Ajo është golashënuese dhe e shpallur futbollistja më e mirë femër e Botërorit të fundit. Nuk mund të jetë askush tjetër veç Megan Rapinoe, femra e momentit në futbollin ndërkombëtar, lidere e skuadrës kampione e botës. Lesbike e deklaruar dhe e impenjuar në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT, Megan i është kundërvënë disa herë presidentit Donald Trump (“Mesazhi yt përjashton njerëz”, ka thënë) duke konfirmuar edhe mospranimin e ftesës për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë:
“Nuk do të shkoja as unë dhe asnjë nga shoqet e skuadrës”. Përsa i përket popullaritetit, siç shpjegon Public Policy Polling, do të mundte as më shumë e as më pak edhe vetë Presidentin e SHBA-ve. E kushedi nëse Rapione do ia dilte mbanë të synonte një karrierë që askush nga lojtaret e historisë së futbollit kanë ndërmarrë ndonjëherë.
Në fakt, superstari i SHBA është përfshirë në një nismë nga tifozët dhe të apasionuarit e futbollit që, pas një Botërori si protagoniste absolute, do të donin ta shihnin në kopertinën e radhës të FIFA 20. Po flasim për videolojën e famshme të futbollit të zhvilluar nga EA Sports që grumbullon lojtarët më të mirë dhe më të regjur, që do t’i përdorë në versionin e fundit të kësaj videoloje.
Një kapitull i ri, në të cilin pavarësisht se nuk është përdorur kurrë më parë, do të ishte pikërisht imazhi i Megan Rapinoe në kopertinën e lojës së famshme, falë një peticioni të firmosur nga rreth 2000 persona deri tani, por që me gjasa pritet të rritet ndjeshëm në orët dhe ditët në vijim.