rrugeve per te marre nje pension dhe me rroga 600 euroshe per te mbijetuar ne ate mbeturine qe quhet grekoqiri. Edhe pse i kane dhene 1 trilion dollare borxhe i kane perpire politikanet arap neper bankat e tyre. Ja ky je ti ore horr qe ke vene pseudonimin Ben. Nje cope bythezi tama si Kryeminsitri i jot i ri. Shikoje Myksin ne fytyre dhe do te shikosh qe reflekton kombin tend dhe genet e tua arape. Shiko edhe Ministrin e Jashtem te ri dhe do te shikosh arapin ne veten tende. Hajt shko pirdhu me komentet e tua te ndyra.

    1. Tanguli says:

      Po ti djali i shoqes Qi, ne c’stan je?

      1. ne stanin e sateme

        o bagetia e fshatrit surratbythpederi

        1. Tanguli says:

          Djali i shoqes Qi, ke ngaterru adrese. Jot’eme Qija eshte ne stanin e Lekes.
          Te fala te qijveeee ? ? ?

  2. Tarrasi says:

    Karagjozlliqe njerezish me komplekse inferioriteti!

  3. Doda says:

    O leka bytha : na ke dhi tu qesh , po i pari o edepsez ke qen ti qe i lepije bythen atij sistemi o burr kurv , se ne te tjeret sna degjonte kerkush , po tallesh me te shkuaren qe mbeshtete ti o pler me kenaqsin me te madhe , dhe ke qen dhe organizator parakalimesh per festa , dhe te beje gjemen ne at koh , kerkon te rregullosh prap biografin o zgjyr , kerkon te maresh statusin e te persekutuarit , ne te tera sistemet ju kurva pa byth na keni mar me qaf , se dhe kta dobiça politikan qe na kan drejtuar kto 30 vjet shoket e tu kurva te kamufluara jan , ish njerez te privilegjuar kan qen , por jan njerzit me pa moral e dinjitet me ish pushtat qe kafshojn te zotin , ju keni qen komunista po me test per perfitime personale , sic jeni sot demokrat te zjarrt per te vjedhur dhe xhvatur sa te mundeni ne kurriz te te tjerve , o te dhjefsha moralin tend , un ne uzin kam punuar ne tiran ku kam lindur e jam rritur , por o burr kurv nuk e mohoj nuk e hedh posht atecqe kam ber , nese e kam votuar ate sistem nuk behem pishman se ashtu e kam ndjer dhe kam ber mir , po ju o zhulca pa byth e taban qe die te qinit nenen sot talleni me ata qe ju mbajten si pak te tjer , me ju si ta gjesh , na ben dhe sarkazem ti rrote kari njeri pa yndyr , pak ka probleme vendi sot qe kemi 30 vjet qe jemi kthyer ne kohen e dumbabes per te ber sarkazem , ai sistem e mori vendin nga zero o pler , po punuam dit nat e ndertuam shqiperin e bem shtet evropian , por ne krye te pakten nuk kishim saliun qe ta digjte shqiperin çdo tre vjeçar , per interesat serbe , nuk kishim ilirin qe te vidhte thesarin e shtetit , nuk kishim lul qe te vidhte 250 milion euro dhe ti shpetonte gjyqit me procedur , nuk kishim ram qe esht ber gazi botes ngado qe shkon na nderron stilin e brekusheve dhe vetem shan ka 7 vjet ne tv , dhe nuk ka folur kurr per pun prodhim e shendetsi , me kta bej sarkazem e tallu ti bythqir burr , se ata ne at koh panvarsisht politikes qe ndiqnin ishin njerez te ndershem , dhe mas shum vitesh ne pushtet u larguan me duar ne xhepa qe ndertuan SHQIPERIN , jo si kta sharlatanet qe vetem shkaterruan çfar ben baballaret e tyre me djers , dhe sot i kan ber qenit banjo floriri me leket e taksave tona te qifsha kurven , naj shpifet ju intelektualet e bythes qe si kopila shani ata qe ju kan ber nder ter jeten , rrac kurv pa taban . Ju dhe kta qe ju bejn nder sot prap i shani neser , se ky esht karakteri kurves qe keni ju plera.

  4. Adi says:

    Ky perdorues droge, pederast dhe me te meta mendore me emrin Leka Berdungo duhet te jete ose ne burg ose ne spital psikoatrik. Ky eshte sharlatan pseudoartist si Buthar Kapexhiu.

  5. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Dy fjalë per drejtshkrimin: Trajtat e bashkuara të peremrit vetor “ma” dhe “ta”shkruhen pa apostrof ( ma dha librin…ta dhashë fjalen…), ndersa fjala “shqiptarët”shkruhet kështu dhe jo “shqipëtarët”

  6. Komentuesi says:

    Lum ti qe paske bere qejf me shoqen QI.

  7. mbeshtetja says:

    Na u desh ta kopjojme, ne dashti qi ne dashte mos qi, ju te qire jeni.

  8. e verteta says:

    Gjigand je , o Leke!
    Fatkeqesisht kjo eshte koha qe ne jetuam.

  9. tomorraku says:

    Ky ” Lecka Bungo” ku ka punuar ne kohen e PPSH dhe cfar detyre ka kryer?

    1. u dhime duke qesh says:

      Lecka Bunga ka punuar si lecke bythe ne nevojtoret e Tiranes ? ? ?

  10. Adi says:

    Leka Berdungo ka qene bythtar pasiv dashnorin e kishte kavajas nje tregtar trangujsh te medhenje, por aktivitetin e ushtronte në Elbasan.Eshte i perdhjerepolitik se u denua me grupin e bythtareve elbasanas.

  11. X says:

    Shoku Leke
    Sot je pa breke
    Ajo shoqja Qi
    Shkon ne hene tani
    E ti vrimes e shtate
    e ke sallate
    S’mbet kush pa ta fute
    te huaj e te tute
    E shoqja QI
    me qesendi
    Thote mjaf e Leke
    vesh nje pale breke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    jydoll セックスドールがセックスライフを向上させる3つの方法ジャズ、隣の若い女性...キーガン、誘惑者の男性のセックスドール後ろから4つのインクルージョンのヒント

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje