Rama jep lajmin e mirë: Së shpejti "Air Albania" nis fluturimet në destinacionet evropiane

15 Korrik 2019, 14:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një mesazh që i ka ardhur në celular lidhur me shërbimet e ofruara nga “Air Albania”.

Teksa përshëndet qytetarin, Rama siguron se së shpejti  “Air Albania” nis fluturimet në destinacionet evropiane.

“I nderuar Z. Kryeminister, une udhetoj ne gjithe boten, por ishte hera e pare qe me rastisi te udhetoj per ne Stamboll me Air Albania. 

Pasi kisha degjuar statuse negative nga “personazhe” te ndryshem neper rrjetet sociale, isha i pregatitur shpirterisht qe mbase ne bord nuk do na sherbenin as uje.

 Por surpriza ime dhe e gjithe familjes time ishte e madhe qe ne momentin qe hipem ne avion, nje Airbus i ri, super komod, me hapesira mes sediljeve, pushuese per kembet, e gjithfare komoditetesh, qe edhe pasagjeret ne klasen ekonomike te udhetonin sa me mire! 

Te mos flasim per sherbimin ne bord, ku na u servir ushqim i ngrohte, i fresket, teper i shijshem, i servirur bukur ne tabaka. Stjuardesat shume te sjellshme na flisnin shqip, dhe kudo ishte mbishkrimi “Air Albania”!

 U ndjeme shume krenare per kete gje ne dukje te parendesishme, por qe i shton vlere vendit tone te vogel e na ben te ndihemi mire fakti qe edhe nje udhetar i huaj mund te shijoje nje udhetim komod (madje shume me komod se ne shume linja me emer te madh boteror), – ne nje avion shqiptar e te thote: “Bravo Shqiperia!”. 

E per fat me ne ne avion ishte duke udhetuar edhe i madhi Mr. Rudy Giuliani, e jam i bindur edhe ai ka mbetur i impresionuar nga udhetimi me linjen ajrore shqiptare! 

Komplimente Z. Kryeminister, pasi kjo ishte iniciativa juaj dhe e di qe ky opinion i sinqerte do t’ju beje te ndiheni mire edhe ju! Ju urojme pune te mbare dhe sa me shume suksese te tilla! Me respekt, Badush Kajtazi, Xhoana Milloshi dhe Glauk.

(së shpejti AIR?ALBANIA nis fluturimet në destinacionet europiane?)”

5 komente në “Rama jep lajmin e mirë: Së shpejti “Air Albania” nis fluturimet në destinacionet evropiane”

  1. lalai says:

    hahahahahaha o hahahahahaha
    sa kam qesh
    o edo ik o Rrushkull….

  2. Bato says:

    Urime pionierit te pare te aviacionit civil shqiptar.

  3. Studenti 1 says:

    Po he mo te shkreten….kur?

  4. Vlora aeroport says:

    Kam lidhje me dy kompani me shume emer ne bote qe interesohen jo vetem per ndertimin, por dhe qe ofrojne kompani low cost.
    Behet fjale per aeroportin e Vlores ..!!
    – apo e keni mbyll me na nji kompani fantazem qe keni ndare pazaret ?? Shpresoj joooo

  5. Robi i Allahut says:

    Hajer ishallah se u be legjende kjo pune.
    Allahu Ekber
    Jete te gjate Padishahut Erdogan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje