"Traktati i çarmatosjes bërthamore", BE: Rusia të marrë masa të menjëhershme

14 Korrik 2019, 12:59Bota TEMA

Bashkimi Europian i kërkoi sot Rusisë të marrë masa të menjëhershme për të garantuar respektin e traktatit të çarmatosjes bërthamore INF, në të cilin Moska ka formalizuar në fillim të korrikut pezullimin e pjesëmarrjes së saj.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga zhvillimi i situatës për sa i përket traktatit INF, që mund të përfundojë më 2 gusht 2019”, deklaroi shefja europiane e diplomacisë, Federica Mogherini.

E nënshkruar gjatë Luftës së Ftohtë, marrëveshja mbi armët me rreze të mesme ishte kritikuar nga Donald Trump në shkurt, më pas nga Moska, pasi dy vendet akuzohen reciprokisht se po e shkelin.

Vladimir Putin ratifikoi më 3 korrik pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë.

1 komente në ““Traktati i çarmatosjes bërthamore”, BE: Rusia të marrë masa të menjëhershme”

  1. ¬ says:

    Të gjitha shtetet kanë në fshehtësi armë bërthamore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje