Kamera e vendosur në uniformën e një polici amerikan, ka kapur momentin kur zyrtari policor në Karolinën e Jugut i shpëton jetën një djali 12-ditësh që nuk po merrte frymë.
Will Kimbro nga Berkeley, ka deklaruar se ishte duke patrulluar nëpër Summerwille, kur ndali një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe.
E kur iu afrua shoferes e kuptoi se ajo po ecte me shpejtë për të shkruar në siptal.
Kimbro pa u menduar dy herë e mori foshnjën dhe filloi ta ndihmojë vogëlushin që nuk po merrte frymë.
Kamera e vendosur në uniformën e tij, ka filmuar momentin kur polici ia rikthen frymëmarrjen foshnjës. (TemA)