Fotografi peruan Pedro Jarque Krebs ka realizuar një album të veçantë ku ka kapur portretet e kafshëve të egra nga e gjitha bota, për të shfaqur anën e tyre “njerëzore”.
Disa prej fotove, të publikuara në CNN, tregojnë shprehitë e fytyrës dhe sjelljet e gjitarëve, zvarranikëve dhe shpendëve të përjetësuar në fotografi.
“Dëshira ime ishte që të kërkoja pajtim mes kafshëve dhe njerëzve, diçka që sot është më e domosdoshme se kurrë”, thotë ai për CNN.
Albumi, i botuar në një libër me titullin “I brishtë”, ka portretet e 100 kafshëve, disa prej tyre në rrezik zhdukjeje.