VIDEO/ BIG Cruz – Industritë më të mëdha muzikore në kërkim për reperin shqiptar

15 Korrik 2019, 11:20Kulturë TEMA

Universal Music Group, Roc Nation, Jay Z apo Warner Brothers Music Group?

Kush  nga këto kompani të mëdha muzikore do t’ia arrijë që të ketë në labelin e vet rreperin  e talentuar Shqiptar BIG Cruz?!

Talenti me origjinë shqiptare, ka emigruar që 1 vjeç në Shtetet e Bashkuara duke u vendosur në Washington DC.

Sot, ai ka krijuar një influencë të madhe në qarqet muzikore, për stilin e veçantë artistik, mesazhin e këngëve dhe videot e publikuara.

Uniticiteti fillon që nga mënyra  e interpretimit, teksti, stili, imazhi i kuruar dhe look-u i zgjedhur.

Ndërkohë, ajo që bie në sy është se BIG Cruz ka vendosur që projektin “Look Back” ta realizojë  në origjinën e tij, duke sjellë një këngë fantastike dhe një videoklip unik të xhiruar në dy ndër qytetet më të bukura bregdetare, Sarandë dhe Vlorë.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram,  ai tregon edhe detajet e kësaj zgjedhje:

“Vendosa të realizoj xhirimet e videoklipit në Shqiperi për të promovuar vendin tim në Amerikë”, shkruan artisti me një shqipe të përsosur.

Muzikën dhe tekstin e ka realizuar vetë BIG Cruz, ndërsa videoklipin ja ka besuar kompanisë “FullMoon Production”  në Tiranë me regji dhe koncept të Klaudia Shehut.

Ajo çfarë bie në sy është trajtimi i kuruar dhe i detajur, ku çdo skenë është më e veçantë se tjetra.

Duket se videoklipi ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave dhe publikut që në momentet fillestare.

Pas përfundimit të xhirimeve, ai është larguar drejt Amerikës ku po shijon suksesin.

Momentalisht jane 3 kompani muzikore botërore që presin ta marrin në menaxhim artistin shqiptar: Roc Nation (kompanija Jay Z) duke theksuar që është e para kompani që ka treguar interes mbi artistin,  Universal Music Group, Republic Records (kompania që ka në menaxhim Justin Bieber , Rihann-en, Lady Gaga etj), plus shumë  yje botërore kanë treguar interes të madh sapo e kane dëgjuar stilin e artistit. 

Warner Brothers Music Group ka komunikuar me menaxherin e BIG Cruz për një kontratë të mundëshme.

Burimet thonë se BIG Cruz akoma nuk ka vendosur nga cila kompani do të menaxhohet, edhe pse ai ka zgjuar krenarinë që një yll i ri shqiptar po lind në Industrine Amerikane të muzikës duke ju bashkuar Gashit , Rita Orës, Dua Lipa, Bebe Rexh-ës, Ava Max Etj.

E ç’mund të themi tjetër, përveç se “Jemi krenarë për Ty BIG Cruz dhe presim surprizën e radhës”.

1 komente në “VIDEO/ BIG Cruz – Industritë më të mëdha muzikore në kërkim për reperin shqiptar”

  1. Ai vete says:

    Uniciteti qendron vecanerisht tek e vecanta….o ti gazetari i temave te showbizzit.
    Prinderve,gjysherve e stergjesherve( uroj qe ti kesh) me unicitete u flet kur i takon?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje