FOTOT: Brenda dy piramidave më të vjetra egjiptiane, u hapën së fundmi për publikun

15 Korrik 2019, 11:29Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda dy piramidave më të vjetra egjiptiane, u hapën

Egjipti i ka hapur për herë të parë për publik, dy piramidat më të vjetra, në mënyrë që të mbledhë sa më shumë turistë.

Ministri i Antikitetetve, Khaled el-Anany ka njoftuar për hapjen e piramidës Bent, si dhe piramidës satelit të saj Dahsur, që është një varr mbretëror.

Të dyja ndodhen rreth 40 kilometra larg Kajros, teksa janë pjesë e nekropolit Memphis.

Ato janë mbajtur mbyllur, në mënyrë që të bëhen kërkimet e duhura arkeologjike, ndërsa hyrja u lejohej vetëm arkeologëve dhe studiuesve të ndryshëm.

Gjatë vitit 1965, në këto piramida është gjetur një koleksion me sarkofagë, maska për funerale si dhe mjete për përpunimin e tyre që datojnë që nga viti 664 Para Erës Sonë. Piramida Bentu, e ndërtuar në mbretërinë e faraonit Sneferu, daton që nga viti 2600 Para Erës Sonë, ndërsa është e veçantë për dy struktura të brendshme.

 

1 komente në “FOTOT: Brenda dy piramidave më të vjetra egjiptiane, u hapën së fundmi për publikun”

  1. wow seen a short film on this subject , really inspired me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje