FOTOT/ Aktorja e njohur, që ka një pasuri prej 62 mln paund: Pasuria është neveritëse dhe vulgare, për ne “socialistët”

16 Korrik 2019, 10:54Lifestyle TEMA
FOTOT/ Aktorja e njohur, që ka një pasuri prej 62 mln paund: Pasuria

Kate Winslet është një ndër aktoret më të famshme në botë.

Falë roleve të ndryshme të saj, sot ajo jeton në një vilë që kushton 4.1 milionë paund, ndërkohë që llogaritet se pasuria e saj shkon në 62 milionë paund.

Megjithatë, ajo ka befasuar në një intervistë të dhënë së fundmi për BBC.

Kate thotë se do të ishte neveritëse, nëse do të kishte prejardhje nga një familje e pasur apo mbretërore.

Ajo u shpreh se vjen nga një familje “socialiste”.

“Në familjen tonë nuk kishim para, por gjithmonë ndihesha shumë me fat, sepse vij nga një familje e bukur, e mrekullueshme dhe e dashur.

Rrënjët e mia janë socialiste, klasa punëtore dhe, në një mënyrë qesharake, prindërit e mi i përqeshnin të pasurit”, ka thënë ajo.

“Ne i bënim pushimet gjithmonë nëpër kampe, duke udhëtuar me furgonin tonë, nuk kemi qenë si ato familjet që udhëtonin me avion”, ka vijuar aktorja e njohur, e cila vjen nga një familje që kishte katër fëmijë.

Pavarësisht se tani është e pasur, Kate thotë se diskutimi për paratë dhe pasurinë, i duket vulgar.(TemA)

2 komente në “FOTOT/ Aktorja e njohur, që ka një pasuri prej 62 mln paund: Pasuria është neveritëse dhe vulgare, për ne “socialistët””

  1. Jo me kot je dh nji ndr Yjt m te bukura t Kino botrore .
    Tiparet e njeriut nuk zhgenjejne kurr ,ato te tregojne ty se cfar fshihet ne
    brenda atij gjoksi te bardhe …

    Muuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuah Kate I love You Forever … ?

  2. Lexues says:

    Se pari, ne nje shoqeri demokratike cdo njeri ka te drejte te shprehe publikisht bindjet e veta politike per sa kohe qe nuk ben thirrje per dhune.
    Se dyti, nuk eshte e padegjuar qe njerez te pasur te kene pikepamje te majta. Ruzvelti, i vetmi president social-demokrat qe ka pasur Amerika, vinte nga familje shume e pasur.
    Se treti, nje dukuri shume me e perhapur dhe e cuditshme jane fukarenjte me pikepamje te djathta. Fjala vjen, cfare i thote mendja nje shqiptari qe fiton 200 euro ne muaj dhe qe ka enderr emigrimin ne Amerike kur brohoret per Trumpin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje