Këngëtari i njohur italian Ticiano Ferro, ka lidhur kurorë me partnerin e tij 54 vjeçar, Victor Allen, me të cilin po jeton një histori dashurie tre vjeçare.
Ai ndërkohë, ka rrëfyar momentin e propozimit.
“Në ditëlindjen time, më pyet nëse do t’i përgatis atë që ai quan ‘novio coffee,’ një pije që e kam shpikur unë – një kafe me lajthi, e ëmbëlsuar me panë dhe kanellë.
Diçka që mezi përtypet e që i pëlqen vetëm atij.
Me vete mendoja: s’më besohet, për ditëlindjen time, duhet t’ia bëj unë kafenë?
Sidoqoftë, ia përgatis. Ai më thotë: “Kam blerë dy filxhanë. Kam gdhendur secilin”…
Unë, gjithnjë e më i bezdisur marr në dorë një që shkruan “amore” në italisht.
Ai: “Shiko dhe tjetrin.” E marr në dorë dhe filloj të lexoj.
Në italisht, shkruhej: vuoi sposare… (do të martohesh me mua).
Kthehem e shoh dhe Victor është ulur në gjunjë dhe mbante në dorë një kuti nga Tiffany.
Humba kontrollin e vetes. Mbaj mend vetëm që kam qarë për njëzetë minuta pa thënë asnjë fjalë”, ka rrëfyer këngëtari italian për “Vanity Fair”. (TemA)
Salianji, Bardhi, Mejdani, Berisha jr, Lela ku jeni, vraponi te blini filxhane e ketij Hekurit se ju erdhi ora.
Te trashegoheni ! Me jete te lumtur !