Nga Sokol Balla
Një foto e shpërndarë nga shkrim në një bordurë, fillimisht u duk një sajesë. Më pas pyeta dhe e verifikova dhe dilte se ishte diku në Kukës. Por në fakt nuk kishte shumë nevojë për verifikim.
Mjaft të lexosh reagimin e Ben Ristanit, për të kuptuar gjendjen në të cilën gjendet demokratët sot. Një gjendje në fakt që e përjeton ndoshta me tjetër ritëm dhe interes e gjithë pjesa tjetër e shoqërisë: Basha po arrin vërtet t’i lodhë të gjithë.
Fillimisht përfaqësuesit e demokratëve, të cilët i futi në një aventurë pa krye dhe i la sot, jashtë parlamentit. Në rastin më të mirë e gënjeu mendja, ndërsa atë më të keq Saliu.
I cili sot hesht dhe nuk thotë asnjë fjalë më pro, beniaminit të tij. I lodhi deputetët dhe më pas ish deputetët se do kishim zgjedhje të reja politike, por në fund i la të bëjnë statuse në Facebook. Me pas lodhi të zgjedhurit lokalë, të cilët ishin mbështetësit e vërtetë të 10 protestave, me premtimin “Më shiko në sy, nuk ka zgjedhje lokale në 30 qershor”.
Sot i ka lënë rrugëve, jo të bashkive por të ligjit, kur i shtyn të rrezikojnë burgun e të mbajnë me dhunë zyrat, derisa t’u vijë gazi lotsjellës nga dritarja, a thua se nuk ishin njerëz të zgjedhur deri dje, por anëtarë të njësiteve guerrile. Ngriti dhe këto Komitetet Kombëtare, që sot janë edhe më fantazma se Komitetet e Shpëtimit në vitin 1997.
I la demokratët në shtëpi, të shihnin sesi socialistët bënin gallatë duke zgjedhur ndër të tjerë dhe një klloun në Ersekë.
Më pas lodhi dhe aleatët, të cilëve u thoshte se do kishte zgjidhje por jo zgjedhje dhe se do ndryshonte sistemin politik. I gënjeu dhe u tha se nuk do merrte zgjedhje ne 13 tetor, pa ikur Edi Rama.
Pastaj Sot, doli dhe u tha se besonte te 13 tetori si datë zgjedhjesh të përgjithshme dhe lokale, bile kërkoi dhe zgjedhje presidenciale, duke gënjyer aleatët dhe duke kapur një tjetër rekord: duke gënjyer dhe Presidentin Meta, pasi ai në Kuvend nuk ka më asnjë votë, përveç Lefter Maliqit, për të ndryshuar Kushtetutën për zgjedhjen direkt nga populli të kreut të shtetit. (Deri në një update tjetër të faqes, edhe kësaj nuk i dihet, se Lefteri ndryshon shpesh mendje).
Tani del dhe thotë se vota e 30 qershorit ishte fitore e opozitës, e opozitës së tij, që nuk voton në parlament, nuk voton në këshilla bashkiake, dhe që ka mbetur në dorën e Erindës dhe Bujarit si nivel përfaqësimi në institucione.
Gënjeu dhe Ben Ristanin, njeriun që i dha bashkinë e Tiranës në dorë, paradoksalisht në të vetmin rast kur ai vërtet mori pjesë në një garë dhe që nuk e fitoi dot, duke pas LSI, komunistë, Kuç e maç, dhe 25 mije vetë shtesë në Tiranë për një muaj, nga Elbasani, Durrësi e Kosova. I tha Ristanit se gabuan sondazhet dhe jo ai, kur e vuri të katrin në Vlorë. Po pastaj as I tha asgjë kur e hoqi dhe nga sekretar të përgjithshëm, pasi e përdori për të eleminuar një kundërshtar modest si Selami, por me një të “metë” të madhe: se e donin shumë amerikanët.
Pasi I lodhi e sorrollati rrugëve demokratët gjashtë muaj rresht, I la pa deputetë, pa kryetarë bashkie e pa këshilltarë, i la me Ramën kryeministër, sot doli nga Ura Vajgurore dhe tha se lëvizja e opozitës ishte e suksesshme, pasi tani edhe fëmijët e kanë refren të pëlqyer shprehjen “Rama ik” (!)
Tani ose pas pak do na lodhë sërish, duke na thënë që fakti që Rama nuk iku ishte lajm i mirë, se ai e kishte bërë qëllimisht, se vetëm Rama kryeministër i bashkon shqiptarët kundër. (Këtu do gënjejë prapë se në fakt këtë e tha Monika Kryemadhi, pak ditë më parë, po s’ka rëndësi).
Rëndësi ka që Luli të buzëqeshë e të ecë përpara. Drejt kujt, askush nuk e di, me gjasë as ai vetë. Ndoshta drejt një marrëveshjeje të re që e ëndërron me Ramën. Duke gënjyer këtu edhe veten, pasi e vetmja gjë që do marrë është reforma zgjedhore, ose zgjedhje blic të parakohshme të shpallura nga vetë maxhoranca, tek të cilët me gjasë do gjejë një rrenë tjetër për të mos marrë pjesë.
Por ama deklaroi se nuk do të bëjë pushime në verë dhe ndoshta vetëm këtu thotë të vërtetën. Ndruhet se tani që Doktorin nuk e ka me vete, por ndoshta para, po të mos shkojë në zyrë, dikush do t’ja zërë kur ai të mos jetë aty. Prandaj godet “oligarkët”, jo se marrin tendera, por se kontrollojnë media që po rrisin Hirushen me këpucë Jimmy Choo, e cila do ta zëvendësojnë kur ai të ketë humbur edhe besimin më të vogël tek njerëzit që e rrethojnë (përfshirë dhe Saliun), të cilët i gënjeu pafund, për një zgjidhje, që nuk erdhi kurrë. Kur të humbte, siç po e humb, edhe besimin e ndërkombëtarëve, e veçanërisht të atyre që e mbështetën symbyll një dekadë më parë, amerikanëve.
Dhe nuk ka si të vijë një zgjidhje me frymën e shenjtë. Edi Rama nuk ikën vetë. Ai ikën me votë dhe jo me bojkot. Ai hidhet me protestë popullore dhe jo me rrethrrotullime si kali në lëmë anash Lanës. Ai hidhet kur ke njerëzit por edhe të vërtetën me vete. Si përgjimet. Por edhe për ato gënjeu po të besosh Ben Imamin. I mbajti fshehurazi dy vjet dhe i nxorri vetëm kur i interesoi: për të balancuar një hetim, për të cilin Moska thotë se e kanë sajuar amerikanët: atë të financimeve ruse. (Mos qoftë kjo e vërtetë, pasi nëse e kanë sajuar ata,edhe kjo tregon sesa janë lodhur edhe ata prej Bashës).
E megjithatë Basha pret me durim. Po pse mos presë? Sot doli në tv nga Berati (shan Veliajn, por realisht është në Vjenë). Gjithsesi mes të varfërve të Beratit, ai ishte më i pasuri.
Dhe jo vetëm mes tyre. Sepse është i vetmi që ka përfituar prej kësaj qeverie, 16 milion euro pa luajtur as gishtin se i bëri Rama të gjitha vetë: edhe shembjen e pallatit, edhe dëmshpërblimin, edhe shpërblimin e avokates së Lulit, që e bëri “Avokate” të Popullit. Ndaj Luli pret e pret, pret që Rama të bjerë vetë. Se është i bindur se pas tetë vjetësh qeveritë ndërrohen vetë. Bile pa patur nevojë as për zgjedhje.
Pikaa, pika Lul! I lodhe demokratët, i lodhe amerikanët, e lodhe Ristanin.
Na lodhe të gjithëve. Përpara!(realstory)
Akoma nuk e keni kuptuar qe Luli eshte nje hic per politike.Opozita eshte ne nje derexhe shume te keqe,nuk ka lider dhe ato te tjeret qe jane mbas liderit Lul,jane me keq se Lul karabushi.Lere pastaj opozita e bashkuar,qe jane disa xhaketa te kthyera mbrapsh,katunare dhe injorante complet,qe nuk e kuptojme se cfare perfaqsojne,kryetar pa parti.Se ku do ta gjeje PD-ja liderin,me keto njerez qe ka,nje zot e di.Per nje kohe te gjate do te degjojme debilitetet e Lulit dhe te Mones plus Likes.
Lul Basha eshte vetem per nje gje.Ta vesh manikin ne vetrine.Eshte i bukur qerratai,i ngjan te jatit qe sundoi 45 vjete ne shqiperine socialiste.Aq i bukur eshte Basha sa e kane zili edhe homoseksualet.Vdesin fare.
Elegji për Arben Ristanin
.
Ti vdekjen e prisje
vetëm nga rakia
vdekjen nuk e prisje
nga Lulzim mavria.
Se i zoti ishe
më shumë se Muli
por, Lulzim mavria
vlerat ty t’i uli.
Tani s’ke ç’a bën
do apo nuk do
merr një dopio teke
luaj domino.
Të kujtohet koha
kur kutitë i mbushe
(pa t’u skuqur faqja)
për Zonjën Lulushe?
Nuk ke ç’a i bën
se je çun përsmari
futi ca me eks
me raki Skrapari.
Dil edhe nga Jugu
(po t’a hedh si pistë)
se ja ke marr dorën
e do pish me listë.
Një dopio pilaf
një dopio raki
pastaj merrja vajit
vajit me oi.
Do t’a vëmë faqoren
te koka te varri
raki ballë kazani
zjerë me pras Kashari.
Shiu kur të bjerë
kur të bjerë bora
shishen e rakisë
mos e hiq nga dora.
…
Mundësinë e kishe
po ti mënd nuk vure
tani të përzunë
si ti i përzure.
Plaç o Lule Basha
e mos fitofsh kurrë
na e vrave Beni
burrë deli burrë!
Hallall. Na e mbushe mbasditen me kete perle folku.
???
Cfare do te thote kjo qe genjeu dhe Ben Ristanin qe ia dha bashkine e Tiranes ne dore? Do te thote qe Ristani beri numerime te sajuara? Po mire kete e dime. E cfare oastaj duhet qe Basha te jete i kapur nga Ristani se i paska bere nje nder. Po ti pse u lodhe. Ti material do per emisionet e tua. Une per vete nuk ndihem i lodhur me cfare ben Luli. Biles Luli do thonte o ti Sokol Palla pse nuk shikon punen tende po merresh me punet e mia? Edhe nese te vjen kaq keq per Ristanin shko beji shoqeri qe tia lehtesosh sado pak brengat e shpirtit.
pyes veten kushte “Hirushja me kepuce Jimmy Choo” sepse nuk po identifikoj dot asnjeren…
u lodhe ti “shoku” Balla?!
u lodhe ne Brazil apo ne Beirut…
u lodhe nga rrogat 10mije Euro/muaj…
u lodhe se nuk paguan taxat…
apo u lodhe duke bere gare me Fevziun se cili shpenzon me shume ne muaj…
duhet bere Veting edhe ne gazetari, sepse ju hiqeni sikur jeni ne punen tuaj private por ne fakt ato lek qe ju i perfitoni vijne nga burime publike…
ka gazetare me 1 milion euro te deklaruaara pa paguar as edhe 1 cent taksa…
na lodhet edhe ju duke na bere rolin e gazetarit por ne fakt jeni me shume politikane se politikanet…
Ka si bëhet një shkrim. Respekte Sokol
Imagjino per nje moment.. Bregu, Hajdari, Ngjela, Patozi, Selamin, Bamken ne kreun e PD-se.. Do kishte fluturuar PS-ja nga pushteti (ne rastin me te keq) jashte.. Plot intelektuale djathist te lene jashte sistemit.. Kane nje krric gomari qe smerr vesh fare nga politika e jo e jo te kete nje platforme per ekonomine. I lodhi e sfiliti demokratet qe kur te vij 2021, tu kene rene breket te gjithve.. Lene akoma Sali Fosilin ne ate parti.. Do ti bejne nje bust me karrige ne Shqup qe ta kene aty kur te vdese.. A ju jeni gomenj qe I shkoni nga mbrapa nje kalamani qe sdo te pranoj se ju thyejt lodra.. Vdiq kali o intelektualet e PD-se.. Nxirrni stalionin e rradhes se po ju vdes partia..
Eshte e vertete qe 30 Qershori, eshte fitore e Lulit dhe Jo e Rames. A e pate? Rama nuk hodhi fishekzjarre, ndersa Luli hodhi me 8 Korrik.
Cdo gje ka afat skadimi dhe kete e pesoji pd nuke eshte gje e madhe
problemi i ketij shkrimi eshte, se ballegjini yne nuk e ka kuptuar ende, se mbrapa gjithe kesaj telenovele te tejzgjatur, te lodheshme e gjakatare, qe here mori formen e arbnorit, here shehut, apo gazidedes, topallit, imamit, dhe se fundmi lulit te vocerr, eshte ujku i vjeter qe ka e ngrene gjyshen me gjithe kesulkuqe: salihu i vicidolit. pra, nuk eshte lulekuqja, por salihkuqja qe mashtron, genjen, vjedh e vret.
per ate gjahtari (nenkupto: perendimi) e ka mbushur pushken metoforike te shtetit shqiptar plot me plumbat e reformes ne drejtesi (spak, gjykatat e pavarura, etj.), qe t’ja hape barkun ujkut e te shpetoje kesulkuqen me gjithe gjyshe nga ky makth shumevjecar…
NJE PROVERB POPULLOR FRANCEZ THOT: TOUT PASE; TOUT KASE; TOUT LASE. NE SHQIP. CDO GJE KALON; CDOGJE TE LODH; CDO GJE TE MERZITET. NDAJ AUTORI I KETIJ SHKRIMI KA TE DREJT PLOTESISHT.
O LULZIM KATRAURA;,
SI NUK TË NXIHET FITYRA;
BOLL MOR DJALË ME GËNJESHTRA,
KËTO PUNË JANË SHUMË TË THJESHTA;
NDERSHMËRINË KANË FLAMUR,
POR TI , SE KE PATUR KURRË.
PRANDAJ IK , SA S’ËSHTË VONË,
SE NË BURG PO PËRFUNDONË .!
Luli eshte vecse nje pupac ne duart e Kupoles..
Jane ato “duar” qe na lodhen e po na telendisin prej 30 vitesh..
Me duket se ky birboja (autori shkrimit) eshte nje nga “mashat” e atyre “duarve”..
Luli eshte vecse nje pupac ne duart e Kupoles..
Jane ato “duar” qe na lodhen e po na telendisin prej 30 vitesh..
Me duket se ky birboja (autori shkrimit) eshte nje nga “mashat” e atyre “duarve”..
Sokol balla, taulant balla, etj…. Vetem emrat u ndyshojne…