Ky është momenti dramatik kur piloti i një aeroplani bën gjithçka që t’ia ndërroj drejtimin avionit dhe të sakrifikoj veten, vetëm që të mos përfundojë mbi shtëpi dhe t’ua shpëtojë jetën dhjetëra qytetarëve.
Shefi i Naruepol Lueadkusol në Chiang Mai në veri të Tajlandës, po trajnonte një pilot të ri me aeroplani ushtarak Aero L-39 Albatros.
Por në gjysmë të rrugëtimit, njëra nga motorët u ndal, megjithatë Naurepol u mundua sërish ta vë në funksion, por pa ndonjë sukses.
Menjëherë kërkoi ndihmë nga kulla dhe u bë gati për ulje emergjente, e duke parë se nuk kishte gjasa të prekë tokën pa shkaktuar dëme e viktima, vendosi të largohet nga zona e banuar dhe të vazhdojë drejt maleve.
Si pasojë e rrëzimit të aeroplanit ka mbetur i vdekur në vend. (TemA)