Shehi: 13 tetori kohë e pamjaftueshme për zgjedhje. Protesta pas pushimeve, i shtymë për në vjeshtë

16 Korrik 2019, 14:16Politika TEMA

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, deklaroi në “Ditari” në A2 CNN se data 13 Tetor nuk është e përshtatshme për zgjedhje.

“Në zgjedhje do të shkohet detyrimisht, pasi nuk kemi kërkuar shkëmbim pushteti. Por, unë gjykoj që 13 Tetori nuk është data e përshtatshme pasi është shumë afër për t’u plotësuar pretendimet tona. Ne kemi pretenduar për një qeveri tranzitore. Por, na pëlqen apo nuk na pëlqen, duhet shkuar në datën 13 Tetor në zgjedhje, pasi e ka dekretuar Presidenti”, tha Shehi.

Në lidhje me vijimësinë e aksionit opozitar, Shehi deklaroi: “Kemi mbushur sheshin 10 herë, por nuk u kemi ofruar mbështetësve se çfarë do të bëjmë me shtetin tonë. A do të thotë zoti Basha që kryeministri nuk do të ketë më shumë se dy mandate? A do t’i balancojmë pushtetet mes Kryeministrit dhe Presidentit? Duhet të ndërtojmë një matricë politike që ai tjetri që do të vijë nesër në vend të Ramës, të mos na dalë si Edi Rama. Mbi shtetin e ri shqiptar duhet ndërtuar një politikë e re, një ligj zgjedhor ndryshe që shqiptarët të votojnë flamurin e partisë dhe njeriun. Basha ka nisur ta bëjë këtë dhe unë pres që të jetë edhe më i vendosur në këtë linjë, në mënyrë që të mos u ofrojmë shqiptarëve mirazhin e mirëqenies dhe lugën bosh. Duhet t’u japim mundësi shqiptarëve që të mbushin lugën vetë”.

Kur u pyet nëse do të ketë protesta së afërmi, Dashamir Shehi theksoi se tani nuk është koha e duhur.

“Protestat duhet të vijnë duke u rritur, por do të ishte absurde që në mes të gushtit të presim që të ketë protesta. Me vjeshtën do të ketë rritje të intensitetit të protestave. Opozita ka edhe detyrën që të sqarojë opinionin ndërkombëtar se si janë zgjedhjet me Edi Ramën dhe të përmirësohet raporti me ta, pasi e kam thënë edhe herë tjetër, që shpesh kemi gabuar”, sqaroi Shehi.

13 komente në “Shehi: 13 tetori kohë e pamjaftueshme për zgjedhje. Protesta pas pushimeve, i shtymë për në vjeshtë”

  1. Nje qytetar . says:

    Rrasja pace pilaf e raki gjithe veres.

  2. Nje qytetar . says:

    Nga Dimri do ishte me mire. O zot çfare funderrinash.

  3. z says:

    Eshte turpi shqiptar por vecanerisht e PD dhe Saliut apo dhe mediokritetit osmanlli te Tironsve te vjeter te mykur si puna e Shehit! C’mund te na afroje Shehi ish krijuesi i kioskave te Tirones? Po Bumci? Po Noka me Ndoken? Po Lulja me MOnen apo vete Sali vicidole me Liken nga malesia? Largojini keta kriminele nga politika te pakten!

  4. KUR NGELI POLITIKA E ATIJ VENDI
    TA BOJN PLEHRA SI KY FUNDERINE E MBETURINE E PEESTIT TURK NE SHQIPERI
    NJI COP DALLKAUKU IDIOTI

  5. Protesta me raki,qofte e kukurec dash shehu.

  6. bogonica says:

    Dmth.Protestat I organizon opozita politike dhe jo qytetaret.Thone kot qe ne mbeshtesim qytetaret,jane politikanet qe kerkojne mbeshtetje,thjesht per pushtet.Jam kuroz te di ne se Rama kerkon mbeshtetesit e tij,cdo te ndodhete?

  7. Arifi says:

    Ne vjesht jeni te ter per trinitrina posht gjuhes.!!

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Ky do cohet ne 13 Tetor, raki e pilaf qe me sabah.. Perplaset cep me cep te pallateve duke mermeritur Molin.. Duke u kthy nga qebaptorja, e thrret gruja prej ballkoni se ka harru me shku me votu.. Kthehet verdalle per nga shkolla.. Shko te shkolla me votu, por dera eshte mbyll se ka ore mesimi per femijet. Ehhh thote: So nrregull njerzlliku. Dynjoja do me votu po ste le kush.. Une jam vetem e spo me lojn, imagjino te tjeret..

  9. kujtimi says:

    Ne vjeshte, ne vjeshte, kur te qethim leshte.

  10. Pedeisti pezmatum says:

    Deri me 13 Tetor i ke harruar te gjitha ti o plonc Tirone. Dy doppio dhe nje pjate qofte jane mjaftueshem per ti bere mutin Bashes dhe Mones.

  11. SHKELZENI says:

    KY KA SHTYRE PROTESTAT PER NE DIMER KY S KA ASNJE ANTARE ME KE DO TI BEJE KY PROTESTAT ME GRUAN DHE DY VAJZAT NE AMERIKE

  12. Taraboshi says:

    Ben mire qe flet ky Shehu se te pakten ta marrin vesht mire te gjithe Shqiptaret se ke ndjekin pas ne protesta keto jane plane prishes te ecies perpara te vendit tone si per mirqenie ashtu dhe ne ecien e vendit perpara.Por pengojne me te gjitha menyrat zhvillimin e vendit.

  13. Taraboshi says:

    Ben mire qe flet ky Shehu se te pakten ta marrin vesht mire te gjithe Shqiptaret se ke ndjekin pas ne protesta keto jane plane prishes te ecies perpara te vendit tone si per mirqenie ashtu dhe ne ecien e vendit perpara.Por pengojne me te gjitha menyrat zhvillimin e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje